LIVE UPDATES
Bota

Kapin me drogë 19 vjeçarin në Kosovë, e çojnë në komisariat dhe e rrahin brutalisht. PUBLIKOHET regjistrimi, kur policia

20 October 2020, 06:21 Nga DOSJA
Kapin me drogë 19 vjeçarin në Kosovë, e çojnë

KOSOVË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një stacion policor në Kosovë, ku efektivët dhunuan një 19-vjecar, i cili kërkoi që të jap dëshminë në praninë e një avokati pasi u kap me kanabis. Në një video të siguruara nga Insideri polici i ka thënë se avokatin mund ta marrë vetëm nëse ju jep para.

“Harroje avokatin  veç nëse ki pare”. “A e din që të tranoj shuplaka bre”, janë disa prej shprehjeve të përdorura nga policët në Prishtinë.

Sipas regjistrimit ngjarja ka ndodhur më 27 prill të vitit 2018, kur gjatë një patrullimi, Policia kishte ndaluar të riun, duke e cuar në rajon ku ushtruan dhunë fizike ndaj tij dhe u përpoqën ti mohonin disa të drejta. Ndërkohë për këtë ngjarje ka folur edhe vetë viltima e dhunës ku thotë se policët i mban mend me fytyra por jo me emra,

“Ngjarja ka ndodhur tek Stacioni afër Ambasadës se Zvicvres afër parkut. Policët me i taku i njoh, me emra jo, edhe pse e kam kërkuar, por emrat s’mi japin. Edhe me rastin nuk jam marrë më, e më duket edhe Policia e kanë neglizhu sepse s’ka asnjë kontakt”, tha i riu.

Biseda

Polici 1: Hajt veç një fasoletë nëse nuk përton ma sill, vetëm një merre aty; Qytetari: Faleminderit; Polici 1: A ke ndonjë rast në gjykatë që është zhvillu ndaj teje?; Qytetari: Ka qenë një rast për rrahjen por janë pajtuar ashtu, edhe u kry.; Polici: Në gjykatë dmth a ka përfunduar apo s’ka përfunduar:

(Dikush e sjellë fasoletën)

V; Faleminderit shumë.

Polici 1: Po të tregoj paraprakisht, arsyen pse je aty e di..

Qytetari: Po, mbajtja..

Polici 1: Të drejtat e tua…që janë të drejtat e tua, ke me u intervistu në cilësinë e të dyshuarit, që tu kanë gjet këto narkotike. Edhe, ke të drejtë mos të japësh deklaratë, të mbrohesh në heshtje nëse do, është e drejtë e jotja. Ke të drejtë përkthyes, për mbrojtje, por për mbrojtje nuk të vyn, as përkthyesi s’vyn se po merrem vesh…

Qytetari: Kisha pas qef ta jepja deklaratën nesër, nëse bon?

Polici 1: Mmm?

Qytetari: Ta jepja deklaratën nesër se duhet të shkoj në punë, jam në ditë të punës.

Polici 2: Ky, sa vjet i ka ky?

Polici 1: 19.

Polici 2: Ku banon ti?

Qytetari: Fushë Kosovë.

P2: A ke ti kështu në shtëpi, me shku me gjet na?

Qytetari: Jo

P2: Hic, hic, hic

Qytetari: Jo

P2: Me kë banon

Qytetari: Me familje?

P2: Ne të shkojmë të bëjmë një kontroll atje, e mos me të shqetësu familjen më mirë është të thuash po e pi, e përdor për vete, e kam një qese droge poshtë jastikut.

Qytetari: Po e përdori e pranova, por vec atë e kam që e kryva në park.

P2: Dmth s’ke tek shtëpia?

Qytetari: Jo

P2: A ka fëmijë të vogël në shpi?
Qytetari: Jo, po është një ma e vogël 4 vjet, motra.
P2: A e mbarove deklaratën?

P1: Po, se tha s’po don me u deklaru, e mbaron nesër.

P2: Pse ashtu? (i drejtohet qytetarit)
Qytetari: Se kam me shku deri në punë?

P2: Ja s’ka mundësi. Të mbarojmë ne këtu edhe mund ndodh nuk shkon në punë hic sot, a din?
Qytetari: Po veç sa më thatë që ka mundësi, se më vynë me shku në punë gjithqysh.
P2: O ti djalë, a je ka na kupton neve. Mund ndodh që nuk shkon hic në punë, se ndoshta thotë prokurori të të mbajmë.

Qytetari: Po ju kuptoj edhe unë juve, por ma dhatë mundësinë?

P2: Kush ta dha mundësinë?
Qytetari: Kolegu.

P2: Cili koleg?
P1: Mos të deklarojë. Mbrojtja në heshtje.
P2: Nëse do mos të deklarosh, ajo po, por mos të japësh deklaratë fare, nuk mundesh.
Qytetari: Jo deklaratë nesër…

P2: 10 rreshta i ke këtu, këto pyetje, ku e ke marrë, prej kujt e ke ble, me fol me dikë, nëse t’liron ai të lëshojmë, nëse jo dalim. Shihe numrin e rastit. A i ke format tjera krejt?
Policët flasin mes vete…

Qytetari: A mund me kontaktu mbrojtjen se kam qef me pas, mbrojtjen?

Polici 2: Mmm?

Qytetari: Mbrojtjen, avokatin.

P2: Avokatin, po more. Kë ke avokat. A ke avokat tëndin?

Qytetari: Jo.

P2: A po don me ta thirr një t’shtetit kështu?

Qytetari: Po.

P2: A nuk po e ndjen veten mirë, a çka?

Qytetari: Po e lypi.

P2: Po çka po të duhet?

Qytetari: Po po du me pas, kur du me jap deklaratë kam qef me pas një avokat.

P2: Po ani de kallxona..

Qytetari: ..se unë nuk kam njohuri për rregullat.

P1 dhe P2: Po ani de kallxona ti cilin, na ta thirrim.

Qytetari: Okej, avokatin e popullit, të shtetit që e ofroni ju pa pare.

P2: Ja, pa pare s’ka.

P1: Jaaa nuk vjen avokati.

P2: Ja harroje avokatin, për atë sasi të vogël nuk vjen. Nëse bën marrëveshje ti me të, e e paguan ti po, a për kështu?

P1: Nëse ke avokat tëndin, ne ta thërrasim.

P2: A ke qenë në polici ndonjëherë?
Qytetari: Jo

P1: Hic kurrë asnjëherë?

Qytetari: Nejse kam qenë një herë.

P2: Për çfarë?

Qytetari: Për një rrahje masive në Pejë. Edhe më është siguruar avokati. Pa pagesë.

P1: Ajo është tjetër. Për këtë nuk vjen.

Qytetari: Okej, atëherë unë nuk jap dëshmi pa avokat. E drejta e imja është mos gabofsha.
P1: Po, është e drejtë e jotja.

Qytetari: Kisha pas qef me pas një avokat. Tani, pa pagesë, se nuk kam qysh me pagu.

P2: Nxirri ato gjëra prej cantës, nxiri krejt n’tokë hajt. Krejt komplet. Edhe prej xhepave edhe krejt.

(Qytetari nxjerrë nga canta të gjitha që i ka)

Qytetari: A kishe pas mundësi së pari me pas avokatin?
P2: Nxirri prej çantës, mas pari o ti djalë

(Polici e godet me shuplakë)

P2: Nxirri prej çantës gjërat se po të tranoj shuplaka bre k*ruci i zanave, ti po m’kallxon mu

Qytetari: Hej qysh më goditi more

(Polici 2 vazhdon ta godas me shuplaka)
P2: Qiti more senet n’tokë o majmun.

E godet sërish.
E godet sërish me shuplakë
P2: A e din ku je?A e din ku je?

Vazhdon ta godas
Qytetari: Mos m’jep goditje të lutem.
Polici1 : Më shiko mua, më dëgjo.

Polici 2: Më shiko në sy kur të flas.
Polici 1: Ma lër mua.

Polici 2: Kush k*ri po të duket që je? Kush k*ri po të duket që je?
Qytetari: Unë jam njeri, jam civil.

(Polici2 e godet sërish)
Polici 1: Ma lër mua…

Qytetari: I kam të drejtat e mia…

Polici 1: Hej o ti djal, më dëgjo

Qytetari: Jo të lutem veç të qetësohem, a bën pak ujë të pi se shuplakat nuk janë në rregull

Polici 1: Qetësohu se nuk ke nevojë me u shqetësu, se nuk u bo nami.

(Qytetari tenton të qetësohet përmes frymëmarrjes ndërsa policët flasin dicka)

Polici 2: Nuk u bo nami që e ke një joint, mos u mundo me u paraqit më papë se papa a po kupton se na kemi punë këtu me 1 mijë njerëz brenda ditës si ti. Neve na dhimben djem që përdorin narkotik. Qëllimi jonë është me i heq prej asaj rruge. A po kupton? A po kupton? Edhe nuk ke nevojë fort me filozofu, me na nxjerr neve kushte e stile, se na jemi këtu që 20 vjet polic. A po kupton?

Qytetari: Po më vyn do ujë?

Polici 2: Më dëgjo…

Qytetari cohet nga dyshemeja ndërsa policët bisedojnë diçka mes vete.
Pas një kohe, të njëjtit policë ndryshojnë krejtësisht mënyrën e komunikimit, fillimisht duke tentuar që të arsyetojnë dhunën ndaj tij, dhe duke i ndryshuar te drejtat e tij për të pasur avokat.

Polici 1: Veç edhe ti flisje pa lidhje vlla. Jo me cu, unë kam të drejet, unë s’kam të drejtë se na e dijmë cfarë ke të drejtë edhe deri ku ke të drejtë.

Ti edhe mundesh të thuash s’po du avokat, të gjitha këto janë të miat, këto 10 kg, ne nuk e lejmë. Avokatin e thërrasim, ke para ta paguash apo jo? Shteti ta sjell një,e kryejmë punën tonë, jo të kemi dicka të keqe mes nesh. A po kupton?

Qytetari: Faleminderit shumë.

Polici 1: Nëse vjen të hënën ose të martën mund të të presim, përndryshe nëse e përcjellim duhet me shku atje krejt.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni policia rreth 19 vjeçarin policia rreth 19 vjeçarin

Sondazh

Bota 19 October 2020, 18:36

RUSI- Ambasadori rus në Beograd,Alexander Bocan-Kharchenko ka folur në lidhje më pozicionin e Rusisë në çështjen e pazgjidhur midis Kosovës dhe Serbisë. ...

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa