LIVE UPDATES
Aktualitet

Serbia mes ndryshimit të pushtetit dhe ndryshimit të sistemit

Lista bashkoi kundërshtarë të pushtetit rreth luftës kundër korrupsionit dhe kërkesës për institucione të pavarura. Megjithatë, premtimet për reforma të brendshme shoqërohen me qëndrime që sinjalizojnë vazhdimësi në disa drejtime kryesore të politikës së jashtme.

29 October 2026, 16:12 Nga E. D

Serbia mes ndryshimit të pushtetit dhe ndryshimit të sistemit

SERBI- Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit ka hapur rrugën për ndryshimin e pushtetit në Serbi. Por, sipas ekspertëve, ndryshimi i mënyrës si funksionon shteti do të kërkojë ballafaqim me rrjetet politike të rrënjosura në institucione dhe organizimin e një lëvizjeje të larmishme në një shumicë funksionale.

Lista bashkoi kundërshtarë të pushtetit rreth luftës kundër korrupsionit dhe kërkesës për institucione të pavarura. Megjithatë, premtimet për reforma të brendshme shoqërohen me qëndrime që sinjalizojnë vazhdimësi në disa drejtime kryesore të politikës së jashtme.

Sa i vështirë do të jetë ndryshimi?

Lëvizja përfshin përfaqësues me pikëpamje të ndryshme politike, shumica pa përvojë në poste shtetërore. E organizuar përmes plenumeve studentore, ajo ka shmangur krijimin e një hierarkie drejtuese dhe nuk ka një udhëheqës të vetëm.

Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Serbisë në Uashington, i tha REL-it se ndryshimet janë të mundshme dhe se rezultati i zgjedhjeve tregon dëshirën e qytetarëve për to.

“Ata kërkojnë, para së gjithash, sundimin e ligjit, drejtësi të mirëfilltë dhe luftë kundër korrupsionit. Këto tri gjëra janë të ndërlidhura”, tha ai. “Mendoj se ky është një hap i madh për Serbinë. Megjithatë, rruga do të jetë e gjatë. Do të kërkojë shumë durim, si dhe udhëheqje të kujdesshme dhe të përqendruar të reformave në sektorë të caktuar".

Sipas tij, ndryshimi duhet të nisë me forcimin e institucioneve dhe kërkimin e përgjegjësisë nga ata që nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre. Përparimi mund të vërehet shpejt nëse prokuroria dhe policia i përmbushin detyrat, sipas Vujaçiq, por reformat në disa sektorë do të kërkojnë të paktën një deri në dy vjet.

“Kjo kohë është e nevojshme për të vendosur një ndarje të mirëfilltë të pushteteve, për të ndryshuar ligje të caktuara dhe për të siguruar që institucionet të drejtohen nga njerëz të përgjegjshëm”, tha ai.

Por, këto reforma mund të hasin në rezistencë brenda vetë institucioneve. Bojana Zoriq, nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë, i tha REL-it se qeverisë së re do t’i duhet të përballet me rrjetet politike të rrënjosura dhe të rikthejë besimin në institucione.

Përballja me këto struktura ekzistuese lidhet edhe me orientimin e jashtëm të Serbisë. Programi i Listës Studentore dhe deklaratat e para të përfaqësuesve të saj sinjalizojnë ruajtjen e disa qëndrimeve ekzistuese. Kjo ngre pyetjen se sa larg mund të shkojnë reformat kur të prekin interesa dhe struktura të lidhura me këto partneritete, veçanërisht në energjetikë dhe siguri.

Politikë e jashtme me pushtet të ri, por drejtim të njëjtë?

Në raport me Rusinë, programi i listës premton ruajtjen e partneritetit dhe kundërshton sanksionet, ndërsa mbështet integritetin territorial të Ukrainës. Pas zgjedhjeve, i pari i Listës Studentore, Ilija Sërdanoviq, u pyet për marrëdhëniet me Moskën dhe mundësinë e rishqyrtimit të qëndrimit ndaj sanksioneve. Në intervistën për Shërbimin e Ballkanit të REL-it, ai theksoi nevojën për dialog me qytetarët.

“Do të hapim dialog dhe do t'u japim qytetarëve mundësinë të zgjedhin drejtimin që ata e konsiderojnë më të mirin për veten”, tha ai.

Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, shkruan në X se kërkesa për rivendosjen e sundimit të ligjit bashkoi zëra properëndimorë, prorusë dhe neutralë, duke shmangur përçarjet gjeopolitike që, sipas saj, i nxiste Vuçiqi.

Ajo vëren se tashmë kanë nisur paraqitjet në mediat ruse dhe deklaratat kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Megjithatë, përderisa qeveria ende nuk është formuar dhe zgjedhjet presidenciale janë përpara, e konsideron të parakohshme nxjerrjen e përfundimeve të prera për orientimin e pushtetit të ri.

Duke kujtuar se nacionalizmi mbijetoi edhe pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviqit, Stradner paralajmëron për rrezikun e ndryshimit të udhëheqjes pa ndryshim thelbësor të drejtimit.

Sipas saj, ndikimi rus lidhet me varësinë energjetike dhe lidhjet brenda strukturave të inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë. Ndryshimi, argumenton ajo, kërkon reforma në këto institucione dhe diversifikim të furnizimeve energjetike.

“Transformimi i vërtetë i Serbisë nuk do të matet me atë se kush vjen në pushtet, por me gatishmërinë e udhëheqjes së re për ta çmontuar sistemin që e ka mbajtur vendin të ngërthyer në të njëjtin cikël gjeopolitik”, shkroi Stradner.

Ndërkohë, synimi i listës për përparim drejt BE-së do të kërkojë vendime si për reformat e brendshme, ashtu edhe për politikën e jashtme.

Lisa Homel, zëvendësdrejtoreshë në Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik, vlerëson se përparësitë e studentëve për luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit përputhen me fushat themelore të negociatave për anëtarësim. Kjo, sipas saj, krijon mundësi për përparim aty ku qeveritë e mëparshme kanë ngecur, ndonëse lista ende nuk ka paraqitur vizion të qartë për anëtarësimin.

Për Kosovën, lista kundërshton pavarësinë dhe lë hapësirë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të arritura. Sërdanoviq, megjithatë, është zotuar për vazhdimin e dialogut për Kosovën dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Qeveria e ardhshme, thekson Homel, do të trashëgojë kërkesat e Brukselit për përafrimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në, si dhe procesin e ngecur të normalizimit me Kosovën. Ndryshimi i pushtetit, sipas saj, nuk i zëvendëson këto detyrime./REL

Serbia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin