13 August 2025, 16:06
Nga Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
TIRANË- Nje debat interesant është zhvilluar pak kohë me parë mbi faktin a kemi një diktaturë liberale në Shqipëri ?! Une do ta quaja, "diktaturë të heshtur". Në diktaturat e heshtura nuk ka luftë, as grusht shteti ,as revolucion. Ka zgjedhje, ka parti, ka gjykata, ka media, për çfarëdo ndodh në përditshmërinë e vendit ka debat në media e rrjete sociale , ka edhe mendime ndryshe.
Në diktaturat e heshtura asgjë nuk duket e gabuar apo jo normale në sipërfaqe. Ama, nën sipërfaqjen tërësisht normale, diktatura në emër të sundimit të ligjit, instalon sundimin me ligj. A kemi kërkuar gjithmonë sundimin e ligjit? Atëherë ligji po përdoret për për e na sunduar! Nëpërmjet kësaj strategjie, regjimi konsolidon pushtetin e tij edhe pretendon para zgjedhësve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë se ndryshimet ligjore janë te nevojshme për demokracinë edhe zhvillimin edhe u janë nënshtruar proçeseve të duhura të konsultimit publik edhe transparencës. Fuqia për të përqëndruar burimet si përdorimi i tokës apo të drejtave të tjera në pak duar, bëhet me ligj . Me ligjet e investimeve strategjike, qerave 1 euro, apo ligjeve me emra të veçantë u vra liria e tregut edhe konkurenca, kështu në vend të tregut lirë u formëzua oligarkia civile.
Ndaj në ekonominë që kemi sot nga një anë kemi një grusht investitorësh strategjikë që ofrojnë resortet, universitetet, shërbimin financiar, tregetinë hidrokarbure, transportin ndërkombëtar kullat e larta edhe nga ana tjetër qindra mijëra dyqanxhinj që ofrojnë shërbime me produktivitet të ulët te cilët për sigurimin e mbijetesës shkelin ligjin duke zënë me tavolina e tenda hapësirat publike.
Po me ligje preferenciale edhe mbi favoret ekonomike të marra nga pushteti lulëzuan "mediat e lira", të cilat të zëna ngushtë në grackën ekonomike të pushtetit bëhen pa turp pro regjimit. Pra me ligj ngushtohet hapësirat e lirisë së fjalës edhe lirisë ekonomike në atë mënyrë që vetëm grupet pro-qeveritare ose ato me synime të lidhura me qeverinë të jenë të vetmet që mund të lulëzojnë.
Me ligj taksohet më shumë shtresa e mesme edhe po me ligj falen detyrimet e prapambetura te bizneseve të medha, me ligj profesori paguan taksa me shumë se oligarku qe ka universitetin , me ligj bankat falin borxhet e kqija të oligarkeve po me ligj shet kreditë e hallexhinjeve tek kompanitë e mbedhjes me force të borxheve. Me ligj edhe po në emër të ligjit lirohen trotuaret nga tavolinat e bizneseve të vogla , edhe po me ligj na kufizohet fryma ne qytetet betonit.
Dikur në emër të popullit , sot me ligj edhe në emër të ligjit është vendosur të ketë pak ose aspak liri edhe mundësi për njerëzit e thjeshtë, të cilët shfrytezojnë te vetmen liri që u ka mbetur atë të braktisjes së vendin. E fatkeqësisht as BE-ja, e cila na serviret si testi I fundit I sundimit të ligjit edhe demokracisë nuk është imune nga pandemia e sundimit me anë të ligjit.
Pikërisht mu brenda BE-se ndodhen përkatësisht Polonia edhe Hungaria te cilat listohen në diktaturat më të heshtura në botë. Pa një sy të kujdesshëm, sundimi me anë të ligjit duket si demokraci , por është pikërisht loja me ligjin e cila konsolidon ne mënyrë të plotë regjimin edhe pasi regjimi konsolidohet ateherë është shumë e vështirë për t'u thyer, aq më pak me zgjedhje.Diktaturë liberale apo e heshtur pak rëndësi ka emri! Pyetja që shtrohet është : A është përshembull edhe Kodi i Ri Penal një rast tjetër sesi me ligj kufizohet liria e fjalës, liria e zotërimin te pronës ne mënyrë që regjimi të konsolidojë sundimin tij?!
Nëse përgjigja për shumë nga ne është: PO! fatkeqësisht as BE e as opozita nuk janë siguresa të mjaftueshme për konsolidimin përfundimtar të regjimit. Në këto kushte a do ta quajmë diktaturë liberale apo e heshtur pak rëndësi ka! Nëse me ligj ne privohemi nga liria, edhe nuk kujdesemi ne kohë që kjo të mos ndodhë, thjesht nuk e meritojmë lirinë!
irena beqiraj
Insights
13 August 2025, 14:49
MediaLook
Sulmi i paprecedent me polici dhe ushtri në televizionin News24 dhe bastisja që iu bë redaksisë, ku u aksesuan kompjuterët, mjetet pe...
Insights
12 August 2025, 11:20
Erl Murati
erl murati
TIRANË- Imagjinoni për një çast një situatë hipotetike: një media e madhe ndërkombëtare, fjala vj...
Insights
7 August 2025, 19:47
Jola Hysaj
Jola Hysaj
Në Shqipëri nuk po jetojmë thjesht një krizë ekonomike. As vetëm një krizë politike. Ne jemi të zh...
Insights
6 August 2025, 13:39
Lutfi Dervishi
Lutfi Dervishi
Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por m...
Insights
22 July 2025, 07:56
Jeta Toçila Dedja
Jeta Toçila Dedja
TIRANA- Brenda mureve të shtëpive të tua kam parë gjithmonë një pastërti që s’k...
Insights
22 July 2025, 07:38
Ben Blushi
Foto ilustruese
TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...
Insights
19 July 2025, 19:51
Beti Njuma
Beti Njuma
TIRANË- Dje postova një shkrim për skandalin urbanistik të Milanos i cili i ngjan, ndonëse në përmasa shum&eu...
Insights
17 July 2025, 10:12
Gresa Hasa
Foto
TIRANË- Politika nuk është çështje familjare por përgjegjësi e bazuar në principe, që supozohet ta b&eu...
Insights
16 July 2025, 11:15
Elona Caslli
Dom Vlash Palaj
TIRANË- Në jetë ka disa lloj vetmish. Një prej tyre është edhe vetmia e fjalëve të duhura. Në ...
Insights
16 July 2025, 09:54
Agron Haxhimali
Agron Haxhimali
TIRANË- Prej më shumë se dy dekada, Edi Rama ka qenë figura qendrore e pushtetit politik në Shqipëri. Si Krye...