Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Stadiumi “Benelli” u mbush plot për legjendën braziliane, e cila luajti të gjithë pjesën e parë me fanellën e Ravennës. Emocione, duartrokitje dhe një pritje madhështore, ndërsa ndeshja u transmetua edhe në Times Square.

ITALI - Ravenna përjetoi një ditë të jashtëzakonshme, me Ronaldinhon që riktheu magjinë e tij në fushën e blertë në moshën 46-vjeçare. Legjenda braziliane u rikthye për të luajtur me fanellën e skuadrës italiane, duke shkaktuar entuziazëm të jashtëzakonshëm te tifozët, por edhe shumë më gjerë, pasi ndeshja u transmetua drejtpërdrejt edhe në Times Square të New Yorkut.
Stadiumi “Benelli” ishte i mbushur plot, ndërsa interesimi ishte aq i madh sa u shitën të gjitha biletat, përfshirë edhe vendet në tribunën e përkohshme të ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje. Kur Ronaldinho zbriti në fushë, tifozët e pritën me ovacione, ndërsa braziliani u përkul në shenjë respekti për Curvan dhe më pas dhuroi disa momente spektakolare gjatë nxehjes.
Tribunat ishin mbushur me fanella të Ravennës me numrin 10 dhe emrin e tij. Në stadium ishin të pranishëm edhe shumë emra të njohur të sportit, mes tyre ish-futbollistët e Milanit, Nelson Dida dhe Serginho, tenisti Fabio Fognini, Ariedo Braida dhe Flavio Briatore.
45 minuta magji dhe një premtim për t'u rikthyer
Fillimisht ishte parashikuar që Ronaldinho të luante rreth 30 minuta, por trajneri Andrea Mandorlini e aktivizoi për të gjithë pjesën e parë. Edhe pse nuk arriti të shënonte golin e 300-të në karrierën e tij me klube dhe kombëtare, braziliani tregoi sërish disa nga cilësitë që e kthyen në një prej futbollistëve më të dashur në botë.
Ravenna shkoi në pushimin mes pjesëve në avantazh 1-0, falë një goli të bukur të Giulio Donatit. Në fund të pjesës së parë, Ronaldinho përshëndeti tifozët, kaloi pranë Curvas dhe bëri një xhiro në fushë përpara se të largohej drejt dhomave të zhveshjes.
“Ishte e mrekullueshme të shihja përsëri miqtë e mi dhe kaq shumë lojtarë të rinj që janë rritur duke më parë të luaj. Jam shumë i lumtur. Pjesa e parë kaloi shumë shpejt, si gjithmonë për mua”, u shpreh braziliani.
I pyetur nëse kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës, Ronaldinho la gjithçka të hapur: “Nuk e di. Nëse presidenti më telefonon, do të kthehem. Më pëlqen gjithmonë të luaj futboll. Kur të më kërkojë, unë jam këtu”.
Një përgjigje që lë të hapur mundësinë për një tjetër rikthim të legjendës braziliane, e cila edhe në moshën 46-vjeçare vazhdon të tërheqë vëmendjen e tifozëve në çdo cep të botës.
B.T (Dosja.al)
BELGJIKE - Roberto Mancini pranoi hapur superioritetin e Belgjikës pas humbjes që i kushtoi Italisë eliminimin. Trajneri i Axurrëve theksoi...
FRANCE - Në ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Nations League, Kombëtarja e Francës ka regjistruar nj&...
SPANJE - Në një tjetër supersfidë të vlefshme për UEFA Nations League, Anglia ka arritur një triumf luksi dhe plot grintë...
BELGJIKE - Një përmbysje e dhimbshme dhe një mbrëmje për t’u harruar sa më parë për kombëtaren e Italisë...
FINLANDE - Finlanda e mbylli me një fitore të thellë edicionin e Nations League, duke mposhtur San Marinon me rezultatin 7-2 në Helsinki. N...
HUNGARI - Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shfaq shumë i lumtur pas fitores 2-0 që Shqipëria mori ndaj Bjellorusisë. N&eum...
HUNGARI - Mesfushori u shfaq i lumtur për fitoren, ndërsa theksoi se shpreson që kuqezinjtë të arrijnë kualifikimin në Europ...
HUNGARI - Kristjan Asllani ishte një nga më të mirët në fushë, në fitoren që Shqipëria mori 2-0 ndaj Bjellorusis&e...
HUNGARI - Shqipëria mori një fitore të pastër 0-2 në transfertë në ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë në Ligë...
HUNGARI - Shqipëria e mbyll me festë aventurën në grupin C1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezu...