LIVE UPDATES
Insights

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie

4 October 2021, 11:50 Nga DOSJA
Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie Me gjithë miratimin nga Parlamenti shqiptar të një legjislacioni bashkëkohor në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit në vitin 2015, implementimi i kësaj reforme të Paketës së Tretë Rregullatore rezultoi një dështim në të gjitha drejtimet. Modeli i ri i Tregut i miratuar në korrik të 2016, i cili synonte të mbështeste zbatimin e këtyre angazhimeve në kuadër të Ligjit të ri dhe akteve nënligjore përkatëse u sabotua nga interesat korruptive. Ndërsa reforma tarifore dhe rregullatore, e cila krijoi kushtet për hapjen dhe funksionimin e tregut të liberalizuar u mbyt nga grykësia e tenderave. Po çfarë ka ndodhur realisht me reformat në sektorin e energjisë?

1- Dështim në rritjen e prodhimit vendas
Në 8 vite qeveria aktuale nuk ka ndërtuar asnjë burim të ri energjie për të rritur prodhimin vendas, por ka prodhuar vetëm filma propagande. Më 20 janar 2020, Qeveria hapi garën për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MW me një kapacitet i ndarë në 70 MW për prodhim dhe shitje në treg të lirë, ndërkohë që 70 MW do të jenë nën çmimin e rregulluar, ose ndryshe i njohur PPA.

Ministrja Balluku do te shprehej se me nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë franceze “Voltalia” finalizohet projekti i Parkut Fotovoltaik të Karavastasë dhe se ky projekt, do të përdorej si një “çelës suksesi”, për një proces kompleks në një vit kaq të vështirë ekonomik. Ndërsa Balluku premtonte që studimet, lejet, kontratat ishin pjesë e dosjes së ankandit, në fakt, do të kalonin 6 muaj që të nënshkruhej kontrata që i jep të drejtën shtetit shqiptar të blejë energjinë me çmimin 24.89 Euro/MW, e cila, sipas deklarimeve te ministres është nënshkruar më 31 dhjetor 2020.

Pra, pa mbyllur ende kontratën për Karavastanë, MIE njofton më 19 nentor hapjen e garës tjeter, atë të Parkut Fotovoltaik të Spitallës, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 120 hektarësh me një kapacitet prodhues prej 100 MW. Me 25 mars 2021 Balluku njofton mbylljen e ankandit dhe përsëri kompania franceze Voltalia ka fituar garën për të ndërtuar parkun fotovoltaik të Spitallës, me ofertën 29.89 Euro/MW. Ajo ishte në garë me kompaninë kineze “Universe Energy”, e cila ofroi çmimin 46 Euro/MW. Sigurisht që nuk është rastësi që për herë të dytë e njëjta kompani franceze, e cila nuk ka filluar akoma ndërtimin për kontratën e nënshkruar në korrik 2020, fiton një garë tjetër.

Por Ministrja Balluku nuk ndalet me prezantime të hapjes së ankandeve dhe pak dite më parë njofton shpalljen e ankandit për ndërtimin e parqeve eolike në vend. Në fazën e parë prej 12 muajsh, do verifikohen të gjitha argumentet për eksperiencën teknike, burime financiare dhe pozitën ligjore të secilës kompani dhe në fazën e dytë do vlerësohen ofertat financiare. Pra këtu minimalisht duhen të bëhen studimet për 12 muaj nëse ka efektivitet ndërtimi i parqeve eolike në ato zona, pa llogaritur kostot financiare të balancimit të rrjetit dhe dëmet e tjera që shkaktojnë këto disbalanca në rrjet.

Deri tani, 1 viti pas nënshkrimit të kontratës së parë nuk ka filluar ende asnjë punim për ndertimin e parqeve energjitike të burimeve të rinovueshme të premtuara me aq bujë nga zonja Balluku. Kompania franceze thotë se nuk ka siguruar financimin dhe nuk ka përfunduar akoma studimet, ku ai i mjedisit duket se do të ketë vërtet probleme. Ankande me çmime “sukseshme” që në të vërtetë rezultuan qesharake, tregojnë mungesën e vizionit të qeverisë, ku kanë kaluar rreth 4 vjet nga realizimi i ankandit te parë fotovoltaik të Akernisë dhe ende sot nuk kemi asnje burim të ri të energjisë së prodhuar nga dielli dhe era. Në fakt, për shkak të korrupsionit, tani në vend të burimeve shtesë të energjisë kemi arbitrazhe, ku shteti shqiptar rrezikon qindra milionë euro penalitete.

2- Dështim i politikave me burimet hidrike
Prodhuesit privat të energjisë hidrike u konsideruan si “armiqtë” e mjedisit dhe ende sot, prej më shumë se 3 vitesh nuk është vënë në punë asnjë burim hidrik i konsiderueshëm duke penguar dhe bllokuar totalisht jo vetem realizimin e ketyre investimeve por edhe duke shkaktuar kështu mungesa në bilancin energjitik të vendit. Investimet e fundit domethënëse në sektorin e energjisë janë dy hidrocentrale në kaskadën e Devollit, të kontraktuara nga qeveria e Sali Berishës. Në 8 vjet qeveria aktuale ka bërë propagandë, propagandë dhe vetëm propagandë. Kjo i thotë të gjitha.

3- Dështim i liberalizimit të tregut
Qeveria shqiptare dështoi në plotësimin e kushteve teknike dhe rregullatore për të nxjerrë konsumatorët jo familjarë jashtë tregut të rregulluar të energjisë. Sot numërohen më pak se 100 konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, që operojnë në tregun e liberalizuar nga mbi 170.000 të tillë. Plotësimi i këtij detyrimi, nuk ishte thjesht një implementim formal i Direktivave të BE. Liberalizimi i tregut do të reduktonte sasinë e energjisë që duhet të furnizojë shteti vetëm në mbulimin e konsumit të familjeve. Paralelisht, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ndonëse i ndarë ligjërisht, ende nuk ka arritur të jetë plotësisht i ndarë funksionalisht në mënyrë që të krijonte pavarësinë në operacionet e shpërndarjes së enërgjisë në një treg të liberalizuar.

4- Dështimi i krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë
Ngritja e bursës së energjisë u shndërrua de facto në një proces farsë. Më 16 maj 2019, ministrja e energjisë Belinda Balluku shpalli procesin për krijimin e Bursës Shqiptare të Energjisë. Dokumentat për t’u bërë pjesë e Bursës janë paraqitur vetëm nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë së Kosovës KOSTT sh.a. Procesi dështoi që në nisje, pasi në garë nuk u paraqit asnjë operator me eksperiencë ndërkombëtare në operimin e tregjeve të energjisë. Por çfarë është më e rëndësishmja nuk u paraqit asnjë institucion financiar, që do të shërbente për ngritjen e kësaj platforme si dhe për rritjen e qëndrueshmërisë dhe besueshmerisë së saj në rajon dhe me gjerë.

Qeveria nuk dha asnjë shpjegim se pse u tërhoq gjiganti evropian i bursave të energjisë, Nord Pool i cili deri atëherë ishte operatori i tregut me i interesuar për administrimin e bursës shqiptare. Shqipëria synonte të aplikonte modelin nordik të tregtimit të energjisë në bazë të të cilit parashikohet krijimi i Bursës së Energjisë ku furnizuesit, tregtarët dhe konsumatorët e mëdhenj të keshin mundësinë të blinin në kohë reale duke i dhënë fund kështu kontratave bilaterale dhe tenderave shtetërore për blerjen e energjisë. Por tenderat kanë para dhe zyrtarët nuk heqin dorë nga paratë. Kjo ndoshta ishte dhe arsyeja kryesore se pse procesi u minua.

Ndërkohë vendet e tjera të rajonit po bëjnë progres. Disa nga bursat e vendeve fqinje pritet të fillojnë shumë shpejt dhe që këtë vit mund të shihen rastet e para të bashkimit të tregjeve. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka bëre hapa të mëdha drejt tregut të lirë të energjisë duke u dalluar si pararojë e reformave në sektorin e energjisë. Perkundër këtyre përpjekjeve te vendeve fqinje, Shquipëria vegjeton në propagandë.

5- Dështim në rritjen e sigurisë energjetike
Taksapaguesit shqiptarë kanë paguar 110 milionë euro për ndërtimin e Termocentralit të Vlorës me kapacitet 100 MW. Por edhe pse ka përfunduar në vitin 2001, ky TEC nuk ka prodhuar asnjë kilovat orë energji elektrike. Prej vitesh, çdo qeveri angazhohet të vërë në punë këtë vepër duke premtuar transformimin e tij, herë në furnizim me naftë dhe herë me gaz, por ende sot i gjithë ky angazhim mbetet vetem në poëer point. Ky TEC u ndërtua pikërisht për këto situata. Një kapacitet rezervë për të garantuar furnizimin me energji të vendit në periudha krizash.

6- Dështim i politikave dhe masave per efiçencën të energjisë
Sot Shqipëria është shumë larg për arritjen e objektivave të uljes së konsumit të energjisë. Implementimi i masave të efiçencës në godina dhe industri do të bënin të mundur uljen e konsumit me masa stimuluese të zgjuara, por në ministrinë e energjisë ka kohë që nuk bëhet më politikë, por vetëm tendera. Të gjitha këto procese reformuese, të marra së bashku do të kishin arritur të zbusnin sot sadopak krizën energjitike duke ulur kërkesën dhe duke garantuar rritjen e burimeve të reja energjetike në vend. Investimet në ngritjen e burimeve të reja dhe liberalizimi i tregut do ta kishin kthyer Shqipërinë vërtet në një eksportues neto të energjisë dhe jo peng të deklaratave qesharake herë të Edi Ramës dhe herë të Belinda Ballukut. Sot Shqipëria ndodhet me të vërtetë në udhëkryq dhe mund të përballet me një rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë si e vetmja masë për të përballuar këtë krizë ose mund t’u kthehet kufizimeve të energjisë si 20 vjet më parë. Ndaj kjo nuk është krizë me armiq të jashtëm. Por krizë paaftësie dhe korrupsioni.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Insights 3 October 2021, 12:34

Berisha frymëzon më shumë se Basha?!

Tani nuk ka më paqartësi për ata që jetojnë me PD, sic jam edhe unë. Sali Berisha ngriti frymën e rrëzimit të Bashës, një frymë që ishte e fjetur në zemrat dhe ...

Insights 29 September 2021, 12:55

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për ...

Insights 29 September 2021, 09:06

Dy deputetë për vete dhe dy poezi

Nga Meri LikaPak poetik titulli por, është normale për aq kohë sa arti është shprehje e realitetit tonë.Që prej vitit 1990, vit nga i cili si studente e dhjetor...

Insights 22 September 2021, 08:17

Prindër, lërini fëmijët zbathur

Prindër lërini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër...

Insights 19 September 2021, 11:56

Berisha jo Basha!

Si fjali mund ta shkruash: Berisha jo, Basha! ose Berisha, jo Basha! Cdo lexues e zgjedh vetë ku e vendos presjen por edhe te drejtën në këtë histori. Modestish...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin