24 August 2025, 10:20
Nga Erion Dasho
erion dasho
TIRANË- Dua të ndalem pak më gjatë tek statistikat e FAO-s, të cilat sot në mëngjes i quajta “Tabelat e Turpit”.
Përse?
Sepse treguesit janë tronditës. Jo vetëm Shqipëria renditet e fundit në Evropë për sa i takon ushqyerjes, por sepse statistikat janë të tilla që na vendosin poshtë disa prej vendeve më të varfra të Azisë dhe të Afrikës.
Sepse kur bëhet fjalë për ushqyerjen, nuk flitet më për kulla, për hotele, për lungomare, për turizëm, por thjesht për BUKËN!!!
Për një familje që shkon në krevat e uritur!
Për një fëmijë, trupi dhe truri i të cilit nuk zhvillohen sepse i mungon ushqimi i përditshëm!
Statistikat nuk gënjejnë!
》5.4% e shqiptarëve janë klinikisht të kequshqyer. Jo në Afrikë, jo në Azi, por këtu në mes të Europës, në vitin 2025! Nëse del në rrugë e sheh 100 njerëz, pesë prej tyre janë të paushqyer. Klinikisht!
》33% e shqiptarëve vuajnë nga pasiguria ushqimore. Do të thotë se një në tre shqiptarë nuk e di nëse nesër do të ketë bukë në tavolinë. Nëse 100 njerëz shkojnë në një takim me Boratin, 33 prej tyre janë të uritur! I gërryen stomaku i zbrazur!
》Krahasimi është shkatërrues: Ukraina në luftë prej katër vitesh ka një tregues më të ulët se Shqipëria!
Kush mban përgjegjësi për këtë situatë??!!
》Kush është përgjegjës që, në vend që të mbështetet fermeri dhe të forcohet bujqësia, vidhen fondet e BE-së?!
》Kush është përgjegjës që, në ndryshim nga çdo forcë politike e vetëquajtur e majtë, në çdo vend të botës, vëmendja për shtresat më të varfra në Shqipëri është inekzistente?!
》Kush është përgjegjës që nga viti 2004 deri më sot, GDP është katërfishuar, kurse siguria ushqimore ka mbetur në vend?!
Përgjegjës është ai që flet për resortet e luksit, që jep leje për kulla e lungomare, ai që fal porte dhe aeroporte, ndërkohë që një në tre shqiptarë vuan për bukën e gojës!!!
Pyetja që duhet të bëjë sot çdo shqiptar është:
A është normale që Shqipëria, një vend me këtë tokë, ujëra dhe klimë, të ketë tregues më të këqij të ushqyerjes se Kameruni apo Kirgistani?!
Që Shqipëria vendi evropian kufi me Italinë e Greqinë të ketë një të tretën e popullsisë që nuk siguron dot bukën?!
Ky nuk është thjesht turp! Është krim!
O njerëz (edhe ju trushplarë)!
Mos i kaloni këto shifra si një statistikë!
Kjo është jeta e juaj, e fëmijëve tuaj!
Është shëndeti i fëmijëve që po rriten me stomak bosh!
Doni më për Boratin?!
Ja ku e keni Shqipërinë e urisë! Shqipërinë e turpit!
Shqipërinë që ai e ka shndërruar në vendin më të mjeruar të Evropës!
Shqipërinë e paushqyer!
Shqipërinë e uritur!
Mjerë ju, o të pangrënë, që nuk mbushni dot barkun me bukë dhe akoma votoni Boratin...
erion dasho
Insights
21 August 2025, 19:59
Anila Hoxha
SPAK
Shanset për ta zgjedhur drejtorin e ri të BKH brenda 31 gushtit janë zero. Sepse Komisioni i Posacëm i Verifikimit të Posac&e...
Insights
22 April 2025, 21:22
Refik Hasani
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë k&...
Insights
14 August 2025, 16:11
Gjeneral Piro Ahmetaj
Gjenerali Ahmetaj
TIRANË- Fundjavën që lamë, përveç temperaturave në rritje, Shqiptarët u përballën nga...
Insights
13 August 2025, 16:06
Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
TIRANË- Nje debat interesant është zhvilluar pak kohë me parë mbi faktin a kemi një diktaturë liberale n&e...
Insights
13 August 2025, 14:49
MediaLook
Sulmi i paprecedent me polici dhe ushtri në televizionin News24 dhe bastisja që iu bë redaksisë, ku u aksesuan kompjuterët, mjetet pe...
Insights
12 August 2025, 11:20
Erl Murati
erl murati
TIRANË- Imagjinoni për një çast një situatë hipotetike: një media e madhe ndërkombëtare, fjala vj...
Insights
7 August 2025, 19:47
Jola Hysaj
Jola Hysaj
Në Shqipëri nuk po jetojmë thjesht një krizë ekonomike. As vetëm një krizë politike. Ne jemi të zh...
Insights
6 August 2025, 13:39
Lutfi Dervishi
Lutfi Dervishi
Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por m...
Insights
22 July 2025, 07:56
Jeta Toçila Dedja
Jeta Toçila Dedja
TIRANA- Brenda mureve të shtëpive të tua kam parë gjithmonë një pastërti që s’k...
Insights
22 July 2025, 07:38
Ben Blushi
Foto ilustruese
TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...