Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Megjithatë, edhe në Shqipëri ai ishte në kërkim ndërkombëtar përmes Interpolit, për një tentativë grabitjeje me armë, të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas raportimeve greke, autoritetet shqiptare kishin lëshuar gjithashtu një vendim dënimi me 22 vite burg ndaj tij për vrasje.

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Athinë i 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i dënuar në mungesë me burgim të përjetshme për vrasjen e ish-partneres së tij dhe të partnerit të saj në vitin 2020, në Loutraki të Greqisë.
Sipas mediave greke, gjatë marrjes në pyetje, Pali ka pranuar autorësinë e dy vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri, para vitit 2002. Pas këtyre ngjarjeve, ai është larguar drejt Greqisë për t'iu shmangur drejtësisë.
Megjithatë, edhe në Shqipëri ai ishte në kërkim ndërkombëtar përmes Interpolit, për një tentativë grabitjeje me armë, të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas raportimeve greke, autoritetet shqiptare kishin lëshuar gjithashtu një vendim dënimi me 22 vite burg ndaj tij për vrasje.
Policia greke e konsideron 43-vjeçarin një person me precedentë të rëndë kriminalë. Sipas hetuesve, po verifikohet edhe dyshimi se ai mund të ketë qenë i përfshirë në vrasje me pagesë. Konkretisht, autoritetet po hetojnë lidhjen e tij të mundshme me dy ngjarje kriminale që dyshohet se kanë karakteristikat e ekzekutimeve të porositura.
Arrestimi në Athinë
Sipas policisë greke, vendndodhja e shqiptarit u identifikua pas një hetimi nga strukturat që merren me krimet kundër jetës dhe pronës. Më pas, u organizua një operacion policor në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës. Operacioni u zhvillua në prani të një prokurori dhe me pjesëmarrjen e forcave speciale EKAM. Gjatë ndërhyrjes, Pali u lokalizua dhe u arrestua. Ai përdorte një dokument identifikimi të falsifikuar.
Gjatë kontrollit të apartamentit, policia sekuestroi disa sende, mes tyre: Një pistoletë me ngjyrë argjendi dhe dorezë druri. Dy granata dore funksionale. Dy mekanizma shpërthyes për granatat. Tri palë pranga metalike dhe një leje qëndrimi në emër të një personi tjetër, por me fotografinë e 43-vjeçarit.
Përveç vendimeve të dënimit që rëndonin ndaj tij, shqiptari u arrestua edhe për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe zyrtarëve gjyqësorë, falsifikim dokumentesh, si dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe të huajt.
Si ndodhi krimi i dyfishtë në Loutraki?
Ngjarja për të cilën Pali ishte dënuar me dy burgime të përjetshme ndodhi natën mes 10 dhe 11 tetorit 2020, në një banesë pushimi në Loutraki, në rajonin e Korinthit. Sipas hetimeve, ai dyshohet se sulmoi me sëpatë ish-partneren e tij, me origjinë ukrainase, dhe partnerin e saj të atëhershëm, një farmacist grek, duke i goditur për vdekje.
Pas krimit, autori dyshohet se mori para dhe bizhuteri nga viktimat. Më pas, transportoi automjetin e gruas në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën, në përpjekje për të zhdukur gjurmët. Në të njëjtin operacion policor u arrestua edhe një grua 41-vjeçare, e cila dyshohet se e kishte strehuar dhe ndihmuar të fshihej shqiptarin e kërkuar nga drejtësia.
Ajo akuzohet për përkrahje të një personi të kërkuar dhe shkelje të ligjit për të huajt. Ndërkohë, sipas autoriteteve greke, Nikolin Pali rezulton të jetë përfshirë edhe më parë në çështje që lidhen me drogën, grabitjet, armëmbajtjen, pastrimin e parave dhe shkeljet e legjislacionit për lojërat e fatit. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, për të verifikuar rrëfimin e tij për dy vrasjet e tjera dhe për të zbardhur çdo përfshirje të mundshme në ngjarje të tjera kriminale./Dosja.al
TIRANË- Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit.&nbs...
makina e djegur ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para t&eum...
kanabisi SHKODËR- Dy vëllezër, 49 dhe 57 vjeç, janë arrestuar nga policia e Shkodër, si dhe është shpallur në k...
TIRANË- Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, ...
Mjegulla KUKËS- Mjegulla e dendur ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit dhe zonat p&...
TIRANË- Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë protestën kombëtare në orën 14:00 para Minis...
TIRANË- Në të njëjtën fundjavë, dy kryeqytete të Ballkanit dhanë dy pamje të ndryshme të fuqisë s&e...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von&...
TIRANË- Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vran&eu...
Pamje Huamarrja dhe huadhënia kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithnjë pjesë e përditshmërisë së mi...