21 October 2026, 15:37
Nga E. D

KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar një sasi masive prej 7.6 tonësh kokainë në portin e Kartagjenës, e cila ishte e destinuar për në Holandë. Të mërkurën, Shërbimi i Prokurorisë Publike Holandeze (OM) tha se dy shtetas holandezë ishin arrestuar në Kolumbi për trafik droge, megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse arrestimet kishin lidhje me këtë operacion.
“Policia Kombëtare i ka dhënë një goditje historike narkoterrorizmit. Në portin e Kartagjenës, u sekuestruan 7.6 ton kokainë me destinacion Holandën. Sekuestrimi më i madh në dhjetë vitet e fundit,” tha Presidenti Abelardo de la Espriella në një video të postuar në mediat sociale.
Një hulumtim i mëparshëm nga gazeta The Guardian zbuloi se Holanda shërben si një nga portat kryesore për kokainën nga Kolumbia që hyn në Evropë. Autoritetet kolumbiane gjithashtu arrestojnë shpesh shtetas holandezë të dyshuar për trafik droge, përfshirë dy arrestime të kohëve të fundit.
Dy burrat holandezë u arrestuan me kërkesë të autoriteteve holandeze, konfirmoi Shërbimi i Prokurorisë Publike Holandeze (OM) për AD të mërkurën në mëngjes. Një zëdhënës tjetër i OM i tha OM se Holanda nuk ka kërkuar ende ekstradimin e tyre. Autoritetet kolumbiane i identifikuan të dyshuarit si Ronny H. dhe Ulrich van D. Ata u arrestuan në Cali dhe Medellín.
Ronny H. është i lidhur me një bandë që transportonte kontejnerë me kokainë nga qyteti port i Buenaventurës në Belgjikë dhe Holandë. Ndërsa, Van D. dyshohet se ka lehtësuar trafikimin e drogës duke “kontaminuar” dërgesat e ligjshme në aeroporte dhe porte me kokainë. Në qershor, një tjetër shtetas holandez u arrestua në Medellín, i cili kërkohej nga autoritetet holandeze për trafik droge dhe pastrim parash.
Në maj, autoritetet kolumbiane arrestuan holandezin Glen Sherman de F., i cili akuzohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në një rrjet ndërkombëtar të kontrabandës së kokainës që vepronte nëpërmjet Aeroportit El Dorado të Kolumbisë. Gjithashtu në maj, një holandez 32-vjeçar u qëllua dhe u vra në qytetin kolumbian të Valleduparit dhe dyshohet se edhe ky krim lidhet me trafikun e drogës./Dosja.al
autoritetet kolumbiane
Bota
21 October 2026, 15:37
G.M
harta
IZRAEL- Izraeli ka dënuar ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë të Memorandumit të Juridiksionit De...
Bota
21 October 2026, 15:39
G.M
pamje
RUSI- Një avion luftarak rus i tipit Su-30 është rrëzuar më 21 tetor në rajonin e Kaliningradit, gjatë një ...
Bota
21 October 2026, 14:47
E.d
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër komentet e udhëheqësve të huaj lidhur me incidentet e dhun...
Bota
21 October 2026, 13:31
E.d
Shtetasi amerikan Stephen Hubbard
Stephen Hubbard, shtetas amerikan 74-vjeçar nga Miçigani, i cili u akuzua se i ishte bashkuar forcave të ...
Bota
21 October 2026, 10:50
E.d
Pamje
I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka mbërritur të mërkurën në Shën Petersburg për t’...
Bota
21 October 2026, 10:31
E.M
TORINO- Tre hajdutë hynë me forcë në Pallatin Mbretëror të Venaria Reale pranë Torinos dhe vodhën 26 orë xhepi t&e...
Bota
21 October 2026, 10:07
E.d
Pamje
Moldavia ka njoftuar se do ta nisë një hetim lidhur me dyshimet se gjiganti rus i teknologjisë, Yandex, po mbledh të dhënat per...
Bota
21 October 2026, 09:54
E.d
Friedrich Merz
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Bloomberg-ut, Francine Laqua, Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) foli, n...
Bota
21 October 2026, 09:40
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump së bashku me bashkëshorten Melania Trump kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut në rrjetet soc...
Bota
21 October 2026, 09:23
E.d
Pamje
Rreth katër javë pas zgjedhjeve në landin federal të Berlinit, duket gjithnjë e më e mundshme që kryeqyteti gje...