LIVE UPDATES
Bota

Kalimi i presidencës në Amerikë

10 November 2020, 15:27 Nga DOSJA
Kalimi i presidencës në Amerikë

Sjellja e presidentit në largim të SHBA-së Donald Trump duke filluar që tani e deri në përurimin në janar të pasardhësit të tij, Joe Biden, ka të ngjarë të jetë po aq obstruktive sa kaotike ishte administrata e tij. Biden duhet të nxjerrë dy mësime nga një president i mëparshëm në detyrë i SHBA-së, i cili gjithashtu nuk e priti mirë humbjen e tij.

Tranzicionet presidenciale nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur ato përfshijnë një president në detyrë të mundur në votime. Por këtë herë tranzicioni ndodh në mes të një krize të paprecedent. Presidenti aktual nuk pranon ta njohë votën si një refuzim të politikave të tij dhe ka një mospëlqim të madh për presidentin e zgjedhur, të cilin ai e akuzon për pandershmëri dhe e cilëson si shumë të dobët për të marrë postin. Ai e akuzon pasardhësin e tij si një socialist, një mbrojtës i politikave që do ta fusin vendin në rrugën e shkatërrimit.

Ishte viti 1932 dhe kalimi i presidencës nga Horbert Hoover te Franklin D.Roosevelt ndodhi në mes të një depresioni të pashembullt ekonomik dhe krize bankare. Presidenti në largim, Hoover, kishte një neveri të madhe ndaj pasardhësit të tij. Atë nuk e shqetësonte mungesa e mprehtësisë së tij mendore, por më tepër paralizimi i pjesshëm i Roosevelt. Ai e quajti Roosevelt-in një njeri që do të bënte dhe thoshte gjithçka vetëm që të zgjidhej. Gjatë fushatës së tij dhe më pas, Hoover bëri me dije se tendencat socialiste të Roosevelt do ta vendosnin vendin në një “marshim drejt Moskës”.

Atëherë, kalimi i detyrës zgjati katër muaj, periudhë gjatë së cilës presidenti dhe Kongresi bënë pak ose aspak për të adresuar krizën në vazhdim. Tërheqjet masive të depozitave nga bankat dhe paniku vazhdonte të përhapej në mënyrë ngjitëse, duke detyruar një guvernator shtetëror pas tjetrit të mbyllte sistemet e tyre bankare. Por Hoover nuk pranoi të deklaronte në mënyrë të njëanshme pushim për bankat. Në kohën kur Roosevelt u përurua në mars të vitit 1933, sistemi bankar dhe e gjithë ekonomia ishin praktikisht në një ngërç.

Hoover ishte i vetëdijshëm për krizën. Por ai ishte ideologjikisht kundër ndërhyrjes së qeverisë federale. Dhe ai ishte i bindur për pikëpamjet e tij.

Tani mund të presim sjellje të ngjashme nga presidenti i Amerikës, Donald Trump. Nga ideologjia dhe pakënaqësia, ai duket se ka të ngjarë të refuzojë të bëjë ndonjë gjë në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Pyetja është se sa larg do të shkojë ai për të penguar përpjekjet e presidentit të zgjedhur Joe Biden për ta adresuar këtë problem kur të marrë detyrën. A do t’i ndalojë Trump anëtarët e task forcës së tij që merren me adresimin e pandemisë së koronavirusit dhe të emëruarit e tjerë që të informojnë ekipin e tranzicionit? A do të mbajë ai informacione në lidhje me përpjekjen e qeverisë për të prodhuar një vaksinë për COVID-19?

Hoover, duke mos parë nevojë për politika të reja, bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të kufizuar opsionet e presidentit në ardhje. Një besimtar në shenjtërinë e standardeve të arta, ai i kërkoi Franklin Roosevelt të bënte një deklaratë që mbështeste mbështetjen e tij financiare si një mënyrë për të forcuar besimin. Ai e inkurajoi presidentin e zgjedhur që të mbështeste, madje inkurajonte, anëtarët e delegacionit amerikan të emëruar nga Hoover në konferencën ndërkombëtare të planifikuar për të diskutuar borxhet europiane të luftës dhe për të rivendosur standardin e artë në mbarë botën.

Roosevelt e kuptoi rrezikun e kësaj dhe refuzoi të angazhohej para se të merrte detyrën. Kur presidenti i zgjedhur e kundërshtoi atë, Hoover publikoi i zemëruar kopje të komunikimeve të tyre, duke irrituar opinionin publik.

Në mënyrë të ngjashme, ne mund të presim që Biden të refuzojë përgjërimet e Trump – nëse ka ndonjë të tillë – dhe të shmangë angazhimet që ia kufizojnë hapësirën për manovrim të politikave. Por Trump tashmë e ka detyruar atë në mënyra të tjera. Në veçanti, të emëruarit gjyqësorë të Trump do të sfidojnë përpjekjen e presidentit të ri për të bërë politikë përmes urdhrit ekzekutiv dhe direktivës rregullatore. Ndërkohë, përpjekjet për të avancuar legjislacionin dhe për të konfirmuar të emëruarit në pozicione administrative ka të ngjarë të pengohen Kreu i Shumicës së Senatit Mitch McConnell, duke supozuar se nuk do të ketë surpriza të mëtejshme elektorale nga Xhorxha (një shtet që Biden duket se e ka fituar dhe ku në janar do të mbahen zgjedhjet e balotazhit   për dy vende në Senat).

Kalimi nga Hoover në Roosevelt ndodhi në një kohë të rrezikshme. Mobilizimet spontane politike të të gjitha llojeve ishin në rritje. Një Ushtri Bonus me më shumë se 43,000 veteranë të Luftës së Parë Botërore dhe familjet e tyre kishin zbritur në Uashington në mes të vitit 1932, duke kërkuar pagimin e certifikatave të tyre prek veterani. Ata u shpërndanë me dhunë, me humbje jete, nga policia e Uashingtonit dhe Ushtria Amerikane nën drejtimin e gjeneralit Douglas MacArthur. Ky episod luajti një rol të konsiderueshëm në humbjen elektorale të Hoover (një rezultat që mund të ketë shërbyer si paralajmërim për Trump, i cili në mënyrë të ngjashme nxori në rrugë ushtrinë për të shpërndarë demonstruesit).

Përveç kësaj, kishte protesta, disa prej tyre të dhunshme, kundër ankandeve të përmbarimit që ndodhnin në shkallët e gjykatave në të gjithë vendin. Kishte një mbështetje në rritje të popullit për politikanët ekstremistë siç ishte Huey Long i Luizianës. Vështirësia, papunësia dhe problemet ekonomike formuan sfondin në të cilin Giuseppe Zangara, një murator i papunë me probleme fizike, mendore dhe pikëpamje ekstreme anti-sistem, u përpoq të vriste Roosevelt-in 17 ditë para përurimit të tij.

Këtu ka dy leksione. Presidenti i zgjedhur dhe ata përreth tij duhet të marrin masa shtesë për sigurinë e tyre personale, duke pasur parasysh klimën e ndezur politike dhe përpjekjet e vazhdueshme të Trump për t’i hedhur benzinë zjarrit. Dhe Biden tani, si Roosevelt atëherë, duhet të përsërisë mesazhin e tij të shpresës dhe unitetit si një antidot ndaj koronavirusit dhe përçarjes politike. Në vitin 1933, amerikanët u desh të kapërcenin vetë frikën. Sot, kur është frika nga njëri-tjetri ajo që amerikanët duhet të kapërcejnë, pohimi i Biden se nuk ka “shtete të kuqe apo shtet blu, por vetëm Shtete të Bashkuara” është një fillim i mirë.

Marrë nga: Reporter.al

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amerikë donald trump joe biden amerikë donald trump joe biden

Sondazh

Bota 10 November 2020, 13:50

BRUKSEL- Komisioni Evropian do të nënshkruajë një kontratë për vaksinën e “Biontech” ditën e nesërme. Burime për gazetën “Bild” nga brenda Komisionit, kanë bërë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin