LIVE UPDATES
Bota

Javier Milley sulmon Pedro Sánchez: Është një diktator, hajdut dhe i korruptuar

Gjatë fjalimit të tij në një forum ekonomik, Milley kritikoi politikat e qeverisë spanjolle, duke fajësuar socializmin për problemet ekonomike dhe mungesën e perspektivës për një pjesë të qytetarëve.

21 October 2026, 16:13 Nga G.M
Javier Milley sulmon Pedro Sánchez: Është një diktator,
Javier Milley

ARGJENTINA- Presidenti i Argjentinës, Javier Milley, ka sulmuar ashpër kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sánchez, duke e cilësuar atë si diktator, hajdut dhe të korruptuar gjatë një vizite në Madrid. Gjatë fjalimit të tij në një forum ekonomik, Milley kritikoi politikat e qeverisë spanjolle, duke fajësuar socializmin për problemet ekonomike dhe mungesën e perspektivës për një pjesë të qytetarëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ai deklaroi se Spanja kishte mirëpritur qindra mijëra argjentinas që ishin larguar nga vendi i tyre për shkak të varfërisë dhe mungesës së mundësive.

“Spanja mirëpriti qindra mijëra argjentinas që iknin nga varfëria dhe mungesa e një të ardhmeje, fryte të socializmit katastrofik të shekullit XXI, të cilin e vuani rregullisht me diktatorin e papranueshëm Pedro Sánchez”, deklaroi presidenti argjentinas.

Milei, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër së majtës, u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve spanjollë që të votojnë kundër socialistëve në zgjedhjet parlamentare të parashikuara për 29 nëntor. Ai akuzoi partitë e majta në Evropë se mbajnë përgjegjësi për stanjacionin ekonomik të kontinentit.

Sulme ndaj politikave të emigracionit

Një tjetër objektiv i kritikave të presidentit argjentinas ishte politika e emigracionit e qeverisë së Pedro Sánchez. Milei e akuzoi ekzekutivin spanjoll se po nxit emigracionin për interesa elektorale, duke përdorur termin “pushtim” për të përshkruar flukset migratore.

Duke iu referuar edhe enklavës spanjolle të Ceutës, ai shprehu shqetësimin e tij për atë që e konsideron si kombinim të politikave të papërgjegjshme të emigracionit dhe dobësimit ekonomik.

“Stanjacioni ekonomik, i kombinuar me papërgjegjshmërinë migratore, po përcakton një rrugë rënieje për të ardhmen që do të jetë shumë e vështirë të përmbyset”, u shpreh Milei.

Takime me drejtuesit e së djathtës spanjolle

Gjatë qëndrimit në Madrid, presidenti argjentinas pritet të takohet me drejtues të partisë së ekstremit të djathtë Vox, Santiago Abascal, si dhe me Isabel Díaz Ayuso, presidente e rajonit të Madridit dhe një prej figurave kryesore të së djathtës spanjolle.

Milei shprehu publikisht mbështetjen e tij për të dy politikanët, duke deklaruar se ata kanë ide që, sipas tij, mund ta nxjerrin Spanjën nga rënia. Vizita e presidentit argjentinas zhvillohet në një klimë të tensionuar politike në Spanjë, ku përplasjet mes së majtës dhe së djathtës mbeten të forta.

Ndërkohë, pak para fjalimit të Mileit, kryeministri Pedro Sánchez publikoi një video në platformën X, ku shprehej krenar për identitetin e tij të majtë. Termi spanjoll “zurdo”, që përdoret shpesh në mënyrë përçmuese nga Milei dhe qarqe të së djathtës ekstreme për t’iu referuar të majtëve, u kthye kështu në një tjetër element të përplasjes politike mes dy liderëve./Dosja.al

Javier Milley pedro sanchez

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin