Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Këshilli Bashkiak nuk dorëzohet! Fton Lelin të ballafaqohet më 30 qershor në teatrin “Petro Marko”, kryebashkiaku s’b
24 June 2021, 11:28Nga DOSJA
VLORË– Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk dorëzohet. Në një tjetër njoftim, Këshilli Bashkiak ka vënë në dijeni kryebashkiakun Dritan Leli që të paraqitet në datën 30 qershor në orën 10:00 në ambientet e teatrit “Petro Marko”. Pasi refuzuan Lelin për balafaqimin online, Këshilli Bashkiak ka kërkuar një tjetër takim përballë me kryebashkiakun.
Në këtë mbledhje do të miratohet dhënia për ndihmën ekonomike, lista e familjeve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredive nga buxheti i bashkisë Vlorë, lista për fëmijët e familjeve me probleme të thella socialekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6-mujore me të ardhurat e bashkisë, të cilat mbetën pezull pas mungesës së tyre në mbledhjene sotme.
Ndër të tjera në rendin e ditës, thuhet se kërkohet transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pengimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjet e parashikuara për t’u zhvilluar më datën 15 dhe 22 qershor 2021, raportim të Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj. si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.
Ndërsa Leli nuk ka rënë as këtë herë dakort për të zhvilluar përballjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Pasi këta të fundit kërkuan përballjen fizikisht në datë 30 qershor në teatrin “Petro Marko”, Leli këmbëngul që mbledhja të zhvillohet online. Përmes një shkrese, kryebashkiaku liston nevojat e mbajtjes së mbledhjes kërkohet që ajo të zhvillohet në ‘Zoom’ të martën e ardhshme. Leli shton se duhen miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera. Sipas tij, përballja e anuluar që ishte planifikuar për sot online, është e pajustifikueshme.
Dritan Leli ka refuzuar më herët tre herë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkak të masave anti-Covid që ishin planifikuar të mbaheshin në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe në ambientet e Teatrit “Petro Marko” Leli i shmangu me “procedurë” mbledhjet e Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID. Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë i dha lejen, Leli ka dashur të tregohet korrekt dhe ka preferuar të mos shkojë.
Ç’po ndodh mes Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiakut Dritan Leli?
Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Blendi Klosi iu ka kërkuar operatorëve turistikë dhe pronarëve të plazheve private të marrin masat për të garantuar sigurinë e pushuesve gjatë sezo...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme.Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Autoriteti i Mediave Audi...
Politike24 June 2021, 10:41
TIRANË – Deputeti karizmatik, Selami Jenisheri, në seancën e sotme plenare, duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, bëri një thirrje ndaj Presidentit Meta, ...
TIRANË – Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka prezantuar në seancën e sotme plenare raportin e veprimtarisë së punës së institucionit që ai drejton për vitin 2...
TIRANË– Deputetja Mimi Kodheli ka mbajtur gjatë seancës së sotme plenare fjalën e saj të fundit në Kuvend, pasi nuk arriti dot të merrte mandatin në zgjedh...
TIRANË – Deputeti opozitar i Kuvendit, Kostaq Papa, teksa ka qenë duke folur në seancën e sotme plenare, ndër të tjera ka bërë një kërkesë të çudits...
TIRANË– Më shumë se 140 organizata jo fitimprurëse i kanë bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos miratojnë sot projektligjin për krijimin e regjistr...
TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar ditën e sotme vendimin e Bashkimit Europian për të mos caktuar një da...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se Kuvendi në shtator do të mbushet me hajdutë doganash, armësh, nafte e kontrabandistë. Nga foltorja e Kuve...