LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisione, ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Puka, i cili thotë se “unë i kam paguar me burg gabimet e mia dhe dua të vijoj një jetë të qetë në Angli”, paraditen e kësaj të hëne publikoi në rrjetet e tij sociale bisedat me disa prezantues të njohur të GB News, të cilët, sipas Dorian Pukës, i kanë ofruar para për ta intervistuar.

9 November 2026, 21:30 Nga E. D

Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët

TIRANË-  Dorian Puka, në gjashtë vitet e fundit, është bërë shqiptari më i komentuar në median britanike. Çdo postim i shqiptarit nga Laçi, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish dhe i rikthyer dy herë në Angli pas dëbimeve, është kthyer në magnet për televizionin GB News, me qasje anti-emigrante, si dhe për gazetat ultrakonservatore The Telegraph dhe Daily Mail.

Postimet e Dorian Pukës në rrjetet sociale janë një ushqimin perfekt për këto media, të cilat i përdorin ato si retorikë antie-migrante.

Puka, i cili thotë se “unë i kam paguar me burg gabimet e mia dhe dua të vijoj një jetë të qetë në Angli”, paraditen e kësaj të hëne publikoi në rrjetet e tij sociale bisedat me disa prezantues të njohur të GB News, të cilët, sipas Dorian Pukës, i kanë ofruar para për ta intervistuar.

Sipas Dorian Pukës gazetarët anglezë në mbrëmje e komentojnë në studio si kriminelin të cilin Home Office nuk e dëbon dot, ndërsa gjatë ditës i shkruajnë me shumë respekt duke e ftuar për dreka dhe darka.

Madje sipas tij një prezantuese e njohur femër flirton me të si e si për ti bërë një reportazh duke e ndjekur gjatë një dite me kamerë Dorian Pukën.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka parë komunikimet me gazetarët anglezë, të publikuara nga Dorian Puka.

Në njërën prej tyre, ai shkruan:

“GB News, nuk kam nevojë për paratë tuaja të pista. Nik dua të  përfitoj asgjë”.

“Ndaloni së foluri marrëzira për jetën time vetëm për të marrë disa shikime të rreme”.

“Gjithçka që thoni është gënjeshtër. Ndaloni së gënjyeri publikun me informacionet tuaja të rreme. Ju nuk dini asgjë për mua; gjithçka që bëni është të shpikni historitë tuaja”.

“Më ftoni të marr pjesë në emisionin tuaj dhe unë refuzoj, sepse jeni media e rreme. Merruni me problemet diku tjetër dhe më lini të qetë”.

“E di që jam i rëndësishëm për programin tuaj të rremë, sepse ju sjell shikime. E vetmja gjë që ju intereson janë shikimet. Nëse ju intereson vërtet vendi, atëherë publikoni histori të vërteta për atë që po ndodh”.

“E shihni shumë mirë që nuk më intereson asgjë nga ato që thoni, sepse janë të gjitha të pavërteta! E kaluara ime i përket së shkuarës. Nuk do ta fsheh kurrë dhe jam krenar që e kam lënë pas”.

“Nuk më intereson fare! Ndaloni me këtë media të rreme! Nuk do të marr kurrë pjesë në emisionin tuaj të rremë. Ndaloni ftesat. Nëse jam kaq i keq, atëherë pse më ftoni në emisionin tuaj?”

“Daily Mail dhe The Telegraph në Britaninë e Madhe më kanë ofruar shumë para për të marrë pjesë në emisione. Nëse jam kaq i keq, pse dëshironi të më keni në emision? Si mund të më ofroni para për të marrë pjesë në emision, kur unë refuzoj? Ju thjesht shpikni historitë tuaja. Unë nuk do të marr kurrë pjesë në mediat tuaja të rreme”.

Nuk i ka munguar as ftesa për të qenë i ftuar në emisionin e politikanit të Reform UK, Nigel Farage, në GB News.

Në një tjetër status, dedikuar Farage, Dorian Puka i shkruan:

“Nigel, ndaloji njerëzit e tu të më kontaktojnë në telefon. Unë nuk kam ndërmend të vij në emisionin tënd. Nuk kam ndërmend të bëj asnjë ujdi me ju”.

Ndërkohë, Dorian Puka, për t’i vënë në një pozitë të vështirë producentët e Nigel Farage, gjatë një komunikimi u thotë:

“Vij në emisionin e Nigel nëse ai më rregullon letrat (lejen e qëndrimit në Angli)”.

E shkuara Dorian Pukës

Puka u dënua fillimisht me nëntë muaj burg në vitin 2016 dhe u deportua vitin pasardhës, pasi tentoi të hynte me forcë në një banesë. Pronari i shtëpisë e kishte vënë re përmes një kamere interneti, ndërsa ndodhej me pushime në Francë.

Brenda një viti, ai arriti t’u shmangej kontrolleve kufitare dhe të rikthehej në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në banesa në Londër.

Ai u kap përfundimisht nga efektivë policie civilë, të cilët patrullonin në zonën e Surbitonit, në jugperëndim të Londrës.

Në momentin e arrestimit, Puka mbante në dorë një orë të shtrenjtë, të cilën e kishte vjedhur, pas një rritjeje të numrit të vjedhjeve në këtë zonë.

Puka u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg dhe u deportua në mars të vitit 2020, përpara se të rikthehej sërish ilegalisht në Britani.

Rekordi i tij kriminal dhe dënimet e mëparshme me burg bëjnë që ai të përmbushë kriteret për deportim automatik.

Megjithatë, ai ka qëndruar në Britani për më shumë se tre vjet, pasi Ministria e Brendshme britanike (Home Office) nuk ka mundur ta deportojë për shkak të kërkesës së tij për azil dhe sfidave ligjore që vijojnë.

Në Tribubalin e apelit  për emigracionin disa javë më parë Puka e humbi betejën ligjore për të qëndruar në Angli.

Të gjitha kërkesat për azil iu refuzuan pasi më parë nuk ishin pranuar nga Home Office./Top Channel

Dorian Puka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin