LIVE UPDATES
Politike

“Koalicionet të ruhen siç janë sot, listat 100% të hapura”, Bylykbashi sqaron propozimin e opozitës së Bashkuar për n

28 September 2020, 14:28 Nga DOSJA
“Koalicionet të ruhen siç janë sot, listat 100% të

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 sqaroi propozimin që opozita e Bashkuar ka bërë në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Bylykbashi tha se kërkojnë koalicione në formën siç janë sot, pra çdo parti garon me kandidatët e saj, pra lista të ndara dhe 100% të hapura siç shtoi, pra ku çdo zgjedhës krahas partisë që dëshiron të votojë edhe për kandidatin që dëshiron. Pikërisht tha ai, prandaj kërkojnë edhe opinionin e ODIHR, për të gjykuar nëse propozimet e Ramës për të zhdukur koalicionet është i drejtë apo jo.

“Qëndrimet tona janë të qarta, koalicionet ruhen në formën që jam sot, u miratuan edhe më 23 korrik me konsensus, vetëm më pas me ndryshimet e 30 korrikut Rama i ndryshoi. Pra, partitë të garojnë të lira në koalicion, por çdo parti me kandidatët dhe listat e saj, pra zgjedhësi nuk voton koalicion por duke e patur të qartë partinë që do, pastaj voton me listë të hapur kandidatin e partisë që do. Listën e hapur të partive e kanë pasur që në 2003, tani kanë edhe listën e hapur të koalicionit. Ne e kemi dhënë modelin si bëhet në një fletë të vetme. Pra, partitë në njërën krah, votuesit mund të zgjedhin numrin që i bie kandidatit që preferojnë i renditur alfabetikisht në listë. Këtë kemi propozuar ne. Koalicioni të mbetet siç është sot. Kjo i mbyll shtegun çdo debati, Rama kërkon të zhdukë koalicionet, t’i bëjë me listë të përbashkët. Ne duam që kjo çështje t’i dërgohet ODIHR. Duam përgjigje nëse ky proces ndryshimi që do të sjellë Rama është apo jo në përputhje me standardet ndërkombëtare. Propozimi ynë është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Ambasadorja Amerikane e mbështeti qëndrimin tonë sot. Duan ta ndryshojnë sistemin si të duan ata? Me të njëjtin sistem do i mundim. Krahas kësaj dua të theksoj edhe faktin që po shkelin procedurat kushtetuese. Duan të shkelin konsensusin e arritur në Këshillin Politik. Shqiptarët i kanë sytë në ballë, e shohin hallin e Ramës, kanë frikën e humbjes”,- tha ai. Bylykbashi shtoi ndër të tjera se ka edhe mbështetjen e aleatëve të PD-së, por kanë marrë edhe konsultë ndërkombëtare për rrugën që po ndjekin.

“Ne i qëndrojmë çfarë kemi nënshkruar në 14 janar, pra këshillli Politik të marrë vendime me konsensus, nëse s’ka konsensus i drejtohemi ODIHR dhe i qëndrojmë 5 qershorit. Rama nuk i qëndron. Me ndryshimet që ai kërkon preken nene, formula e shpërndarjes së mandateve dhe mbledhjes së tyre. Në këtë përplasje t’i drejtohemi ODIHR. Rama do të ndërrojë rregullat e lojës për t’i dhënë avantazh partisë së tij. Por, sistemi zgjedhor nuk prodhon kurrë diferenca kaq të mëdha. Vota që do jetë e opozitës do jetë e saj. Kjo është një përpjekje e tij për të zvogëluar humbjen jo për të ndryshuar rezultatin. Ne jemi në sinkron të plotë me aleatët për të gjitha vendimet dhe veprimet që po ndërmarrim, prandaj kemi koordinim edhe me faktorin ndërkombëtar”,– vijoi ai.

Sa për pragun elektoral, Bylykbashi tha se, “Ajo nuk është pjesë e propozimeve tona. Ne duam që pragu të mos jetë në dëm të partive reale. Pragu nuk është problem për PD e opozitën e Bashkuar.

Por cilat janë pikat e forta të PD-së dhe ku pritet të kandidojë Oerd Bylykbashi? Demokrati la të nënkuptohet se Durrësi do jetë zona më e pëlqyer prej tij, ndërsa nënvijëzoi reformën ekonomike si pikën më të fortë që PD-ja premton për shqiptarët.

“Kemi shpalosur elementët e parë të një oferte politike qoftë në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë fiskal, ashtu si ne mendojmë që duhet të jetë shteti. Ekonomia duhet të funksionojë e mbrojtur nga një kornizë ligjore dhe kushtetuese. Që ekonomia të prodhojë të mira, por të mos i qëndrojë shteti mbi shpinë si shushunjë, e djathta i jep mundësi dhe frymëmarrje që shqiptarët të bëhen më të pasur. PS e ka prerë biletën për tu takuar me fundin e saj qeverisës. Oferta jonë është politike dhe ekonomike. Unë jam ish-deputet, vij nga Durrësi vendi ku jam rritur dhe kam njohjet e kontributin edhe në kuadër të listave të hapura është normale të jem aty, por koordinim dhe detyra kam pasur edhe në Tiranë. Se ku do jem këto janë vendime të brendshme të partisë”,- shtoi ai.

Marrë nga BalkanWeb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Politike 28 September 2020, 10:00

TIRANË– Të qeshura tek Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gj...

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë