LIVE UPDATES
Politike

‘Ka Erion Veliaj takim…’/ Avokati Logu tregon PRAPASKENAT me kryebashkiakun: Klloun! I bëra dy pyetje, se doj

17 February 2021, 13:19 Nga DOSJA
‘Ka Erion Veliaj takim…’/ Avokati Logu tregon PRAPASKENAT me

TIRANË– Avokati Besart Logu ka treguar detaje nga një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një prej takimeve të tij në qytet. Në një shkrim në Facebook, avokati ka treguar me detaje sesi kishte marrë vesh rastësisht që Veliaj do të zhvillonte një takim në zonë, dhe sesi e kishte pritur derisa kishte mbaruar fjalën para simpatizantëve socialistë. Logu shkruan se i kishte drejtuar vetëm dy pyetje numrit një të Bashkisë, lidhur me parkimin e automjeteve në shkollën “Gustav Mayer” dhe arsyen për prishjen e ish-kompleksit “Dajti”. Përgjigjia, sipas avokatit, nuk iu dha kurrë. 

“Sapo më afrohet i drejtohem: “z.Veliaj, ju lutem kam dy çështje shumë shkurt për të diskutuar: 1. Jam Kryetari i Këshillit të Prindërve të Shkollës “Gustav Mayer”. Ju kam nisur një kërkesë që në shtator të vitit 2020 ku ju kam kërkuar të rregulloni parkimin e automjeteve të transportit të fëmijëve por nga ana juaj nuk ka patur asnjë reagim. Bëhet fjalë për një komunitet me 1100 nxënës, një ndër dy shkollat më të mëdha në Shqipëri që nuk ka vëmendjen e bashkisë. 2. Pse e prishët ish kompleksin “Dajti”?! Kisha djalin që stërvitej aty. Rreth 200 fëmijë stërviteshin gjatë javës në atë kompleks. Ishte kompleks sportiv dhe po e ktheni në kompleks pallatesh…” Më dëgjoi dhe tha: “të më kishe thënë vetëm njërën se jam shumë i ngarkuar dhe nuk mbaj mend asgjë…”,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Takimi me Veliajn! Sot, si çdo ditë tjetër, shkova të marr një kafe në gotë plastike për ta pirë avash avash në zyrë. Përgjithësisht e marr te Bar “Joena”, e kam më afër por dhe kafja që ka më shijon. Sapo futem për tu drejtuar te banaku, kamarieri më ndalon dhe më njofton se ka prenotim, ka Erion Veliaj takim me banorët e Njësisë 7. Super, thashë me vete. Jam banor i njësisë dhe do i bëj dy pyetje, aspak politike por që prekin drejtpërdrejtë përditshmërinë si qytetar i kësaj zone. Nuk u futa brenda por e prita te pjesa e jashtme e lokalit, ku pihet dhe cigare. Takimi zgjati rreth gjysëm ore, me ovacione dhe jargavitje pafund nga ana e pjesëmarrësve. Ama, zero pyetje dhe zero diskutim. Foli me këmbë e me duar, dëgjoja gjatë gjithë kohës etiketime dhe ndasi të tipit “ne” dhe “ata”. Mbaroi çfarë kishte programuar për të thënë dhe u çua të dalë. Aty i zura “pritë”, doja ti përcillja shqetësimet e mija si qytetar. Sapo më afrohet i drejtohem: “z.Veliaj, ju lutem kam dy çështje shumë shkurt për të diskutuar: 1. Jam Kryetari i Këshillit të Prindërve të Shkollës “Gustav Mayer”. Ju kam nisur një kërkesë që në shtator të vitit 2020 ku ju kam kërkuar të rregulloni parkimin e automjeteve të transportit të fëmijëve por nga ana juaj nuk ka patur asnjë reagim. Bëhet fjalë për një komunitet me 1100 nxënës, një ndër dy shkollat më të mëdha në Shqipëri që nuk ka vëmendjen e bashkisë. 2. Pse e prishët ish kompleksin “Dajti”?! Kisha djalin që stërvitej aty. Rreth 200 fëmijë stërviteshin gjatë javës në atë kompleks. Ishte kompleks sportiv dhe po e ktheni në kompleks pallatesh…” Më dëgjoi dhe tha: “të më kishe thënë vetëm njërën se jam shumë i ngarkuar dhe nuk mbaj mend asgjë…” Klloun! Në kuptimin e parë dhe të plotë të fjalës! Të jem i sinqertë, nuk prisja asgjë. E bëra se doja ti çirrja maskën dhe të kuptonte se në Njësinë 7 ka njerëz që janë prekur nga politikat e tij degraduese dhe se kanë guximin t’ia thonë në sy. Ai mund ta mbajë veten për Superman por nuk mundet që mos të ketë me vete staf që të mbajë shënim shqetësimet e banorëve. Kjo tregon se atij i intereson propaganda, ana formale dhe jo ajo substanciale. Problematikat e banorëve nuk ka si ti zgjidhë për sa kohë është vetë shkaktari i tyre. Atij i mjafton salla të jetë e mbushur me ato parazitë që ka punësuar dhe i mban me rroga mujore që ti nxjerrë në darkë videot e montume në mediat pranë pushtetit. Ky ishte takimi me Erion Veliajn, 100% brënda pritshmërive!

Prej disa kohësh në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Veliaj në cilësinë e një prej drejtuesëve politikë të Tiranës ka intensifikuar takimet me qytetarët.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besart logu erion veliaj besart logu erion veliaj

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa