9 October 2026, 13:27
Nga Auron Tare
Auron Tare
Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedes po prisja te kafja aty pranë, shoferin që do të më zbriste në qendër. Sapo kisha mbaruar një “debat” në një prej emisioneve te përnatshëm të Tiranës, ku përpiqesha të shpjegoja rrezikun e madh që u kanosej zonave të mbrojtura dhe, në veçanti, gjymtimit të Parkut të Butrintit, pasuri botërore e UNESCO-s, në përfitim të resorteve turistike. Nderkohe qe shoferi i televizionit po vonohej, une veshtroja nga xhamat e kafesë pikat e shiut që binin ngadalë në një pellg të vogël.
Makina me logon e televizionit ndaloi përpara derës. I thashë natën e mirë një gruaje të përgjumur që priste me padurim të mbyllte derën e kafes e të shkonte në shtëpi. Ishte vonë dhe emisioni kishte zgjatur jo pak. U futa në makinë dhe u ula përpara.
Ndjesë, - më tha shoferi, - por duhet të prisja edhe të ftuarën tjetër.
Pa problem, i thashë. - Nuk kam ndonjë nxitim.
E ftuara, me të cilën sapo kisha debatuar në emision, ishte ulur pas.
Nuk e mora makinën time, - tha ajo, pak si e ndjerë në faj.
As unë, as shoferi nuk u përgjigjëm.
Rrugët ishin bosh dhe dritat e rrugëve ndriçonin zbehtë.
Po i bie nga Unaza, - tha shoferi.
Nga të duash, - i thashë.
Më fal, -më tha debatuesja, - a mund të më lini mua të parën?
Pa problem. Mua më lër në qendër, - i thashë shoferit. - Pastaj iki vetë në këmbë.
Heshtje.
Ndjesë, - më foli përsëri debatuesja e emisionit. - Isha e detyruar të isha pak e ashpër me ju.
S’ka gjë, - i thashë.
Ndoshta heshtja ime e kishte vënë në siklet. Nuk e kisha hasur më parë në ndonjë debat për kulturën apo turizmin dhe isha pak i çuditur nga argumentet e kësaj zonje, e cila dukshëm nuk kishte ndonjë ide të veçantë për këto fusha. Për të shtendosur atmosferën në makinë, e pyeta:
Ju, me çfarë merreni?
Më pa e çuditur.
Nuk më njihni?
Ngrita supet.
Jam pedagoge në universitet.
Çfarë lënde?
Ekonomi-financë.
Heshtje.
Ju kam parë, - më tha. - Flisni me pasion per keto tema.
Mundohem, - i thashë, - por nuk besoj se dëgjon njeri për këto çështje.
Pse?
Po ja, ju jeni pedagoge. Edukoni të rinjtë dhe, me sa kuptova nga ato qe thonit, nuk kishit asnjë ndjeshmëri për mbrojtjen e zonave natyrore apo kulturore. Ajo heshti për një çast.
-Shiko, - më tha. - Më duhet të dal në televizion dhe të mbroj politikat e kryeministrit.
Dhe vazhdoi të më shpjegonte përse kishte filluar të dilte në debate.
I besoni këtyre politikave? - e pyeta.
Heshti pak.
Jo. Nuk kam lidhje me to. Por më duhet të jem prezente në televizion.
Po ç’të duhet, nëse nuk ke as kontribut dhe as dëshirë të merresh me këto gjëra? -vazhdova ta pyes.
Dua të futem në politikë, - ma ktheu.
Dhe pa nga dritarja e makinës.
Nuk e ngava më tej pedagogën.
Dëgjo, - më tha, ndoshta e bezdisur nga heshtja ime. - Unë jam pedagoge. Jam mirë. Por dua të futem në politikë. Dua të jem dikush. Kur shikoj se kush është ministër, më dhemb koka.
Po ti jep në fushën tënde, - i thashë. - Mësoju studentëve të duan vendin, të mos shkatërrojnë natyrën, të ruajnë trashëgiminë kulturore. Nëse e bën këtë, besoj se je e plotësuar, apo jo?
Jo, - më tha. - Besoj se mund të jem ministre. Çfarë kanë këto sot më shumë se unë?
Asgjë, - i thashë. -Thjesht kanë dalë më shumë se ti në televizor dhe kanë mbrojtur gjëra që nuk i besojnë as vetë.
E vërtetë, - më tha. Por besoj se mund ta bëj edhe unë.
Shoferi ndërkohë frenoi.
Ajo hapi derën.
Natën e mirë- na pershendeti dhe silueta ju tret nën shiun që vazhdonte të binte.
Unë e ndoqa me sy përmes xhamit Ministren e ardhshme te Republikës.
auron tare
Insights
7 October 2026, 17:44
Erion Periku
Dëftesa
Muajt e fundit të pranverës, vera dhe fillimi i vjeshtës kanë qenë një periudhë e trazuar për arsimin ...
Insights
5 October 2026, 10:03
Ben Blushi
Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar.Megjithëse ata ishin të lumtur ngaqë po m...
Insights
5 October 2026, 07:19
Paskal Kaçani
foto ilustruese
TIRANË - 5 Tetori është ajo ditë në vit kur kalendari përkulet me përulësi përpara një pr...
Insights
2 October 2026, 10:54
Paskal Kaçani
VALDARNO – Nën diellin e butë të Toskanës, mes kodrave të gjelbra e vreshtave të Valdarnos aretino dhe fiorentino, komunit...
Insights
1 October 2026, 17:51
Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpi...
Insights
26 September 2026, 07:18
Bledian Koka
Edi Rama eshte i vetmi kryeminister qe doli para gjithe botes dhe i pershkroi qytetaret e tij si anti-semite pa iu dridhur qerpiku. E beri ne menyren me te ne...
Insights
25 September 2026, 20:57
Besmir Semanaj
Besmir Semanaj
Çmendet Rama
Sot ne OKB para përfaqësuesve të 193 shteteve, mes tyre SHBA-ja me miliardat e saj në çipa d...
Insights
20 September 2026, 17:39
Rezarta Gagani
Rezarta Gagani
Përballë pallatit tim po ndërtohet një pallat. Pallati ku banoj është i pari në vijën e rrugës....
Insights
16 September 2026, 09:32
Auron Janku
Auron Janku
Ka një sëmundje politike që nuk diagnostikohet me analiza gjaku. Quhet Sindroma e Stokholmit politik: viktima fillon të mbr...
Insights
12 September 2026, 10:13
Ola Xama
Ola Xama
Po “Cereni” qe i ke dhene token e ushtrise me 1 euro per te bere restorant cfare eksporton? Dhe kjo pa patur asgje personale me person...