18 October 2025, 15:19
Nga Auron Tare
Auron Tare
Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme.
Pasi zbriti nga biçikleta, bëmë një copë rrugë në këmbë.
Si është djali? e pyeta.
Djali i tij 16 vjeçar stërvitet në basketboll. E kisha parë disa herë në njërën nga palestrat e vjetra të shkollave të Tiranës.
Mirë, më tha, ka shkuar 2.1 metra i gjatë.
Ou, i thashë i habitur, vazhdon me të njëjtin ekip?
Jo, tha, e çova në një shkollë në Itali. E panë skautët italianë dhe e morën. Para tij kanë shkuar edhe katër çuna të tjerë atje. Është një shkollë e specializuar që merret me talente.
Po këtu, e pyeta, nuk ka mundësi të vazhdojë?
Po ti i ke parë kushtet, më tha, mizerje. Asnjë kujdes, asnjë program për ta ringritur basketbollin.
I pe shqiptarët e Turqisë? më pyeti. Tre basketbollistë të kombëtares, nënkampionë të Europës.
Shiko Islandën, një ekip që dikur Shqipëria e mundte. Shiko Finlandën, sa kanë ecur. Vende pa traditë në basketboll!
Këtu na ikin fëmijët jashtë, shtoi me një psherëtimë të gjatë. Sa shpresë kishim…
Shiu që binte e bënte pak më të zymtë bisedën.
Po pse, e pyeta, kam dëgjuar që Komiteti Olimpik merr fonde për klasat sportive?
Ai qeshi me ironi:
Ke parë gjë ti? më tha. Unë nuk shoh ndonjë fond për fëmijët tanë në basketboll.
Vazhduam të ecnim.
E ndoqe konkursin për Pallatin e Sportit “Partizani”? e pyeta për të ndryshuar temën. Bashkë kishim kaluar rininë në atë fushë.
Jo, më tha.
Interesante, i thashë, një fushë e madhe dhe një lloj kulle në formë topi.
Te kryqëzimi i rrugës u ndamë. Duke i hipur biçikletës, më pa në sy dhe më tha: Pallati mund të jetë në formë topi, por topin nuk ka më kush ta gjuajë.
auron tare
Insights
15 October 2025, 14:56
Bajram Begaj dhe Sokol Sadushi
Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi, formalizoi këtë të ...
Insights
15 October 2025, 11:24
Meri Lika
Meri Lika
Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlo...
Insights
13 October 2025, 13:12
Kimete Berisha
Kimete Berisha
(Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota.
- Komunat e Kosovës s’kanë k...
Insights
11 October 2025, 11:31
Ylli Manjani
Ylli Manjani
Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mir...
Insights
8 October 2025, 20:17
Jola Hysaj
Florian Binaj
Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam.Si shoqëri, jemi në një udhëkryq me...
Insights
8 October 2025, 08:39
Ola Xama
Alternativa e një kandidati që vjen jashtë partive politike dhe mbështetet nga opozita është një lajm shprese për ne q...
Insights
5 October 2025, 12:56
Taulant Koplikaj
Taulant Koplikaj
Kandidimi i Florjan Binajt për Tiranën, është një lajm që nuk mund të ketë interes vetëm n&eu...
Insights
4 October 2025, 19:50
Elona Caslli
Elona Caslli
Hipoteza e përzgjedhjes së kandidatit jashtë forcës opozitare më të madhe në vend e përmbledh situat&e...
Insights
2 October 2025, 19:40
Ditmir Bushati
Ditmir Bushati
U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara është në gjendje të vështirë d...
Insights
30 September 2025, 19:52
Irena Beqiraj
KRYEMINISTRI duket se është i obsesionuar nga nevoja për tu siguruar që me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrë...