LIVE UPDATES
Politike

12 September 2020, 08:22 Nga DOSJA

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se “Illyrian Guard”, Policia Shtetërore me pagesë është e korruptuar, pasi për punësimin e 500 personave është paguar 4 milionë euro nga qeveria. Departamenti i antikorrupsionit dhe aksesit në shërbime dhe transparencës pranë selisë blu, denoncon se “Illyrian Guard” këtë shumë të madhe parash e ka e ka marrë gjatë një periudhe 1-vjeçare.

“Vetëm për një periudhë 1 -vjeçare, bazuar në të dhënat e thesarit, kjo shoqëri ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Aktualisht kompania ka 500 punonjës për shërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës së administratës së saj, numër i cili është projektuar të rritet.”, thuhet në denoncimin e PD-së

DENONCIMI I PLOTË: 

4 MLN $ PËR POLICINË POLITIKE TË KORRUPTUAR TË RAMËS! Vendimi për të krijuar një shoqëri me kapital tërësisht shtetëror, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë, u denoncua nga Partia Demokratike si antiligjor i cili bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, referuar detyrimit të të gjithë institucioneve shtetërore për të lidhur kontratë për shërbimin e sigurisë me këtë shoqëri, duke shmangur konkurrencën dhe duke përbërë një ndihmë shtetërore për kompaninë në fjalë, duke shkelur në këtë mënyrë dhe MSA. https://www.facebook.com/585508111548865/posts/1969442023155460/?extid=aWXKFGLraTXEabBC&d=n

Shqetësimi më i madh lidhet, mbi të gjitha me përcaktimin mbi veprimtarinë e kësaj kompanie: ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë juridike, fushë e cila, në bazë të ligjit nr. 108/2014 “Për policinë e shtetit”, përbën atribut eskluziv të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që politika e ndjekur dhe proklamuar si shpëtimtare nga kryeministri ishte ajo e dhënies me PPP deri laboratorëve në sektorin e shëndetësisë apo parkut të Butrintit së fundmi, në drejtim plotësisht të kundërt u vendos për këtë sektor, i cili kishte vite që ishte hapur drejt konkurrencës në tregun përkatës.

Dy muaj më parë Ministri i Brendshëm, deklaroi se krijimi i një kompanie 100% në pronësi të shtetit erdhi si rezultat i dy nevojave, rritja e cilësisë, por dhe ulja e kostove në ruajtjen e objekteve shtetërore. Shoqëria “Illyrian Guard” sh.a, e krijuar me VKM-në nr. 177, datë 04.04.2019. Me të njëjtën logjikë, cilësia e shërbimit dhe ulja e kostove, si ka mundësi që kryeministri dha me PPP shërbime kaq specifike dhe të rëndesishme, që lidhen drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve?!

Sa për cilësinë, u pa nga i gjithë publiku, falë denoncimit nga emisioni investigativ “STOP”, se sa kjo është e cënuar kur bëhet fjalë pikërisht për shoqërinë e përfaqësuar nga Ministria e Brendshme, “Illyrian Guard”. Nëse do të flisnim për sigurinë që duhet të ofrojë, sërish të gjithë patën mundësinë ta vlerësojnë, teksa punonjës të rekrutuar me rryshfet kanë mundësinë të aksesojnë pa kufizim institucionet që ruajnë.

Përsa i takon uljes së kostos, kujtojmë se sipas tarifave për punonjës të miratuara në udhëzimet përkatëse, vlera është larg asaj të një punonjësi në kompani private, ndaj rritja e kostos ndikon drejtpërdrejtë tek buxheti i shtetit, nga i cili do tëpaguhet kjo shoqëri.

Vetëm për një periudhë 1 -vjeçare, bazuar në të dhënat e thesarit, kjo shoqëri ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Aktualisht kompania ka 500 punonjës për shërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës sëadministratës së saj, numër i cili është projektuar të rritet.

Në fakt, qëllimi kryesor i kësaj skeme qëndron larg atij tërritjes së cilësisë dhe uljes së kostove. Kjo skemë është ideuar për t’i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhor dhe jetik për kryeministrin e PPP-ve, ortakun e krimit tëorganizuar, autorin e kanabizimit të vendit, rrënuesit tëekonomisë dhe zbrazjes së vendit: krijimi i një policie politike, e cila më shumë se kurdo, do t’i duhet dhe do tëpërpiqet t’i vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme.

Është e qartë se ky kryeministër nuk ka qëllimin më të vogël për të lejuar realizimin e zgjedhje të lira e të ndershme, përkundrazi, ai po riaktivizon të njëjta skema dhe vegla që e sollën dhe e mbajtën në pushtet. Këtyre të fundit, kryeministri ka menduar t’i shtohet edhe policia politike e tij.

Kjo strukturë e politizuar si e gjithë administrata, e korruptuar deri në palcë si vetë qeveria është shembulli më i mirë se si ka funksioniar e funksionon kjo qeverisje! Kjo polici private, ku vetëm bëhen tendera e merren para korrupsioni për tu futur në punë, është një cënim dhe për sigurinë shtetërore!

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë aferë pa u krijuar ende kjo kompani, duke e ditur që kështu funksionon kjo qeveri, se këtë filozofi ka, por është angazhimi ynë që kushdo që ka ideuar, krijuar e zbatuar struktura të tilla, do të vendoset para ligjit!

Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të jetë vetëm me fjalë, por do të jetë me shembuj konkret duke vendosur para ligjit këta grabitës që sot kanë privatizuar çdo gjë, dhe buxhetin e shtetit!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike illyrian guard pd denoncon illyrian guard punësimi në illyrian guard illyrian guard pd denoncon illyrian guard punësimi në illyrian guard

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...