LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ka humbur kujtesën, është rëndë”, avokati i Bajram Tushës sqaron akuzat për përdhunim: Vajza ka denoncuar shumë nj

24 April 2020, 13:53 Nga DOSJA
“Ka humbur kujtesën, është rëndë”, avokati

SARANDË– Avokati mbrojtës i të akuzuarit për përdhunim Bajram Tusha, Gjergji Imeraj, është shprehur se klienti i tij vua nga probleme psiqike dhe se se vuan nga humbja e kujtesës. Në një deklaratë për mediat, avokati mësohet të ketë sqaruar se kallëzimi është bërë pasi vajza është shtyrë nga i dashuri i saj si hakmarrje ndaj prindërve. Avokati shton më tej se vajza ka kallëzuar, jo vetëm 72-vjeçarin, por edhe babain e saj, e miq të familjes, të cilët i akuzon se kanë abuzuar me të.

“Sapo ka përfunduar masa e sigurisë që ka të bëjë me të dyshuarin i cili akuzohet për veprën penale të abuzimit seksual me të mitur. Prokuroria e rrethit Sarandë kërkoi arrestin me burg dhe vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të klientit tim. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura u vërtetuan këto fakte: gjithë historia është ngritur mbi kallëzimin e të miturës dhe të dashurit të saj, të cilët të dy bashkë dhe veç e veç, të cilët akuzonin prindërit, babain (e mitura), të ndaluarin, dhe persona të tjerë, se kishin abuzuar seksualisht.

Prokuroria kishte kryer veprime të tjera, një prej tyre ishte dhe përgjimi ambiental i cili nuk jepte ndonjë fakt për atë çfarë dyshohet. Gjatë debatit i parashtruam prokurorisë dhe policisë gjyqësore që të tentonin dhe të vazhdonin të hetonin shkaqet e kallëzimit. Çfarë kanë personat mes njëri-tjetrit, cilat janë kontradiktat midis kallëzueses dhe familjes. U vërtetua në sallë të gjyqit se vajza kishte 2 javë që kishte ikur nga shtëpia dhe ishte vendosur te shtëpia e Gentjan Rucit. Në të njëjtën kohë familja ishin paraqitur  disa herë pranë shkollës dhe pranë shtëpisë së Gentjan Rucit, dhe i kishin kërkuar këtij të fundit, që të largohej nga vajza e tyre. Këto ishin shkaqet që sipas mendimit tonë kishin sjellë pasojën e një kallëzimi që nuk vërtetohet se ngjarja ka ndodhur vërtetë. Gjatë seancës gjyqësore i  dyshuari ka thënë vetëm një deklaratë, “se ishte në burg vetëm për shkak se këtë familje e kishte ndihmuar, për më tepër motrën e të miturës e kishte nuse për djalin”. Pra krijohet bindja se kallëzimi është bërë thjesht si shtytje, ose është detyruar nga një person i cili njihet si i dashuri i të  miturës,”– thotë avokati.

Intervista nga AbcNews

Pjesë nga Intervista

Pyetje: Në përgjimin ambiental cilët kanë qenë personat e policisë?

Avokati: Nuk mund të jap emra por janë persona që janë përmendur në kallëzimin e të miturës. Sipas nesh kallëzimi kishte lidhje jo vetëm me babain dhe mamanë e saj por edhe me miq të familjes. Familja është duke marrë masat, dhe është duke bërë procedura të tjera, që kanë të bëjnë me vepra penale detyruese ndaj vajzës, që ka bërë një kallëzim të rremë. Prindërit dyshojnë se ky person e ka shtyrë vajzën të bëjë këtë kallëzim.

Pyetje: Prokuroria çfarë kërkon?

Avokati: Kërkon kohën e domosdoshme për të kryer hetime të tjera që ajo mendon si të domosdoshme; si hetime për ekzaminimin psikiatrik të të gjithë personave që janë kallëzuar, por edhe të kallëzuesve sepse të dhënat janë kontradiktore në atë çfarë janë deklaruar.

Pyetje: Nga të dhënat e familjarëve mësohet se gjendja e 70 vjecarit është e rënduar, si është ai ?

Avokati: Ai vazhdon në një gjendje të rënduar. Ne i kërkuam prokurorisë dhe gjykatës që ta kalojë menjëherë përpara një komisioni mjeko-ligjor për një vlerësim të përgjithshëm, sepse në fund të fundit mosha që ka dhe paraqitja e tij tregonte gjendje të rënduar.

Pyetje: A ka qenë i vetëdijshëm në atë çfarë thoshte në gjyq?

Avokati: Sot ka qenë më i qetë por sot në polici, në momentin që është marrë në pyetje, ka qenë i pavetëdijshëm. Familjarët e tij thonë se vuan nga humbja e kujtesës dhe për shkak të moshës, dhe për shkak të vështirësive të jetës.

Historia e 17-vjeçares së përdhunuar në Sarandë, të paktën sipas akuzave të ngritur nga vetë adoleshentja, ka marrë një drejtim krejt të paqartë. 17-vjeçarja tashmë ka një urdhër mbrojtje për prindërit e saj, të cilët nuk lejohen tashmë që t’i afrohen të bijës. Kjo ka ardhur pas deklaratës së bërë nga vetë adoleshentja,e cila pas Bajram Tushës, ka akuzuar edhe të atin për përdhunim. Prindërit e vajzës i kanë mohuar të gjitha deklaratat e të bijës dhe shprehen se edhe 72-vjeçari Bajram Tusha është i pafajshëm. Aktualisht 17-vjeçarja, ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajram tusha gjergji imeraj perdhunimi i 17 vjecares ne sarande sarande bajram tusha gjergji imeraj perdhunimi i 17 vjecares ne sarande sarande

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë