LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Kishte të atin ballist”, Letra e veteranit nga Korça për Ramiz Alinë: Të ndalohet filmi i Bujar Lakos!

30 September 2019, 16:04 Nga DOSJA
“Kishte të atin ballist”, Letra e veteranit nga Korça

Memorie.al bën publike një korrespodencë letrash zyrtare të vitit 1976, ku Komitetet e Partisë të Korçës dhe Tiranës komunikojnë me kabinetin e Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, pas një letre që një veteran nga fshati Lubonjë i Korçës, kishte dërguar në drejtim të udhëheqjes së lartë, ku ai ankohej se si ishte e mundur që te filmi “Përballimi”, që sapo kishte nisur të shfaqej nëpër kinema, roli i sekretarit të parë, Martinit, që ishte dhe personazhi kryesor dhe pozitiv i filmit, i ishte besuar aktorit Bujar Lako, babai i të cilit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare kishte qenë me forcat e Ballit Kombëtar me Safet Butkën….?!

Atë fund dimri të largët të vitit 1975, pas muaj e muaj xhirimesh tepër të lodhshme, teksa mbaronte edhe dublën e fundit të rolit të tij te filmi “Përballimi”, (Martini, sekretari i partisë i rrethit të Korçës), aktorit të njohur Bujar Lako, as që do t’i shkonte kurrë nëpër mend se e gjithë ajo punë tejet rraskapitëse me xhirime në temperaturë disa gradë nën zero, në disa prej fshatrave më të thella të Korçës, mund t’i shkonte e gjitha dëm dhe të mos kishte asnjë vlerë, pasi të gjitha pelikulat me rolin e tij do të përfundonin në koshin e plehrave dhe prej aty në turrën e zjarrit. Madje, kjo do të ishte e keqja më e vogël dhe tepër fatlume për të, pasi fare lehtë nga një aktor i njohur kinematografie, ai mund të përfundonte si punëtor i thjeshtë në ndonjë ndërmarrje ndërtimi larg Tiranës, në ndonjë rreth të humbur, apo në rastin më të mirë si masovik në ndonjë Vatër Kulture, të ndonjë fshati të largët kushedi se ku. Dhe e keqja nuk do të mbaronte këtu, pasi “për hir të tij”, nuk do të shpëtonin paq, pa ndonjë masë, as regjisori i filmit, Viktor Gjika dhe skenaristi Teodor Laço, të cilët bashkë me drejtorin e filmit, i kishin besuar aktorit Lako rolin kryesor, atë të sekretarit të Partisë. Por të gjitha këto, pra telashet dhe peripecitë që do të binin mbi kokën e tij, pa pasur asnjë faj, aktori i njohur Lako, që mbante titullin “Artist i merituar” nga viti 1985, dhe prej vitesh një nga yjet e kinematografisë shqiptare, për ironi të fatit, në gjallje të tij nuk e mësoi kurrë të vërtetën mbi këtë letër…?!.

E gjithë ajo punë titanike që duhej për realizimin e një filmi, ku një shtet i tërë nuk kursente asgjë, do të shumëzohej me zero, pasi filmi do të ndalohej dhe do të hiqej nga qarkullimi. Dhe në djall do vente jo vetëm puna e tij rraskapitëse si aktor për realizimin e rolit të Martinit, por edhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me të ardhmen e zymtë që e priste. Po përse mund të ndalohej filmi “Përballimi”, kur ai ishte pëlqyer dhe ishte vlerësuar me superlativa jo vetëm nga drejtoria e Kinostudios dhe organizata e Partisë e atij institucioni, por në adresë të tij kishin filluar lëvdatat edhe nga “shokët e Udhëheqjes”, në Komitetin Qendror të PPSH-së, që i “vinin vulën” dhe filmit i jepej leja e posaçme që të shfaqej për publikun e gjerë?! Por edhe kjo, pra ndalimi i filmit mund të ndodhte, madje fare lehtë, pasi ishte “vija e masave”, ajo që mund të dilte mbi Udhëheqjen e lartë të Partisë…?! Dhe kaq do të mjaftonte që… të gjithë shokët e Partisë në rrethin e Korçës dhe në Tiranë, deri lart në Komitetin Qendror, të viheshin në lëvizje. Dhe kështu ka ndodhur vërtetë, atë korrik të nxehtë të vitit 1976, kur ajo letër e veteranit nga fshati Lubonjë i Korçës vuri në lëvizje Komitetet e Partive të Korçës e Tiranës, të cilat i raportonin me shkresa zyrtare kabinetit të Ramiz Alisë, që asokohe mbante postin e sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe mbulonte artin e kulturën. Për më shumë rreth kësaj na njohin dokumentet arkivore në fjalë që Memorie.al i publikon të plota në këtë shkrim.

LETRA E VETERANIT NGA LUBONJA PER UDHEHEQJEN E LARTE
Letra e veteranit Z.K. nga fshati Lubonjë e Korçës, i cili ankohej se si ishte e mundur që aktorit Bujar Lako i ishte dhënë roli pozitiv dhe kryesor në filmin “Përballimi”, mungon në arkivin e Komitetit Qendror të PPSH-së, pasi ajo i është drejtuar Komitetit të Partisë të rrethit të Korçës, ku u xhirua pjesa më e madhe e filmit dhe prej nga ishte origjina e aktorit Bujar Lako, nga familja e babait. Në atë letër, veteran Z.K. mund të ketë vënë shënimin “për dijeni Komitetit Qendror të PPSH-së”, çka duhet të thoshte se Komiteti i Partisë së Korçës duhet të vinte në dijeni me shkresë përcjellëse edhe Komitetin Qendror të PPSH-së. Dhe të gjitha këto janë bërë aty nga muaji qershor i vitit 1976, pak kohë pasi kishte dalë nëpër kinematë e rretheve ai film, pasi që në fillim të korrikut, Komiteti i Partisë së Korçës, (firmosur nga sekretari i parë, Enver Halili) i dërgon një shkresë zyrtare Komitetit të Partisë së Tiranës, prej nga varej asokohe në rrugë partie edhe Kinostudio “Shqipëria e re”. Në atë letër që po e botojmë të plotë, shkruhet:”

LETRA E SEKRETARIT TE PARE TE KORÇES PER PIRRO KONDIN

PARTIA E PUNES E SHQIPERISE                                                                              Ekz. Nr….
KOMITETI I PARTISË RRETHIT KORÇE
Korçë, më 2.7.1976
Nr. 596/1 Prot.

LENDA: Dërgohen të dhëna mbi biografinë e Bujar Lakos

KOMITETIT PARTISE SË RRETHIT TIRANE

Gjegje shkresës suaj, Nr. 887. datë 19.5.1976
Lidhur me kërkesën tuaj për qëndrimin e Shëndet Lakos, babait të aktorit Bujar Lako, në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare, sqarojmë si më poshtë:
Për verifikimin e problemeve që ngrini në shkresën tuaj, u ngarkua nga ana jonë një grup shokësh, të cilët pasi biseduan me disa nga veteranët e rrethit, shkuan edhe në fshatin Lubonjë, ku ka banuar familja e Bujar Lakos. Nga biseda që u bë me Telha Shtyllën, ish-sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Lubonjës, Fetah Saliun, që e ka njohur mirë Shëndetin gjatë viteve të luftës, Rustem Kolacin, sekretar i organizatës bazë të Partisë në Lubonjë dhe Dhimitër Macukën, sekretar i byrosë së partisë së kooperativës së Vithkuqit, ku bën pjesë Lubonja, duallën këto konkluzione:
Shëndet Lakua para okupacionit fashist dhe pas tij ka qenë mësues në zonën e Vithkuqit. Nuk ka qenë oficer dhe komandant i para-ushtarakëve, por shpesh vishte uniformën që u kishte dhënë qeveria disa mësuesvet.

Pas themelimit të Partisë, ai u aktivizua me anën e Lëvizjes Nacionalçlirimtare (si dhe kushëriri i tij, Riza Lako Lubonja), i cili punon në Tiranë dhe po e patë të nevojshme, mund ta pyesni për veprimtarinë e Shëndetit. Edhe far e fisi i tij ishte i lidhur i gjithi me luftën.
Mbas krijimit të Ballit Kombëtar, Shëndeti shkoi në çetën e Safet Butkës, që ishte dhëndër në far e fisin e tyre. Aty qëndroi 2-3 muaj. Nuk është e vërtetë që ka qenë komisar i çetës, se sikundër thotë Telha Shtylla, në atë kohë komisar i çetës së Safet Butkës ka qenë Syrja Qafëzezi.
Pasi u largua nga Safet Butka, ai erdhi në shtëpinë e tij në Lubonjë, ku nuk pati asnjë rast propagande në favor të Ballit e kundra Partisë. Dy javë pas kthimit të tij në familje, e motra e tij, Sulltana Lako, dolli partizane.

Si qëndroi disa kohë në Lubonjë, ai u largua në qytetin e Korçës, ku u strehua familjarisht në shtëpinë e Abedin Shkëmbit, i cili ishte ndër aktivistët dhe simpatizuesit e Luftës Nacionalçlirimtare. Nuk na del që të ketë ndihmuar aktivisht Luftën, e të ketë marrë pjesë në vrasjen e spiunëve Et’hem Frashëri dhe Lefter Ruços, por sikundër deklaroi Llasko Vasili, ai e kishte parë këtë të fundit kur kryente atentatin kundër Et-hem Frashërit, e megjithëse e njihte, nuk e kallëzoi tek autoritetet e vendit. Nuk qëndron gjithashtu fakti se Shëndeti, pas vrasjes së Safet Butkës, është emëruar zv/komisar policije. Gjatë bisedës me shokët e Lubonjës, na thanë se Z. K. (në letër emri dhe mbiemri është i plotë), i cili e rëndon në deklaratën e tij, sikundër përmend në deklaratën tuaj, nuk ka shkuar mirë me familjen e Shëndet Lakos.
SEKRETARI I KOMITETIT TË PARTISE, ENVER HALILI

LETRA E ÇAJUP RUSMALIT PER PIRRO KONDIN
Letra e sekretarit të parë të Korçës, Enver Halili, ku sqarohej biografia e babait të Bujar Lakos, ka mbërritur te zyra e Çajup Rusmalit në Komitetin Qendror të PPSH-së, i cili mbulonte institucionet artistike të Tiranës dhe ai menjëherë ia ka dërguar Pirro Kondit, sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Tiranës. Në atë letër përcjellëse shkruhet:
Sh. Piro!

Po ju dërgoj të dhënat e K.P. të Korçës dhe mendimin e K.P. të Tiranës për aktorin Bujar Lako, i cili në filmin “Përballimi” ka rolin e sekretarit të Partisë.
Ne si sektor jemi dakord me mendimin e K.P. të Tiranës.
9. VII. 1976 Çajup Rusmali

LETRA E PIRRO KONDIT PER RAMIZ ALINE
Letra e ardhur nga Komiteti i Partisë së Korçës, ku informohet mbi biografinë e babait të Bujar Lakos, (Shëndet Lako) ka mbërritur edhe në Komitetin e Partisë së Tiranës, në zyrën e Pirro Kondit, i cili menjëherë ka njoftuar eprorin e tij, Ramiz Alia, me anë të një letre ku shkruhet:

Shoku Ramiz Tiranë,

13.VII. 1976
Mbas verifikimit që iu bë biografisë së Bujar Lakos, (aktor i Teatrit Popullor, që lot rolin e sekretarit të Partisë në filmin “Përballimi”), u kërkua dhe mendimi zyrtar i K.P. Korçë, që iu bashkëngjitet. Si këtu (u pyet Myslim Islami, punonjës në Institutin e M-L, Riza Lubonja në M.P.B. etj., që janë nga fshati i tij) dhe nga Korça, na thuhen të njëjtat të dhëna. Qenia vetëm 2 muaj në fillim me çetën e Ballit të S. Butkës është gjëja më e rëndë për babanë e tij. Të tjerat që na u thanë (zv/kuestor dhe komisar i çetës së Safet Butkës), janë shpifje. Gjithë rrethi i familjes së tij, me një qëndrim shumë të mirë. Vetë është kritikuar dhe dënuar për “sjellje jokorrekte”, sepse bënte dashuri me një vajzë, babai i së cilës nuk donte ta martonte më të dhe bëri zhurmë në katër anët. Ca më vonë, pa dëshirën e babait, ai u martua me vajzën e tij dhe tani “rrojnë të lumtur dhe të gëzuar”.
Si K.P. i Tiranës dhe sektori ynë, unë mendoj se këto s’duhet t’i bëhen pengesë për të lojtur edhe role kryesore nëpër filma.

Konkretisht, filmi “Përballimi”, meqë është bërë dhe është bërë mirë, (po të doni mund të kërkoni ta shikoni) të lejohet të hidhet në publik. Presim mendimin tuaj meqë ju kishin informuar ndryshe.
9. 7. 1976 Piro Kondi

 Komiteti i Tiranës: Filmi “Përballimi” të qarkullojë
Komiteti i Partisë së Tiranës ishte dakord që filmi “Përballimi” të lejohej të qarkullonte, por megjithatë, ai i kërkon miratimin sektorit të Arsim-Kulturës në Komitetin Qendror të PPSH-së. Kjo gjë shihet dhe nga letra përcjellëse e sekretarit të dytë, Sotir Kamberi, ku shkruhet:

PARTIA E PUNES SHQIPERISE                                                                                         Sekret
KOMITETI I PARTISE                                                                                                     Ekzemplar Nr. 1
TIRANE, Nr.887/1 Prot.                                                                                              Tiranë, më 7.VII.1976

                 KOMITETIT QENDROR TE PPSH
(Sektorit të Arsim-Kulturës) Tiranë

Bashkëngjitur po ju dërgojmë shkresën e Komitetit të Partisë së Korçës, ku sipas kërkesës sonë dërgohen të dhëna mbi biografinë e aktorit të Teatrit Popullor, Bujar Lakos. Mbi verifikimin dhe vlerësimin që i bën Komiteti i Partisë së Korçës qëndrimit të Shëndet Lakos, (babai i Bujarit) në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare, jemi të mendimit se biografia e tij nuk përbën pengesë për mosqarkullimin e filmit “Përballimi”, në të cilin Bujari ka një rol kryesor. Filmi mund të qarkullojë.

Sekretari i K.P. i Tiranës
Sotir Kamberi (firma)

Siç shihet edhe nga letra e mësipërme dhe e gjithë korrespodenca tjetër që publikuam, u desh bujaria dhe zemërgjerësia e sekretarit të parë të rrethit të Korçës, Enver Halilit, që të sqarohej biografia e babait të aktorit Bujar Lako dhe filmi “Përballimi” të lejohej të qarkullonte pa asnjë lloj pengese.

Marrë nga memorie.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur bujar lako filmi perballimi bujar lako filmi perballimi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin