Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Jo vetëm takimi me Emmanuel Macron, Avdullah Hoti nuk do të kthehet duarbosh në Kosovë, ja marrëveshjet që nënshkroi sot
7 July 2020, 20:43Nga DOSJA
KOSOVË- Përveç takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar edhe dy marrëveshje sot në vizitën e tij në Paris.
Kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Hoti tregon se njëra marrëveshja ka të bëjë me lejimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë Franceze për Zhvillim, ndërsa tjetra është për lejimin e punësimit të familjarëve të diplomatëve.
“Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve. Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, trajnimi profesional etj”, ka shkruar Hoti.
Ndër të tjera ai thotë se nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve nënkupton thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Përveç mbështetjes që Franca i jep Kosovës nëpërmjet Bashkimit Evropian, këto dy marrëveshje shënojnë thellim konkret të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Francës janë duke përgatitur një numër marrëveshjesh, të cilat dëshmojnë kualitetin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Hoti.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh ditën e sotme në një konferencë se shpërthimi i koronavir...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA’në nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandem...
KOSOVË- Kosova ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, por vatra më e nxehtë në vend mbetet Prishtina.Drejtori i Shëndetë...
SHBA– KW Miller, një politikan dhe kandidat për Kongres në SHBA ka deklaruar se këngëtarja e njohur ndërkombëtare, Beyonce po gënjen dhe ka fshehur identetin e ...
TIRANË- Kryetari i Bashkimit Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, është shprehur sot mundësia për zgjedhjen e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriu...
Ditën e sotme drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar se shkencëtarët dhe ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit pla...
RUSI- Në Rusi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve janë regjistruar 6,368 raste të reja fdhe numri në to...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur...
SHBA- Donald Trump është dhunuar nga babai i tij tregon mbesa e presidentit amerikan në librin e saj. Mary Trump shkruan se ‘dashuria nuk do të thoshte asgjë’ p...
EVROPË- Bashkimi Europian nëpërmjet postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se për t’i ardhur në ndihmë Ballkanit Perëndimor do të jap një fond shtesë pre...