17 July 2023, 11:04
Nga Ola Xama
Ola Xama
Pasi më quajti “njeri që nuk njoh turpin” dhe “killer me pagesë”, i mbylli mesazhet kërcënuese me përshëndetjen “Fundjavë të mbarë”. Në fundjavë, gazetat që i shërbejnë, më sulmuan duke më quajtur… “killer me pagesë”. Fundjava vazhdoi me një fushatë sulmesh e shpifjesh ndaj meje në mediat sociale dhe forumet online nga një ushtri komentuesish të koordinuar.
Pse më sulmoi Veliaj? Artikullin tim për BIRN, unë e nisja me faktin se në janar 2016 Kryebashkiaku Veliaj i kërkoi Ministrisë së Financave miratimin e procedurës PPP për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë sipas studimit të IFC-së. Në artikull, duke sjellë vetëm fakte nga dosja e SPAK, informova se në vend të projektit të IFC-së për landfill, në fund Veliaj vendosi për incenerator me PPP, për miratimin e të cilit tejkaloi kompetencat.
Por kaq nuk e justifikon ashpërsinë e sulmit ndaj meje. Mendoj se alarmi i Veliajt ka të bëjë me një tjetë fjali që citohej nga dosja e SPAK:
“Pra, siç mund të konstatohet personi nën hetim Arben Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”.
SPAK pohon se procedura e inceneratorit të Tiranës ka probleme dhe Ahmetaj, si ministri ‘gardian’, nuk mbrojti buxhetin e shtetit nga shkeljet e Veliajt.
Dosja vijon me skemën e financimit të koncesionit, ku del se krahu i djathtë i Veliajt i dërgon Klodian Zotos në emailin personal propozimin e planit financiar të inceneratorit të Tiranës! Nëse pronarë të inceneratorit nuk kanë qënë Zoto dhe Mërtiri përse emaili duhet t’i nisej Zotos? Përse te ‘[email protected]’ dhe jo te adresa zyrtare e “Integrated Energy Bv Spv”? A lejoi bashkia që bashkëortaku i saj në kompaninë
“Eco Recycling” t’i shiste aksionet te “Integrated Energy” pas miratimit të kontratës të inceneratorit? Përse kompania nuk funksionoi më asnjë ditë pas ortakërisë dhe investimet e hedhura aty nga paratë publike humbën? A është bashkëadministrator te “Eco Tirana” (që ka 50% të aksioneve në “Eco Recycling”) i njëjti person që i çonte email Zotos?
Faktet kanë rëndësi më shumë se çdo fyerje dhe sharje!
ola xama er
Insights
16 July 2023, 14:59
Enton Abilekaj
Gazetarja e Syri Tv
Në një Bashki të vogël, ku në 14 maj votuan pak më shumë 10 mijë qytetarë dhe diferenc&eum...
Insights
15 July 2023, 08:54
Esi Dervishi
Para dy javesh nisa te shihja sezonin e ri te "Sex and the city". I rebranduar tashme quhet "And just like that" dhe deri tani eshte po aq jo-emocionues sa ti...
Insights
14 July 2023, 16:39
Ermal Hasimja
Ermal Hasimja
Para rreth një muaji Oligarkia.al paralajmëroi për synimin e ministrisë së financave për vendosjen e TVSH-s&eum...
Insights
14 July 2023, 09:05
Kimete Berisha
Kimete Berisha
Nga: Kimete Berisha
Simiç: Unë të buzëqesha si xhentëlmen!
Mimoza: Edhe unë ty ta ktheva buzëq...
Insights
13 July 2023, 20:02
Auron Tare
Auron Tare
Te shtunen e kaluar ne te njejten moment qe Timo Flloko recitonte poezite e tija te dashurise ne skenen e Teatrit Antik te Butrintit, gazetari ...
Insights
5 July 2023, 13:16
Ylli Manjani
Ylli Manjani
Një opinion ligjor i përsëritur.****Praktika që kemi parë deri më sot, ku Prokuroria kërkon paraprakisht he...
Insights
10 July 2023, 14:31
Artur Meçollari
Artur Meçollari
Nga: Artur Meçollari
Viti 1927
Ja çfarë shkruan në një raport të 2 qershorit 1927 komandant...
Insights
10 July 2023, 12:28
Kimete Berisha
Kimete Berisha
BE nuk është burri yt!
Dashuria e femrave është fatale.
Ne jemi të trenta kur dashurojmë.
Nëse jemi t&...
Insights
8 July 2023, 17:41
Ben Blushi
Nikolin
Nikolinin e takova në një lokal me emër francez në Shëngjin. Unë po haja një sallatë me kastraveca, Nikolin...
Insights
8 July 2023, 16:48
Anila Hoxha
Anila Hoxha
Përpiqesh të parkosh ne lagje. Aty ku ke shtepine dhe për të cilen paguan nje serial taksash per jetese ne komunitet. E pam...