Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Jo vetëm Nisma Thurrje, zbulohen kallëzimet që janë bërë tek SPAK. Qytetarët kërkojnë zgjidhje për tokat e vjedhura
24 December 2019, 19:42Nga DOSJA
TIRANË– Që prej ditës së djeshme prokurorët e SPAK kanë nisur punën, pasi u prezantua edhe Kryeprokurori Arben Kraja. Qytetarët kanë nisur gjithashtu të dorëzojnë kallëzimet e para.
Kallëzuan në SPAK:
Arben Myzeqari
Vilson Çobani
Faslli Marku
Bujar Mysli
Bardhyl Ibro
Nisma Thurje
Pritshmëritë për Prokurorinë e Posaçme SPAK janë të larta, dhe qytetarët po e shprehin këtë gjë me denoncime të cilat kanë filluar ti depozitojnë pranë zyrave të prokurorisë anti korrupsion dhe antikrimit të organizuar. Disa qytetarë kanë dorëzuar kallëzime sa i takon çështjes së pronave. Të tjerë kërkojnë hetime për prokurorë dhe gjyqtarët dhe të tjerë kërkojnë ende drejtësinë e pagjetur.
Arben Myzeqari është njëri nga denoncuesit që ka shpresë tek SPAK . Ai kërkon hetime për një varg akuzash por në vetvete lidhen me një pronë shtetërore në Fier me sipërfaqe 460 metra katrorë.
Myzeqari: Kam kallëzuar për veprën “organizatë kriminale”, kam kallëzuar kundërshtarin tim që kam prej 8 vite e gjysmë që luftojmë me të dhe prokurorë dhe gjyqtarë pasi nuk kemi të bëjmë thjeshtë me krimin e vjedhjes së pasurisë private, por më shumë unë tani do të luftoj për pronë shtetërore.”
Myzeqari ka testuar më herët disa prokurori e tashmë mendon që çështjen e tij mund ta zgjidhe vetëm SPAK.
Anila: Pse ke pritshmëri nga SPAK-u?
Unë kam pritshmëri nga SPAK, sepse është i vetmi institucion i cili do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm te Amerika kam shpresë dhe mundësisht ti shisja të gjitha dhe të ikja.
Anila: Të kanë lodhur?
Jashtë mase (me lot në sy), më kanë lodhur dhe padrejtësisht. Sepse thonë që e drejta e vonuar është e mohuar, mua më është mohuar e drejta. Unë tani nuk kërkoj më drejtësi, unë kërkoj vetëm zbardhjen e të vërtetës.
Sikurse 55 vjeçari , kallëzime dorëzuan gjatë ditës edhe qytetarë të tjerë, mes tyre Vilson Çobani i cili prej vitesh ankohet në të gjitha gjykatat për gjyqtarët e prokurorët, ndërsa përmes avokatit të tij dorëzoi kallëzim penal edhe Arber Çekaj i cili pretendon se i kanë falsifikuar te dhënat e hyrje daljeve nga sistemi tims.
TIRANË- Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, është mbledhur sot qeveria ku ka marrë vendimin për qenë data 3 janar ditë pushimi. Sipas vendimit të marrë...
KUKËS– Qyteti i Kukësit gjatë 24 orëve të fundit është përfshirë nga reshjet e dëborës në lartësinë mbi 800 metra përfshirë edhe fshatrat e thella malore. ...
TIRANË- Kompozitori i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Edmond Zhulali, ka analizuar në detaje organizmin e Festivalit të 58-të Këngës në Ra...
ANGLI- Shqiptari, Florian Marku, është paraqitur sot në Gjykatën e Magjistraturës në Teesside pasi akuzohet për vrasjèn e babait të dy fëmijëve, Hemwand Ali Hus...
TIRANË– Seanca për dhënien e pretencës ndaj Arben Grorit që akuzohet për vrasjen e të fortit të Tiranës, Naim Zyberit në Itali është shtyrë më datë 30 dhje...
TIRANË- Gazetarja Rudina Xhunga, ka folur për polemikat e për Festivalin e RTSH-së, duke e krahasuar me festivalin e 11 të këngës në kohën e diktaturës. E ...
TIRANË– Mbi 10 mijë lodra për fëmijë janë bllokuar ditët e fundit, pasi kanë rezultuar të rrezikshme për fëmijët. Burime nga Inspektoriati i mbikëqyrjes së...
VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur djegien e makinës, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme. Sipas një njoftimi nga blutë e Vlorës bëhet me dije se është zbar...
TIRANË- Fieraku Arti Braka denoncoi në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ish-gruan e tij. U njoh me të vite më parë dhe jetuan së bashku pë...
Tiranë- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se është miratuar drafti për amistinë për gratë dhe burrat e burgosur. Nëpërmjet një deklaratë për med...