LIVE UPDATES
Politike

Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, nuk heq dorë nga kërkesat

Kështu tha gjatë seancës konstituive në Kuvendin serb deputeti nga Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi. Tetë parti shqiptare garuan së bashku në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, duke fituar dy mandate.

18 November 2026, 15:19 Nga G.M
Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Fotografi nga arkivi.

SERBI- Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe partneritet me autoritetet e reja në Serbi, por se mbeten prapa kërkesave të tyre sa i përket pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kështu tha gjatë seancës konstituive në Kuvendin serb deputeti nga Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi. Tetë parti shqiptare garuan së bashku në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, duke fituar dy mandate.

Zgjedhjet i fitoi Lista Studentore, duke siguruar 140 nga 250 mandate në Kuvend dhe duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh Partinë Përparimtare Serbe të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq. Gjatë seancës konstituive, e cila nisi një ditë më parë, Koalicioni Shqiptar shprehu mbështetje për kandidaturën e kësaj liste për kryeparlamentar, Aleksandar Çupiq. Kundërkandidat i tij është Stojan Radenoviq, i propozuar nga partia e Vuçiqit. Deputetët e Kuvendit të Serbisë po vazhdojnë për të dytën ditë radhazi diskutimet për kandidatët për kryetar të Kuvendit. Kreu i ri i Parlamentit do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit të Serbisë.

Duke folur për kërkesat e shqiptarëve në Serbi, Kamberi tha se ato nuk janë të reja dhe se shumë çështje thelbësore ende nuk janë zgjidhur. Ai u shpreh se presin përfaqësim real të shqiptarëve në institucionet shtetërore, zgjidhjen e çështjes së njohjes së diplomave, ndalimin e pasivizimit të adresave, përmirësimin e arsimit, përfshirë sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, si dhe zhbllokimin e fondit që Këshilli Kombëtar Shqiptar merr nga institucionet e Kosovës.

“Do ta mbështesim çdo nismë dhe jemi të gatshëm për partneritet në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por nuk do të heqim dorë nga parimet dhe kërkesat tona”, tha Kamberi.

“Vetë e drejta për barazi nuk është e negociueshme”, shtoi ai.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdimisht ankohen për diskriminim dhe nënpërfaqësim institucional në Serbi, por edhe për atë që njihet si pasivizim i adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar. Ky veprim rezulton me humbjen e shtetësisë serbe dhe, rrjedhimisht, të drejtave civile, përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të përfituar sigurim shëndetësor e pension, si dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është ngritur vazhdimisht nga shqiptarët në Luginë, por edhe nga Kosova, që e cilëson si praktikë diskriminuese. Pasivizimi i adresave ishte përmendur edhe në një raport të Departamentit amerikan të Shtetit më 2023, ku thuhej se kjo praktikë ishte zbatuar në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë.

Edhe Komisioni Evropian në raportet për Serbinë kishte ngritur shqetësimet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Fituesja e zgjedhjeve në Serbi, Lista Studentore ka premtuar përmirësimin e të drejtave të pakicave në gjuhë, arsim, kulturë dhe informim.

Më herët, Kamberi i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk garanton vetvetiu një qasje tjetër ndaj shqiptarëve. Sipas tij, autoritetet e reja do të vlerësohen në bazë të hapave konkretë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Lista Studentore, e cila ka fituar mjaftueshëm vota që ta formojë e vetme ekzekutivin, nuk ka treguar konkretisht nëse do të bashkëpunojë me partitë e pakicave. Me konstituimin e Kuvendit, sipas ligjeve në Serbi, Qeveria e re do të duhet të formohet brenda 90 ditësh./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin