30 April 2025, 20:05
Nga Silvana Begaj
silvana begaj
TIRANË- Ejani të votojmë,
Se edhe heshtja lodhet një ditë!
Ka më shumë kandidatë për deputet sesa njerëz të mbetur në shumë prej fshatrave të Shqipërisë.
Ka më shumë postera se punëtorë.
Ka më shumë premtime se sa njerëz që ende besojnë.
Jemi dhe Ne! Edhe pse të ikur, mbajmë Shqipërinë në valixhe.
Diaspora s’është më vetëm kartolinë dhe remitancë.
Këtë herë voton. Me zë. Me ndikim. Me të drejtën për të treguar se Shqipëria nuk është pronë e askujt.
Nuk duhet më që të fitojë Propaganda. Propaganda është kancer i demokracisë.
Mund të mashtrojë për një mandat, por jo për një brez.
Votoni njerëz të ndershëm dhe të papërlyer nga korrupsioni! Votoni me ndershmëri dhe përgjegjësi për njerëz që nuk krijojnë konflikt, por ide. Mos pranoni të përfaqësoheni nga sharlatanë dhe të paditur.
Votoni që ta kthejmë Shqipërinë nga një vend që të detyron të largohesh, në një vend që të fton të kthehesh.
Ejani të votojmë, jo për të shpëtuar ndonjë “të madh”, por për të shpëtuar njëri-tjetrin.
Ejani të votojmë,
Se ndoshta këtë herë do votojmë jo për ata që flasin më fort, por për ata që nuk kanë pasur zë.
“Mos kini frikë të votoni. Kini frikë të mos votoni. Sepse kur nuk zgjedhim ne, zgjedhin ata për ne.”
zgjedhjet e 11 majit silvana begaj
Insights
23 April 2025, 20:47
Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
BERAT- Shkoi kryeministri në Berat sot dhe u thoshte fermerëve të Beratit se pasi t’ju fusë Partia Socialiste n&e...
Insights
22 April 2025, 18:49
Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
TIRANA- Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategjinë e fushatës duke nxjerrë si kalë beteje pasapo...
Insights
22 April 2025, 13:44
Ermal Mulosmani
Ermal Mulosmani
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në Opozitën shqiptare u krijua një gjen...
Insights
21 April 2025, 10:49
Meri Lika
Meri Lika
Pasi ping-pongu për të faktorizuar Bashën në mënyrë që të heq disa vota nga e djathta, me batuta shterpe ...
Insights
17 April 2025, 20:22
Meri Lika
meri lika
TIRANË- E gjithë fushata e Ramës në këto zgjedhje ka ngelur duke i rënë fyellit në vrimën e pasaport...
Insights
16 April 2025, 20:29
Çim Peka
çim peka
TIRANË- Nga fundi i luftës, kujton një ish-ushtarak nazist, e kishim të vështirë të dallonim se kund&eum...
Insights
14 April 2025, 20:54
Meri Lika
meri lika
TIRANË- “[...] [populus] duas tantum res anxius optat: panem et circenses” .
Kjo shprehje latine e marrë nga (J...
Insights
11 April 2025, 21:50
Florian Binaj
florian binaj
TIRANË- Sot do ju jap të vetmin premtim që do mbaj për 4 vitet e ardhshme, ashtu siç mbajta premtimin pë...
Insights
2 April 2025, 07:18
Çim Peka
Çim Peka dhe Baton Haxhia
TIRANA- Me Batonin replikoj çdo natë publikisht në emisionin tim, jo për hir të debatit, p...
Insights
25 March 2025, 13:37
Rezarta Delisula
Erald Kapri
Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fsha...