26 May 2022, 07:14
Nga DOSJA
Klodian Tomorri
Koncesioni i Portit të Durrësit dhe investimi strategjik në Plazhin e Gjeneralit në thelb janë e njëjta gjë. Tjetërsim masiv i pronës publike në vlera marramendëse me forcën e ligjeve perverse.
Në portin e Durrësit qeveria po i fal 70 hektarë tokë tek një kompani private me justifikimin se aty do të investohen 2 miliardë euro. Në Plazhin e Gjeneralit po falen 63.5 hektarë tokë po tek një privat, me justifikimin se ky do të investojë 50 milionë euro.
Përmasat e grabitjes janë thuajse të njëjta. 70 hektarë bregdet në Durrës dhe 63.5 hektarë bregdet në Kavajë. Ndryshimi i vetëm është se tek Porti i Durrësit privati del një biznesmen arab, ndërsa në Plazhin e Gjeneralit privati është shqiptar. Në letra. Se në realitet askush nuk e di se kush është privati i vërtetë.
Por ka dhe një ndryshim tjetër më pak të dukshëm. Për aferën e Portit të Durrësit është folur dhe denoncuar gjerë e gjatë. Megaaferë, megavjedhje, korrupsion i frikshëm e kështu me radhë. Dhe kjo është arsyeja se pse qeveria nuk po e mbyll dot aq lehtë atë punë, pavarësisht vizitave një herë në dy javë të ministres së infrastrukturës në Dubai. Por për Plazhin e Gjeneralit çuditërisht nuk flet askush. Arsyen se pse unë nuk e di. Por kjo është një heshtje zuzarësh.
Në terma të veprës, afera e Plazhit të Gjeneralit është një grabitje edhe më e rëndë se sa koncesioni i Portit të Durrësit. Për disa arsye. Së pari nga këndvështrimi ekonomik. Sot një metër katrorë tokë në Plazhin e Gjeneralit shitet rreth 80 euro. Kjo verifikohet lehtësisht nga transaksionet dhe ofertat që publikojnë agjencitë e pasurive të paluajtshme. Pra qeveria po tjetërson 635 mijë metër tokë shtetërore falas. E përkthyer në vlerë kjo do të thotë se Edi Rama po i fal kompanisë Mediterranean Wave të Shpëtim Shijakut 50 milionë euro. Me një firmë.
Së dyti, nga këndvështrimi ligjor. Brenda zonës që po tjetërsohet ka monument natyror. Ligji thotë se monumentet natyrore janë pronë publike e patjetërsueshme. Pra ndalohen kategorikisht te privatizohen. Por qeveria po e privatizon dhe falas madje, sigurisht duke bërë artifica për të anashkaluar ligjin,
Dhe në fund, e gjitha kjo për çfarë? Që kompania private të ndërtojë aty një resort dhe të fitojë para mbi tokën e vjedhur shtetërore. Ku është interesi publik në këtë rast? Interes publik këtu nuk ka. Ka vetëm një aferë, e cila po realizohet edhe falë heshtjes së atyre që duhet të flasin.
Insights
25 May 2022, 16:23
Tifozi holandez
Rrëfimi i takimit me Ben Blushin:
MARKU, TIFOZI HOLLANDEZ NË TIRANË
Luan Feynord me Romën, do dalim për fo...
Insights
24 May 2022, 18:18
Fjola Graçi
Foto ilustruese
TIRANE- Ludian Zaimi vetëm 25 vjeç ndodhet sot pas hekurave pasi vendosi që problemin personal që kishte me kole...
Insights
23 May 2022, 23:17
Robert Reich
Peter Thiel
SHBA- Dekada më parë, interesat e para të Amerikës financuan një strukturë republikane që besonte në ko...
Insights
22 May 2022, 14:02
Shaqir Vukaj
Namik Dokle dhe Sali Berisha
Mendimi i parë që me lindi duke lexuar këtë libër, ishte keqardhja që nuk është shkru...
Insights
18 May 2022, 10:29
Ben Blushi
Frederik Ndoci
FREDERIK NDOCI, DONALD TRUMP DHE ILUMINATIFrederik Ndocin e gjeta në një kafe. Po fliste me gruan në skype.Ja, më tha, k...
Insights
16 May 2022, 16:17
Anila Hoxha
Foto ilustruese
Elvia u tërhoq zvarrë dhe u plandos përdhe. Një djalosh i panjohur që po fliste ne telefon dhe që tha " m&eum...
Insights
13 May 2022, 21:36
Gjergj Erebara
Kuvendi i Shqipërisë
Kushtetuta e Shqipërisë, në formën që u miratua në fillim në vitin 1998, parashikonte nj&...
Insights
13 May 2022, 13:54
Ditmir Bushati
Foto ilustruese
Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjes&eu...
Insights
11 May 2022, 10:28
Dom Gjergj Meta
Ti je rritur me fjalë të tipit: “Hallall ia boftë Zoti atij!”, “Ai osht njish or ti”; “Osht i zoti nuk matesh dot...
Insights
10 May 2022, 19:16
Nga Fjola Graçi-Dosja.alTIRANE– Fundprilli i gjeti besimtarët myslimanë në Shqipëri sërish në sheshin Skënderbej, si hapësirën më të madhe publike ...