Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Pikërisht kur në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, është zbuluar një varr që dyshohet se përmban mbetjet e 23 shqiptarëve, intelektualë të Mitrovicës, të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1999.
TIRANË- Studiuesi Adri Nurellari ka reaguar lidhur me vendimin për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke ngritur një sërë pyetjesh mbi arsyet e kësaj nisme. Më anë të një postimi në Facebook, Nurellari thekson se vendimi vjen në një moment tepër të ndjeshëm, kur në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut është zbuluar një varr që dyshohet se përmban mbetjet e 23 shqiptarëve, të ekzekutuar nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999.
Nurellari thekson se kjo ndodh gjithashtu në një periudhë kur Serbia ndodhet nën presion të shtuar ndërkombëtar dhe izolim nga Bashkimi Europian, ndërsa qeveria e Aleksandar Vuçiç përballet me protesta të forta të brendshme. Ai kujton edhe deklaratat e fundit të një ministres serbe, e cila pranoi hapur se ishte pro të spastrimit etnik të Kosovës.
Postimi i Plotë:
Pse qeveria e Tiranës pranon hapjen e një konsullate serbe në Shkodër pikërisht tani? Pikërisht kur në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, është zbuluar një varr që dyshohet se përmban mbetjet e 23 shqiptarëve, intelektualë të Mitrovicës, të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1999.
Pikërisht kur Serbia ndodhet nën izolim dhe presion nga Bashkimi Europian si rrallëherë më parë. Pikërisht kur qeveria e Vuçiçit po përballet me presion të jashtëzakonshme nga protestat e brendshme. Pikërisht kur një ministër serb bën deklarata në favor të spastrimit etnik pa u përballur me pasoja.
Pikërisht kur Lugina e Preshevës vazhdon të goditet nga pasivizimi i adresave, një praktikë që po shkakton spastrim etnik të heshtur. Pse në Shkodër?! Ndërkohë që në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë jetojnë afro 100 mijë shqiptarë, qeveria shqiptare pranon hapjen e një konsullate serbe në Shkodër për një komunitet të vetë-deklaruar prej rreth 50 malazezësh.
Pse kjo është fyerje dhe karshillëk ndaj Malit të Zi? Sepse, nëse do të kishte nevojë për një konsullatë të tillë, kërkesa do të ishte më e natyrshme të vinte nga Podgorica. Komuniteti në Shkodër është malazez, jo serb, ndërsa Mali i Zi është një vend aleat plus Shkodra ka çdo ditë mijëra vizitorë malazez. Prandaj, një nismë e tillë mund të perceptohet si nëpërkëmbje e identitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi.
Pas artikullit të përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ky është ndoshta një nga veprimet dypalëshe më të çuditshme dhe më të papërshtatshme mes Tiranës dhe Beogradit. Çfarë mesazhi diplomatik po jep Shqipëria? Pse ky nxitim? Kujt i shërben ky vendim? Ky është një vendim që kërkon një shpjegim të qartë, publik dhe bindës.
Marko Djuriç dhe Ferit Hoxha Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria arri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar një sjellje aspak korrekte ndaj fotografit James Mollison, i cili po shoqër...
Andis Salla CËRRIK- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi baxhon “Venari” në Cërrik, një...
Evis Sala TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka deklaruar ditën e sotme se ka nisur puna për ngritjen e In...
Ermal Nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi e ka cilësuar si të papranueshme dërgimin e marrëveshjes me SHBA-në n&eum...
Erion Veliajt TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 15 shtator, në orën 09:30, masës ndaj Erion Veliajt, ...
Ermal Nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria do të nisë 4 oficerë sh...
Belinda Balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Be...
Lumir Abdixhiku KOSOVA- Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku 355 delegatë do të ...
Ilir Meta, Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi paraqiti të mërkurën para Gjykatës së Posaçme të Shkall&eum...