Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte.

ISTOG- Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte. Rasti lidhet me Masakrën e Padalishtës, që ka ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.
Autoritetet cituan se dy të dyshuarit u lokalizuan më 29 tetor dhe Z.B. u arrestua në fshatin Osjan, ndërkaq G.B. në Cerkolez të komunës së Istogut.
Hetimet për këtë masakër, sipas autoriteteve po zhvillohen për një kohë të gjatë, teksa nuk u dhanë detaje të tjera për rastin. Në Masakrën e Pedalishtës ishin vrarë 19 anëtarë të familjes Imeraj. Mosha e viktimave ishte nga dy deri në 76 vjeç.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e pushtetit aktual në Serbi, pretendoi tre serbë janë arrestuar në Istog mëngjesin e së enjtes. Të pyetur për këtë pretendim të Listës Serbe, nga Prokuroria Speciale iu referuan komunikatës së lëshuar nga ta sa i përket numrit të të arrestuarve.
Përmes një reagimi, Lista Serbe tha se arrestimi i tyre “ka shqetësuar të gjithë popullin serb”, duke akuzuar autoritetet e Kosovës se “pa prova bindëse për fajësinë e tyre” po vazhdon arrestimet për krime lufte.
“U bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të reagojnë dhe të përfshihen në këto procedura. Ata e kanë për detyrë të monitorojnë punën e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorisë, si dhe të parandalojnë keqpërdorimin e institucioneve me qëllim të përndjekjes të serbëve mbi baza etnike”, u tha në reagimin e Listës Serbe.
Së voni, autoritetet kanë iniciuar një sërë rastesh që kanë të bëjnë për krime lufte kundër popullatës civile dhe kanë ngritur akuza ndaj të dyshuarve, përfshirë edhe akuza në mungesë.
Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore./Dosja.al
DURRËS- Një aksident ka ndodhur në Durrës ku një makinë ka përfunduar në një kanal me ujë, e kthyer përm...
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Rama....
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën me 1,434 familje përfituese nga programi i kredive të buta për b...
Rossmann & Lala vijon nismën e rishikimit të çmimeve, këtë herë në produktet e kozmetikës. Nga 1 tetori, produkte...
SHKODËR- Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është zbuluar dhe goditur nga...
Arlinda Zekaj KOSOVË- Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila ...
SERBI- Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit ka hapur rrugën për ndryshimin e pushtetit në Ser...
Pamje nga protestat TIRANA- Protestat studentore në vend kanë marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të...
Pamje Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vu&cced...
Erion Vishkulli ITALI- Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që u plagos në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiran&...