LIVE UPDATES
Bota

Irani nuk lëshon pe për uraniumin e pasuruar, as për një marrëveshje me SHBA-në

Në një intervistë për televizionin libanez, Al Mayadeen, Mohsen Rezaei tha se Irani “nuk do të nxjerrë jashtë vendit as edhe një atom të materialit të pasuruar bërthamor ”.

11 November 2026, 13:18 Nga G.M
Irani nuk lëshon pe për uraniumin e pasuruar, as për një
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), mirëpriti sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, në Moskë, më 5 nëntor.

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit (SNSC) përsëriti qëndrimin e Teheranit se nuk do ta transferojë uraniumin e pasuruar në ndonjë vend tjetër, edhe nëse arrin marrëveshje të paqes me Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për televizionin libanez, Al Mayadeen, Mohsen Rezaei tha se Irani “nuk do të nxjerrë jashtë vendit as edhe një atom të materialit të pasuruar bërthamor ”.

Ai theksoi se Teherani e ka njoftuar edhe Moskën për këtë vendim. Rusia është përmendur shpesh si një destinacion i mundshëm për rezervat iraniane të uraniumit të pasuruar. Pjesë nga intervista e Rezaeit u publikuan më 11 nëntor, përpara transmetimit të bisedës së plotë gjatë ditës.

Përpara sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në qershor të vitit 2025, të cilat kishin në shënjestër tri objekte kryesore bërthamore, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) vlerësonte se Irani zotëronte 440.9 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind. Inspektorët nuk kanë arritur të verifikojnë se sa nga ky uranium u ka mbijetuar sulmeve dhe ku ruhet aktualisht.

Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për prodhimin e energjisë bërthamore, por në nivele shumë të larta pasurimi mund të shërbejë edhe për prodhimin e armëve bërthamore. Pasurimi në nivelin 60 për qind është shumë mbi nivelin që nevojitet për centralet bërthamore dhe jo larg nivelit prej rreth 90 për qind që përdoret për armë bërthamore.

Objektet bërthamore në Iran u goditën nga sulmet ajrore edhe pas shpërthimit të konfliktit të ri më 28 shkurt, i cili ende nuk ka marrë fund. Rezaei, i cili u emërua sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në gusht dhe është përfaqësues i udhëheqësit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, në këtë këshill, u takua javën e kaluar në Kremlin me presidentin rus, Vladimir Putin.

Deklaratat e tij vijnë mes raportimeve për një takim të mundshëm me nënpresidentin amerikan, JD Vance, për të negociuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës kundër Iranit, tashmë në muajin e nëntë, dhe do të mundësonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyç për transportin botëror të naftës. Megjithatë, Rezaei mohoi se po zhvillohen bisedime mes Iranit dhe SHBA-së. Në intervistën për Al Mayadeen, ai i cilësoi si “gënjeshtra të pastra” raportimet për një takim të fundit mes palëve në Katar.

Sipas tij, këto raportime synojnë të ulin çmimet e naftës, të cilat janë rritur në mbarë botën, për shkak të pasigurisë që lufta ka shkaktuar në Lindjen e Mesme. Marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së mbeten të tensionuara. Asnjëra palë nuk i është rikthyer luftës në shkallë të gjerë, por nuk ka pasur as ndonjë përparim të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Edhe pse luftimet intensive kryesisht janë ndalur, janë disa çështje që vazhdojnë të pengojnë arritjen e një marrëveshjeje mes tyre: programi bërthamor i Iranit, bllokada që marina amerikane u ka vendosur porteve iraniane dhe pengesat për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit. Më 9 nëntor, presidenti amerikan, Donald Trump, mbrojti luftën kundër Iranit, por tha se ajo “praktikisht ka përfunduar” në aspektin ushtarak.

Deklarata e tij la të kuptohet se Shtëpia e Bardhë ka hequr dorë nga kërcënimet e fundit për rifillimin e sulmeve ajrore. Megjithatë, SHBA-ja pritet të vazhdojë presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Iranit, sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

“Presioni ekonomik ndaj Iranit është aq shkatërrues, saqë, për momentin, nuk ka nevojë për operacione të mëdha ushtarake”, tha Rubio më 10 nëntor, pas takimit të ministrave të Jashtëm të grupit të vendeve më të industrializuara, G7, në Paris.

Irani nuk pranon ta rihapë Ngushticën e Hormuzit, pa marrë lëshime të mëdha në këmbim. Ai kërkon lehtësimin e sanksioneve, qasje në fondet e tij të ngrira jashtë vendit, heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane dhe ndalimin e luftimeve në rajon, veçanërisht në Liban./REL

vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin