16 November 2022, 19:31
Nga Ola Xama
Ola Xama
GARANTORI I INVESTITORIT STRATEGJIK TE PROJEKTIT “DURRES YACHT MARINA”
Ligji për “Investimet Strategjike në Shqipëri” përcakton shprehimisht që investitori strategjik duhet të dëshmojë 10% të kapaciteteve financiare për realizimin e projektit përmes bilanceve të shoqërisë që merr statusin strategjik, kreditimit nga institucione financiare vendase ose të huaja me besueshmëri të lartë, ose garantimit të 10% të investimit nga institucione financiare shqiptare ose të huaja me besueshmëri të lartë.
Kompania “EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT” ka një kapital prej 10 mijë lekësh dhe nuk e përmbush kriterin për të patur 210 milion euro që përmbush kushtin e 10% të vlerës së investimit. Po ashtu edhe në planin e biznesit firma thotë se nuk mund të sigurojë më shumë se 160 milion euro investime në fazën e parë, ku 80 milion janë të sajat dhe 80 nga bankat. Prandaj fut në lojë një garantor.
Sot kemi dy dokumenta të miratuara: një “Projekt-Marrëveshje Kuadër” e firmosur nga grupi negociator dhe e miratuar nga Këshilli i Ministrave ku garantor rezulton “NSHMI DEVELOPMENT LLC” dhe një Vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike që i jep këtë status kompanisë dhe njeh si garantor firmën “NSHMI DEVELOPMENT LLC”.
Po çfarë aktiviteti ka “NSHMI DEVELOPMENT LLC”? Është një kompani e cila merret me ndërtime dhe shit-blerjen e pasurive të patundshme në Dubai. Pra, nuk është institucion financiar dhe as bankë.
Atëherë si mundet që gjithë zinxhiri i grupit negociator me ekspertë dhe profesionistë të pavarur nga politika të rekomandojë statusin strategjik për këtë projekt në shkelje të ligjit? Nuk është shkelur as ndonjë VKM, apo vendim zbatues dhe të ketë hapësirë intrepretimi. Ligji thotë qartë që garantori ose duhet të jetë bankë, ose institucion financiar. Nëse ka bësueshëmri të lartë apo jo kjo le vend për interpretim.
Si ka mundësi që një zinxhir i tërë i administratës publike në Agjencinë për Zhvillimin e Investimeve të rekomandojë dhënien e statusit strategjik për këtë projekt? Si mundet që Komiteti i Investimeve Strategjike i përbërë nga ministra të rëndësishëm, Avokati i Shtetit dhe me në krye Kryeministrin ta konsiderojnë të ligjshëm statusin strategjik?
Po administrata e Këshillit të Ministrave mbi çfarë baze ligjore rekomandoi miratimin e “Projekt-Marrëveshjes Kuadër” dhe si ka mundësi që asnjë nga ministrat në mbledhje nuk e kapi këtë shkelje? Nëse ka vullnet për hetime, vetëm te kjo pikë, më e pakta është “shpërdorim detyre”.
ola xama porti i durresit
Insights
16 November 2022, 14:58
Eduart Halimi
Porti i Durrësit
Ka një debat ne opinionin publik lidhur me projektin “Marina & Jahtet e Durrësit” ku qeveria pritet t&rsquo...
Insights
15 November 2022, 11:48
Artur Meçollari
Artur Meçollari
NË KËRKIM TË SHTETIT
Si u bllokua tenderi i qeverisë greke për eksplorimin e hidrokarbureve në Detin ...
Insights
13 November 2022, 07:44
Ermal Mulosmani
Foto nga protesta
Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...
Insights
12 November 2022, 16:15
Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
Numrat e Portit dhe nje ngerc kushtetues. Projekti i Portit te Durresit parashikon ndertimin e 12 mije apartamenteve, 2 hoteleve me 850 dho...
Insights
12 November 2022, 14:59
Ola Xama
Ola Xama
Shfryrja e flluskës të Portit Turistik të Durrësit.
Kontrata që qeveria është duke miratuar me ligj të ve...
Insights
10 November 2022, 19:14
k.m.
Fermerët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë për një përdorim më të gjerë të mjeteve digji...
Insights
7 November 2022, 21:02
Arbër Zaimi
Arbër Zaimi
1 - Vuçiçi e ka më të lehtë të negociojë me një shqiptar të kapur apo të korruptuar ...
Insights
7 November 2022, 15:45
Foto ilustruese
Ne filluam një bisedë shumë interesante se pse ai kishte ardhur këtu: ishte sepse kishte shumë punë. Ky ë...
Insights
4 November 2022, 08:39
Stavros Tzimas
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...
Insights
3 November 2022, 16:31
Beti Njuma
Foto Ilustruese
Kush kritikon pushtetin, kush thotë të vërtetën, kush denoncon tenderat, konçesionet dhe korrupsionin galopant t...