Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Kishin humbur në Theth! Policia gjen dy turistët polakë, njëra ishte vrarë. E sollën me helikopter drejt Tiranës (DETAJE)
6 June 2021, 18:20Nga DOSJA
THETH– Gjendjen dy turistët polakë të humbur në veri të vendit. Policia ka ndarë pamje nga kërkimi i tyre, duke bërë me dije se një prej tyre, 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe ishte lënduar duke e pasur të pamundur kthimin. Të dy u gjendën tek “Maja e Alisë”, ndërsa 35-vjeçarja u soll në Tiranë me helikopter për ndihmë mjekësore, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, në ndihmë të një turisteje nga Polonia. Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.
Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.
Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shqipëria ka ndaluar me një pjesë të mirë të vendeve europiane dhe rajonit importimin e shpendëve shtëpiakë dhe të egër, mishin dhe nënproduktet e tyre. Ministr...
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen, ku pritet që të ketë rrebeshe dhe reshje shiu. Të hënën, para...
TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle në rrugë për të shmangur fluksin e pushesëve, duke vendosur gjatë aksionit 256 gjoba, ndërkohë që ka h...
KUKËS– Punimeve elektorale me kalimin e fushatës zgjedhore u erdhi fundi, kështu që banorët e disa fshatrave të Kukësit kanë vendosur që ta ndërtojnë...
TIRANË– Dy ditë pas vrasjes që tronditi Tiranës, zbardhet dëshmia që ka dhënë pranë grupit hetimor avokati Adriatik Cama, i cili gjithashtu mbeti i p...
LUSHNJE– 5 muaj pas grabitjes së 64-vjeçares Lume Zela në Lushnje, e mitura Kristjana Beqiri ka treguar versionin e saj të historisë. Adoleshentja, e njo...
TIRANË– Pasditen e sotme, një lajm i rremë, i publikuar fillimisht në rrjetet sociale mori ‘dhenë’! Bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjoh...
TIRANË- Policia e Shtetit po heton mbi denoncimin e një oficeri të policisë gjyqësore, i angazhuar pranë Prokurorisë së Tiranës, i cili ndihet i rrezikuar ...