Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri i Gjermanisë kërkon ndryshim në krye të FIFA-s dhe kritikon presidentin aktual për mënyrën se si po drejton futbollin botëror. Zgjedhjet për presidencën e institucionit do të mbahen në mars të vitit 2027. Trajneri i Gjermanisë kërkon ndryshim në krye të FIFA-s dhe kritikon presidentin aktual për mënyrën se si po drejton futbollin botëror. Zgjedhjet për presidencën e institucionit do të mbahen në mars të vitit 2027.

GJERMANI - Jürgen Klopp ka dalë hapur kundër Gianni Infantinos, duke kërkuar ndryshim në krye të FIFA-s. Trajneri i Gjermanisë nuk i ka kursyer kritikat ndaj presidentit aktual, madje e ka krahasuar drejtimin e tij me atë të paraardhësit Sepp Blatter.
“E kam ndjekur futbollin për shumë vite. Ka njerëz që dinë shumë më tepër për të sesa unë, por mendoj se shumica pajtohen që një ndryshim do të kishte kuptim”, deklaroi Klopp, në prag të ndeshjes së Gjermanisë me Holandën në Ligën e Kombeve.
Ish-trajneri i Liverpoolit ishte edhe më i drejtpërdrejtë kur foli për Infantinon. “Nuk mendoja se gjërat mund të përkeqësoheshin pas Sepp Blatter, por dikush ka arritur të bëjë edhe më keq”, u shpreh ai.
Klopp kërkon që në krye të FIFA-s të vijë një person që vendos interesat e futbollit mbi ato financiare. “Lidhur me Gianni Infantinon, pasardhësi i tij me siguri do të bëjë më mirë. Ka njerëz që interesohen vërtet për të ardhmen e futbollit dhe që nuk drejtohen nga interesa financiare. Nëse një person i tillë do të bëhej president, do të ishte një përmirësim i ndjeshëm”, shtoi trajneri gjerman.
Infantino është përballur me kritika për disa prej vendimeve dhe projekteve të tij në krye të FIFA-s, mes tyre hapja ndaj investitorëve privatë dhe krijimi i një çmimi për paqen, që iu akordua presidentit amerikan Donald Trump.
Zgjedhjet e ardhshme për presidencën e FIFA-s janë planifikuar për marsin e vitit 2027. Deri tani, kandidaturat e shpallura përballë Infantinos janë ato të ish-mbrojtësit zviceran Ramon Vega dhe Kozo Tashimës, president nderi i Federatës së Futbollit të Japonisë.
I pyetur edhe për mundësinë që në garë të përfshihet Arsène Wenger, Klopp u përgjigj: “Kam dëgjuar të flitet për të, nuk e di nëse është e vërtetë, por ai është një djalë i mirë”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë, vizitoi dhomën e shtypit të Metropolitano për të vlerësuar ndeshjen midis ekipit t&eu...
SPANJE - Luis de la Fuente nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së Spanjës ndaj Anglisë, por ka refuzuar ta konsiderojë kët&eu...
ITALI - Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin italian. Ndeshja mes Kamaratit dhe Akragasit, e vlefshme për grupin A të kampionatit Eccelle...
FRANCE - Te Milani ka shqetësime për gjendjen shëndetësore të Mike Maignan. Portieri i Francës u detyrua të largohej në...
ITALI - Ravenna përjetoi një ditë të jashtëzakonshme, me Ronaldinhon që riktheu magjinë e tij në fushën e blert&eu...
BELGJIKE - Roberto Mancini pranoi hapur superioritetin e Belgjikës pas humbjes që i kushtoi Italisë eliminimin. Trajneri i Axurrëve theksoi...
FRANCE - Në ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Nations League, Kombëtarja e Francës ka regjistruar nj&...
SPANJE - Në një tjetër supersfidë të vlefshme për UEFA Nations League, Anglia ka arritur një triumf luksi dhe plot grintë...
BELGJIKE - Një përmbysje e dhimbshme dhe një mbrëmje për t’u harruar sa më parë për kombëtaren e Italisë...
FINLANDE - Finlanda e mbylli me një fitore të thellë edicionin e Nations League, duke mposhtur San Marinon me rezultatin 7-2 në Helsinki. N...