LIVE UPDATES
Politike

Intervista/ 25 Prilli, Kryevëzhguesja e ODIHR: Do të jemi në zonat e nxehta, shikojmë financimet e fushatave elektorale, dhe

27 March 2021, 19:10 Nga DOSJA
Intervista/ 25 Prilli, Kryevëzhguesja e ODIHR: Do të jemi në

TIRANË– Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek në një intervistë dhënë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu tregohet e kujdesshme të japë një vlerësim për parapërgatitjet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Megjithatë ajo tregon se cilat do të jenë çështjet prioritare të monitorimit prej vëzhguesve të saj në terren. Ambasadorja Gacek premton se një ditë pas zgjedhjeve ajo nuk do të mjaftohet duke thënë 2 fjalët, zgjedhje të lira e të ndershme por do të japë  një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë  e të pavarur.

Muhamed Veliu: Shkëlqesi Ambasadore. Faleminderit për këtë intervistë në Top Channel. Fillimisht,  cili është vlerësimi juaj për përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet e 25 Prillit?

Ambasadorja Urszula Gacek: Faleminderit për ftesën tuaj. Është me të vërtetë kënaqësi për mua t’u  tregoj se çfarë ne jemi duke bërë. Në pyetjen tuaj përdorët fjalën vlerësim por është shumë herët të bëjmë vlerësime. Ne gjithmonë punojmë duke observuar fillimisht  e më pas japim vlerësime. Ne kemi disa fusha prioritare të cilat duam ti shikojmë. Shumë gjëra janë ndryshuar për këto zgjedhje si legjislacioni, mënyra e të votuarit , sistemi identifikimit e mbi të gjitha këto janë zgjedhje që mbahen në kushte pandemie. Janë shumë gjëra të reja për tu parë e kështu një mori çështjesh për vlerësim por për momentin nuk e themi dot cili është vlerësimi është shumë herët.

Muhamed Veliu: Ju e përmendët faktin që këto zgjedhje po mbahen me rregulla të reja por a jeni e kënaqur me zbatimin e tyre nga KQZ?

Ambasadorja Urszula Gacek:  Shumë prej rekomandimeve tona nga zgjedhjet e shkuara janë marrë në konsideratë duke ndryshuar legjislacionit natyrisht jo të gjitha. Tani na duhet të shikojmë se si do të zbatohen në praktikë dhe a do të mundet KQZ të jetë në gjendje të zbatojë gjithë këto ndryshime sikurse votuesit sa të mirë-informuar do të jenë të votojnë pasi do të përballen me një fletëvotimi krejt ndryshe nga ato në të shkuarën. Që prej të premtes ne kemi në terren 24 vëzhgues afatgjatë në të dymbëdhjetë qarqet për të parë organizimin lokal të zgjedhjeve.

Muhamed Veliu: A keni identifikuar ndonjë çështje të veçantë  e cila mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor?

Ambasadorja Urszula Gacek: Ne kemi fusha të cilat në të shkuarën kanë qenë problematike por në çdo zgjedhje ne vijmë me mëndje të hapur. Mundohemi mos të kemi një ide paraprake. Ne e shohim procesin në tërësinë e tij. Ne nuk paragjykojmë e të themi shiko këtu ka problem. Nëse do të ketë problem ne do ta raportojmë. Për momentin është ende herët.

Muhamed Veliu: Cilat do të jenë ato çështje kritike vëzhguesit tuaj do të ngarkohen të shikojnë ditën e zgjedhjeve?

Ambasadorja Urszula Gacek: Ata ndjekin të gjithë procesin. Ne shikojmë financimet e fushatave elektorale, si burimet qeveritare përdoren apo keqpërdoren për fushatë. Ne do të shohim se çfarë bëhet drejtësisht këtu apo nëse do të ketë ndonjë lloj presioni tek votuesit. Të gjitha këto sipas të njëjtit standard ndërkombëtar njësoj si në SHBA në misionin tim të fundit e në Shqipëri tani, në Serbi vitin e shkuar apo Kazikistan kudo ne jemi.

Muhamed Veliu: Ambasadore siç edhe ju mund ta dini në të shkuarën Shqipëria është përballur me shit-blerjen e votës. A do ti kushtoni një vëmendje të posaçme këtij fenomeni?

Ambasadorja Urszula Gacek: Natyrisht ne I shikojnë raportet tona në të shkuarën. Këto janë gjëra të vështira për ti kapur. Kemi të bëjmë me një aktivitet Kriminal. Vështirësia qëndron në gjetjen e provave. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për mos të thënë këtë e tha ai apo ajo pra informacion të dorës së dytë. Ne e dimë këtë si problematikë të së shkuarës. Natyrisht ne do të shikojmë për këtë as më shumë e sa më pak, njësoj siç e kemi bërë në të tjera vende ku një problem si ky është parë. A do të ndodhë kësaj here? Ne nuk mund ta themi ka ndodhur në të shkuarën të shikojmë çdo të ndodhë.

Muhamed Veliu: A do të kenë një prezencë të shtuar vëzhguesish në ato qytete që njihen si vende me një betejë të fortë elektorale?

Ambasadorja Urszula Gacek:  Ne do të dëshironim të kishim një ekip më të madh vëzhguesish por sikurse misionet e tjera në kohë Covidi numri është reduktuar pasi ka vështirësi në gjetjen e vëzhguesve afat-shkurtër. Në ditën e votimit për sa i përket votimit, numërimit, tabulimit,  ne në mënyrë statistikore nuk do të kemi një kampion të madh për këtë na vjen keq,  por nëse ne do të jemi të zgjuar dhe do të punojmë shumë, mendoj se do të mundemi të kemi prova të duhura që në mënyrë të saktë sjellin tablonë e asaj që do të ndodhë. Nëse në vëmendjen tonë do të vinë informacione për kundërshti të nxehta në zona të caktuara apo me probleme ne do të jemi atje. Nuk mund të jemi kudo edhe nëse do të kishim 250 vëzhgues në të gjithë vendin.

Muhamed Veliu: Një ditë pas zgjedhjeve do të jeni përballë medias në konferencën për shtyp, a do tu shohim duke përsëritur fjalët zgjedhje të lira e të ndershme apo do të mundeni të na thoni një vlerësim të gjerë?

Ambasadorja Urszula Gacek: Mendoj se kemi një dekadë që nuk përdorim fjalët të lira e të ndershme. Unë kur nuk kam përdorur këto fjalë e natyrisht edhe në ato vende kur zgjedhjet nuk kanë qenë të lira e të e të ndershme. Është më shumë se kaq. Në opinionin tim është e pamundur të vlerësosh duke përdorur dy fjalë. Ne do tu japim një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë e të pavarur.

Muhamed Veliu: Ambasadore faleminderit për përgjigjet tuaja.

Ambasadorja Urszula Gacek: Ishte kënaqësi dhe prej t’ju shikoj gjatë fushatës elektorale.

Marrë nga Top Channel

(F.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike urszula gacek zgjedhjet 25 prill 2021 urszula gacek zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Politike 27 March 2021, 17:28

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. I pranishëm në Krujë, aty ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin