13 November 2026, 15:00
Nga G.M
Johnny Deep
SHBA- Aktori i njohur Johnny Depp ka folur për ndikimin që ka pasur atësia në jetën e tij, duke treguar se ardhja në jetë e fëmijës së parë i ndryshoi mënyrën se si e shihte botën dhe i dha një kuptim të ri gjithçkaje që kishte përjetuar. Sipas mediave të huaja, në një intervistë, 63-vjeçari kujtoi momentin kur u bë baba për herë të parë, nga lidhja me ish-partneren e tij, Vanessa Paradis. Çifti ka dy fëmijë, Lily-Rose dhe Jack.
"Ishte sikur m'u hoq një vello e madhe, të cilën as nuk e kuptoja se ekzistonte, derisa lindi fëmija im i parë", tregoi Depp.
Aktori pranoi se më parë shpesh pyeste veten për arsyet që e shtynin të pranonte role dhe të angazhohej në projekte të ndryshme filmike. Por, sipas tij, ardhja e fëmijëve i dha përgjigjen që kërkonte prej kohësh.
"Papritur e kuptova saktësisht pse kishte ndodhur gjithçka në jetën time", u shpreh ai.
Depp theksoi se fëmijët mbeten kuptimi më i rëndësishëm i jetës së tij, edhe pse tashmë janë rritur.
"Kur fëmija juaj vjen në botë, nuk ka asgjë tjetër në botë", tha aktori.
Ndërkohë, vajza e tij, Lily-Rose Depp, ka ndjekur rrugën e të atit në kinematografi, duke u bërë pjesë e disa produksioneve filmike, veçanërisht në zhanrin horror./Dosja.al
johny deep
Art&Argëtim
13 November 2026, 07:12
E.d
Dashi
Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë me partnerin. Në punë do të kesh mund&eu...
Art&Argëtim
12 November 2026, 22:10
E.M
NEW YORK- Aktori i njohur Robert De Niro dhe partnerja e tij Tiffany Chen janë shfaqur së bashku në premierën e filmit "Focker-in-Law"...
Art&Argëtim
12 November 2026, 21:41
E.M
LOS ANGELES- Angelina Jolie pritet të largohet nga Los Angeles pas raportimeve të fundit ku thuhet se ajo pas ndarjes me Brad Pitt ka blerë nj&e...
Art&Argëtim
12 November 2026, 16:18
E.M
SHBA- Publikimi i listës së yjeve ndërkombëtarë që do të kryesojnë me performancat muzikore në Coachella 2027 ka s...
Art&Argëtim
12 November 2026, 15:13
E.M
LOS ANGELES- Në një dalje publike së bashku Ariana Grande dhe Ricky Alvarez, kanë konifrmuar spekulimet që kanë qarkulluar së...
Art&Argëtim
12 November 2026, 10:58
G.M
Drake
KANADA- Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen me një tjetër bizhuteri të veçantë, këtë her&...
Art&Argëtim
12 November 2026, 07:31
G.M
Bulgari Pink
ZVICËR- Një nga diamantet rozë më të rrallë në botë, i njohur si “Bulgari Pink”, ë...
Art&Argëtim
12 November 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në dashuri, mund të lindë një bisedë që ju afron më shumë me partnerin. Në punë, mos u ...
Art&Argëtim
11 November 2026, 20:37
E.M
SHBA- Festivali i njohur i muzikës, Coachella Valley Music and Arts Festival, ka publikuar listën e yjeve ndërkombëtarë që do t&e...
Art&Argëtim
11 November 2026, 16:34
E.M
KANADA- Reperi kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen në videoklipin e këngës së tij “Ya Hit”, pas një a...