LIVE UPDATES
Insights

Dokle tregon përplasjen në telefon me Berishën në '97: Hidhu përpjetë po deshe

Ky libër i Shaqir Vukajt ka vlerë të madhe sepse fakton me dëshmi dhe dokumente të vërtetën për ngjarjet e asaj periudhe të veçantë në Shqipëri, duke kontribuar në hedhjen poshtë të të gjithë falsifikimeve, deformimeve dhe keqinterpretimeve të tyre, qofshin të qëllimshme apo jo.

22 May 2022, 14:02 Nga Shaqir Vukaj
Dokle tregon përplasjen në telefon me Berishën në '97:
Namik Dokle dhe Sali Berisha

Mendimi i parë që me lindi duke lexuar këtë libër, ishte keqardhja që nuk është shkruar dhe publikuar kohë më parë. Kanë kaluar mbi njëzet vjet nga koha e ngjarjeve që përshkruhen në këtë libër tepër interesant, dhe, në këto vite, kemi dëgjuar dhe lexuar kapica të tëra me artikuj, libra, kujtime e deklarata, të cilat në mjaft raste, ose nuk kanë patur informacion të mjaftueshëm, ose qëllimshëm janë përpjekur të deformojnë faktet e njohura, dokumentet e kohës, vlerësimet objektive, sidomos edhe të ndërkombëtarëve që ishin të pranishëm dhe aktivë në zgjidhjen e krizës dramatike të Shqipërisë në vitin 1997. Ky libër i Shaqir Vukajt ka vlerë të madhe sepse fakton me dëshmi dhe dokumente të vërtetën për ngjarjet e asaj periudhe të veçantë në Shqipëri, duke kontribuar në hedhjen poshtë të të gjithë falsifikimeve, deformimeve dhe keqinterpretimeve të tyre, qofshin të qëllimshme apo jo. Për ta shkruar këtë libër, politikanit Shaqir Vukaj i është dashur, natyrisht, të konsultojë dokumente të kohës, materiale serioze të shtypit vendas dhe të huaj. Por bazamenti themelor i librit është ajo ç’farë ai vetë ka përjetuar, si dëshmitar apo pjesëmarrës aktiv në ato ngjarje që përshkruan. Dhe shpesh i ka qëlluar te gjendet në “Syrin e ciklonit” të atyre përmbysjeve të mëdha, falë detyrave që ka mbajtur, fillimisht si kryetar i Partisë Socialiste te Shkodrës, pastaj deputet dhe nën/Kryetar i Kuvendit, e me në fund, në detyrën sa delikate, aq edhe dramatike, të ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, të kryesuar nga Bashkim Fino (mars-korrik 1997 )

Libri ka analiza të paanshme, objektive, pa paragjykime partiake, edhe pse është shkruar nga një përfaqësues politik. Ne këtë libër, ashtu si e kam njohur edhe në jetë, Shaqir Vukaj shfaqet si një drejtues partiak dhe politikan i prirur drejt mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me të gjitha forcat politike, në të mire të vendit, të paqes dhe qetësisë se njerëzve. Ai ishte nga ata politikanë që përpiqej, edhe pse jo gjithnjë gjente po atë vullnet politik tek të tjerët, që në Shqipëri të sundonte mirëkuptimi dhe jo hakërrimi, thjeshtësia dhe jo gerdufja, pajtimi dhe jo hakmarrja, që, në fund të fundit, të gjithë së bashku të ndërtonim një Shqipëri normale.

Ka një ndërthurje interesante të ngjarjeve të njohura të kronikës historike, me përjetime dhe kujtime personale, me veçantitë e mjediseve (veçanërisht te Shkodrës) për të cilat pak është shkruar deri tani; gjithnjë në kontekstin e kohës për të cilën bëhet fjalë në libër. Ai tregon se i do njerëzit, respekton mendimin e tjetrit edhe pse nuk është dakord me të, vë në plan të parë vlerat humane dhe jo ato pasunore, apo politike. Është shumë interesant, për shembull, përshkrimi i bashkëpunimit me lirikun e madh, poetin Frederik Reshpja. Kur shumëkush synonte ta mbante larg këtë “rebel”, “ish të burgosur politik”, Shaqir Vukaj e ftoi te botonte dhe drejtonte gazetën “ORA” të Shkodrës dhe, më vonë, e propozoi edhe ne listën e deputetëve te Shkodrës për Partine Socialiste. Më emocionoi fakti që Shaqiri ruante akoma me shumë dashuri dorëshkrimin e një poezie të Frederikut, të shkruar rreth vitit 1992. E kërkova dhe e gjeta të botuar në librin “100 lirikat” të këtij poeti te madh dhe, krahasuar me dorëshkrimin origjinal, kishte vetëm një fjalë më tepër. M’u duk sikur po dëgjoja zërin paksa të ngjirur të Fredit, por gjithsesi të qetë:

Tani shkruani për mua parulla dhe i varni si pranga neper mure.

Vlerë tjetër e librit të Shaqir Vukajt është se kapërcen tej ngjarjeve “ngushtësisht politike”, duke dhënë një përqasje edhe ndaj shumë fenomeneve shoqërore, duke ruajtur në terezinë e vet një ton paqtues, pa mllef e urrejtje, duke ofruar mirëkuptim dhe dashamirësi. Një fenomen që e ka shqetësuar autorin është hakmarrja dhe gjakmarrja, në luftën ndaj të cilave ka qenë i angazhuar thuajse gjatë gjithë jetës së tij politike. Që nga takimet e njerëzve të ngujuar nga gjakmarrja, përpjekjet për pajtimin e familjeve e deri në diskutimet dhe interpelancat në Kuvend, duket qarte shqetësimi i një veprimtari shoqëror në interes të njerëzve të thjeshtë e në hall.

Autori, në shumë raste bën përpjekje që të nxis mendimin dhe konkludimet e vetë lexuesit, duke shmangur skemat dhe “kallëpet” e parafabrikuara. Ai shkruan me thjeshtësi dhe pa gërdufje. Shpesh, duke përdorur mençurinë popullore, ka momente pikante që me pak fjalë thonë shumë…Për shembull kur përshkruan një nga fushatat e Sali Berishës, në të cilën ai përsëriste çdo dite sloganin “kam ardhur t’u kërkoj besë” një burrë i thotë: “Me ke je në gjak he burrë, që po na lyp besë?!” Një pyetje asgjësuese që nuk ka nevojë për koment dhe, me të drejtë, autori i librit nuk i shton asnjë fjalë tjetër.

Në libër trajtohen një serë temash dhe problemesh të rëndësishme si: Situata ekonomike, Dhuna politike, Pavarësia e gjyqësorit, Deformimet e demokracisë, Pronat dhe korrupsioni, Zhvillimet ne Partinë Socialiste etj. etj.

Gjate leximit te librit kam shkëmbyer mendime me autorin, për shumë nga temat e trajtuara në faqet e tij. Një prej tyre ishte edhe takimi i Ramiz Alisë me intelektualët. Shumëkush ka hedhur idenë se pjesëmarrësit në takim nuk u treguan kurajozë etj. etj. Opinioni im është krejt ndryshe. Boll kurajë treguan, po të mbahet parasysh që jo me shumë se dy vjet më parë ishte varur poeti i fundit ne Europë, Havzi Nela, për të cilin Ramiz Alia nuk pranoi të firmoste dekretin e faljes. Ai i mblodhi intelektualët jo për ndryshimin, por për alibinë e mosndryshimit.

Por, për mendimin tim, një nga pjesët më me interes te librit, është ditari i kohës kur Shaqir Vukaj ishte ministër Mbrojtje (mars-korrik 1997). i mbajtur ditë për ditë, shkruar netëve të vona, kur edhe flinte brenda në ministri, ky ditar është një nga dëshmitë me autentike të shkatërrimit dhe, me pas, të mëkëmbjes së ushtrisë shqiptare. Një përkushtim i jashtëzakonshëm i ministrit dhe drejtuesve të tjerë, ushtarakë dhe civilë. Duke i lexuar ato faqe mendova që ka qene një veprim i mençur i udhëheqjes se Partisë Socialiste caktimi i Shaqir Vukajt si ministër Mbrojtje në qeverinë e drejtuar me përkushtim dhe pasion atdhetar nga Bashkim Fino. Kujtoj se kur në tavolinën e partive politike po ndaheshin ministritë, ish-Presidenti Berisha propozoi që Ministrinë e Mbrojtjes ta drejtonte një përfaqësues i Ballit Kombëtar.

“Po bëni një provokim të rëndë dhe të papranueshëm!”- i thashë.

“Dijeni se po e bëtë këtë hap, jo vetëm të gjallët që janë ngritur kudo, por do të ngrihen edhe të vrarët nga varri e nuk do ta pranojnë!!!” Në situatën e acaruar, Sabri Godo, me urtësinë qe e karakterizonte, propozoi që të bëhej një takim veçmas i ish-Presidentit me përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Takimi u bë menjëherë, në sallën e dekorimeve, në Presidencë. Berisha, Majko, Lakrori dhe unë. U kthyem pas një ore diskutimesh të ashpra dhe pa ndonjë vendim përfundimtar. Sapo hymë, Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Hysen Selfo,"- tha që partia e tij nuk e donte Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ajo ministri është e mbushur me komunistë” – tha ai.

“Por nuk ka pula!”- i thashë dhe u mbyll diskutimi.

Por mbas dite u përplasëm përsëri me Berishën për emrin e ministrit. Ne menduam që dy përfaqësuesit tanë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në atë të brendshmen (Sekretari) të ishin domosdo nga Veriu, përkundër përpjekjeve të poshtra dhe përçarëse Jug-Veri. Dhe propozuam Shaqir Vukajn dhe Lush Perpalin. Por nga telefoni i Presidencës me erdhi gjëmimi:

“ Ne asnjë mënyyyrëëë!”

“ Atëherë bëje vetë qeverinë!”- i thashë. Vonë në darkë, Berisha telefonoi përsëri dhe me tha qe Lushin e pranonte, por Shaqirin jo.

“Jam Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura! Nuk ma impononi dot!”

“Ministri ynë i Mbrojtjes do të jetë nga Veriu dhe pikërisht Shaqir Vukaj”, i thashë, “Hidhu në qiell e bjer në tokë, emër tjetër nuk të japim!”

Pas mesnate, telefonoi për herë të tretë…

“ Zoti Dokle, si do ta sjellim Finon nga Gjirokastra?”

Kuptova qe e kishte dekretuar qeverinë sipas propozimeve të Partisë Socialiste. Duke lexuar ditarin autentik të ministrit Shaqir Vukaj, shumëkush mund të kujtojë ngjarjet tronditëse që ka përjetuar në ato ditë, por edhe do të marrë mesazhin që demokracia dhe të drejtat e njeriut duhen mbrojtur çdo ditë e nga të gjithë, për të garantuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Marrë nga Libri i Shaqir Vukaj: “Nga gjakosja e Shkodrës (pranverë 1991) tek pergjakja e Shqipërisë (pranverë 1997)”. Kortezi e Shtëpisë botuese, Geer.

Sondazh

Insights 13 May 2022, 13:54 Ditmir Bushati

Çmimi i të ardhmes

Foto ilustruese Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjes&eu...

Insights 7 May 2022, 14:05

Nëse një ditë do të riktheheni në detyrë…

Letër e hapurIsh drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta ImerajE nderuar prokurore,Teksa ju dëgjoja në intervistën Tuaj, pas vendimmarries së KPA-ë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin