LIVE UPDATES
Insights

Arsyeja e vërtetë pse nuk u rrit çmimi i energjisë

Sigurisht që hidrocentralet privatet e kundërshtuan atë vendim. Por qeveria e kaloi dhe këtu i duhet njohur meritë edhe Edi Ramës.

30 September 2022, 16:12 Nga Klodian Tomorri

Arsyeja e vërtetë pse nuk u rrit çmimi i energjisë

Të gjithë argumentet e qeverisë për mosrritjen e energjisë janë përralla ose gjysmë të vërteta. Ka vetëm një arsye se pse shqiptarëve nuk po u rritet fatura e energjisë elektrike. Ajo është prodhimi i energjisë nga hidrocentralet private. Në 18 muajt e fundit, hidrocentralet koncesionare kanë injektuar 550 milionë euro neto në financat e sektorit energjetik. Kjo është vlera e energjisë së prodhuar nga ata me çmim importi minus vlerën që ka paguar KESH për t’ja u blerë.

Pra me fjalë të thjeshta, falë HEC-eve private, qytetarët shqiptarët kanë fituar 550 milionë euro në 18 muajt e fundit. Këta po e mbajnë çmimin e energjisë të parritur. Dhe këtu duhen njohur dy merita në vendimarrjen e qeverive. Merita e parë i shkon Sali Berishës, i cili pati vizionin ta vinte këtë industri në lëvizje. Sigurisht që qeveria e Partisë Demokratike bëri dhe gabime në këtë fushë, ku një prej tyre ishte privatizimi i katër hidrocentraleve, dy Bistricat dhe Ulëz-Shkopeti. Por në kemi kaq prodhim energjie nga privatët sot faë vendimarrjes së qeverisë së Sali Berishës.

Merita e dytë i shkon Damian Gjiknurit. Në vitin 2017, Damian Gjiknuri propozoi një vendim në Këshillin e Ministrave për t'i vënë tavan çmimit me të cilin shteti u blinte energjinë hidrocentraleve private. Deri atëherë, formula e çmimit me të cilin shteti e blinte energjinë nga HEC-et private ishte çmim importi I vitit parardhës plus një fee prej 10 për qind. Por në VKM-në e vitit 2017 u vendos tavan që pavarësisht formulës, çmimi nuk mund të ishte më shumë se 15 për qind mbi ccmimin e vitit 2016 ose e përkthyer në shifër më pak se 8.5 lekë për kilovat.

Sigurisht që hidrocentralet privatet e kundërshtuan atë vendim. Por qeveria e kaloi dhe këtu i duhet njohur meritë edhe Edi Ramës.

Në një shtet, i cili nga vendimarrja e qeverive në raport me privatët vetëm ka humbur, duhen njohur meritat kur ka vendimarrje të përgjegjshme. Dhe fort madje. Sigurisht duhet sqaruar dhe diçka tjetër këtu. Në kohë normale ne ua kemi blerë më shtrenjtë energjinë HEC-eve private. Ky ishte stimuli që ata të investonin, të krijonin qindra apo mijëra vende pune, të paguanin 16 milionë euro në vit fee koncesionare, tatim fitimi etj etj. Por mbi të gjitha në krizën më të rëndë energjetike, privatët i dhanë sektorit 550 milionë euro neto dhe deri në fund të vitit kjo shifër me shumë gjasa do të shkojë mbi 700 milionë euro.

Kjo është arsyeja që po e mban çmimin e energjisë të parritur. Tani ka vetëm një risk. Shumë prej tyre po bëjnë presion për të dalë nga marrëveshja e detyrueshme me KESH, që ta shesin energjinë në treg të lirë. Po ndodhi kjo, cmimi i energjisë shkon automatikisht në qiell.

klodian tomori fasha per energjine elektrike

Sondazh

Insights 28 September 2022, 09:10 Ditmir Bushati

Pesë mësime nga Italia

Itali Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italis&e...

Insights 27 September 2022, 19:01 Ola Xama

Sa i kushton qeverisë lobimi amerikan?

TEC-i i Vlorës Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga Ambasador...

Insights 26 September 2022, 17:51 Orgeta Likaj

Qielli është gjithmonë e më blu

Giorgia Meloni Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në kryeqytetin historik të Italisë nga një familje e thjeshtë në lagjen e fam...

Insights 24 September 2022, 22:11 Aurel Plasari

Presidenti De Gaulle dhe faturat

Charles dhe Yvonne de Gaulle Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin