"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
“Katar 2022”: Ndahen edhe dy ‘bileta’, kualifikohet edhe Meksika e SHBA
31 March 2022, 07:41Nga DOSJA
CONCACAF – Mëngjesin e sotëm janë mbyllur edhe ndeshjet kualifikuese edhe në zonën e Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore (zona Concacaf). U shpërndanë edhe dy ‘bileta’ e fundit të kësaj zone për në finalet e “Katar 2022”, të cilat kishin mbetur pezull vetëm për matematikë: ato i takuam Meksikës dhe SHBA-së. Ndërkohë Kosta Rika do të luajë në “play-off”.
Meksika, pasi mundi 2-0 në “Estadio Azteca” kombëtaren e Salvadorit. Antuna (17’) dhe Jimenez (43’) me penallti ishin autorë të golave.
Po 2-0 fituan edhe Shtetet e Bashkuara ndaj Kosta Rikës. Në transfertën e San Joses, Vargas (51’) dhe Contreras (59’) realizuan fitoren amerikane.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të kësaj zone, Kanadaja, që ishte kualifikuar më herët për finalet e botërorit “Katar 2022”, u mund 0-1 nga Panamaja, kurse Xhamajka fitoi 2-1 ndaj Hondurasit.
Pas këtyre ndeshjeve, shkon në 29 numri i ekipeve të kualifikuara për në finalet e botërorit “Katar 2022”, tre vende të tjera ende vakant, që do të plotësohen në qershor nga ndeshjet e “play-off”-it europiani dhe atyre ndërkontinentale. Shorti i ndarjes së grupeve për “Katar 2022” do të hidhen më 1 prill në Doha, ku ekipet finaliste do të ndahen në katër grupe sipas renditjes së FIFA-s.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI- Frikë për familjen Beckham. Rezidenca e tyre prej 40 milionë paundësh në Holland Park, Londër ishte në shënjestrën e disa grabitësve. David dhe Victoria ...
HOLANDE – Stuhi kritikash ndaj Louis Van Gaal. Edhe pse ai vetë e kishte pranuar, trajneri i kombëtares së Holandës ishte në stol në ‘Johan Cruijff ...
KOLUMBI – Pas dështimit për t’u kualifikuar në finalet e botërorit “Katar 2022”, pozicihet e të dy palëve janë të qarta. Gjithsesi, akoma mungon vendimi z...
ANGLI– Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, Marcus Rashford, pasi humbi penalltinë në finalen e Euro 2020 kundër Italisë, ishte objekt ofendimesh për...