18 November 2026, 13:20
Nga E.d
Jozefina Topalli
TIRANA- Deputetja e PD, Jozefina Topalli kritikoi mungesën e ministrave në seancën plenare të ditës së sotme, duke argumentuar se miratimi i buxhetit për vitin 2027 është një vendim i rëndësishm, ku të pranishëm duhet të ishin të gjithë ministrat. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se kjo është një tallje dhe papërgjegjshmëri me qytetarët shqiptarë.
Më tej, deputetja demokrate tha se realiteti i Shqipërisë është ndyshe nga ai që paraqet Partia Socialiste. Ajo theksoi se Partia Demokartike do të votojë kundër buxhetit, ndërsa kritikoi përjashtimin e deputetëve demokratë gajtë seancës së kaluar.
Jozefina Topalli: Presupozohet se kur paraqitet buxheti, që është vendimi më i rëndësishëm financiar, këtu duhet të ishin të gjithë ministrat. Këtu iku kryeministri, kanë ikur ministrat, kë ngel vetëm ai i shkreti (i referohet ministrit Malaj). Dhe deputetët që kanë mbetur kanë ulur kokën. Rama ngatërron Shqipërinë me pasqyrën. Ai shikon veten në pasqyrë dhe thotë se Shqipëria lulëzon. Ky është një problem shumë i rëndë në fakt, se ju keni një talent të jashtëzakonshëm që çdo dështim ta quani sukses. Dhe çdo sukses ta merrni sikur është i juaji. Por Shqipëria është e kundërta e asaj të cilën ju paraqitni. Tani më thoni ju mua, kujt t’i drejtohem unë me pyetje për çështjet e arsimit, karriges që është bosh?
Kë të pyes unë për çështjet e ekonomisë, karriges së ministres që është bosh? Kë të pyes unë për kulturën, për sportin... karrigen që është bosh? Buxheti është i juaji, nuk është i joni. Ne do të votojmë kundër këtij buxheti. Ky buxheti më i madh ka brenda vjedhjen më të madhe që mund të imagjinohet. Ju keni mbyllur sallën e parlamentit për 15 deputetë për dy muaj, gjë që nuk ka ndodhur kurrë për 30 vjet. Nëse për buxhetin përgjegjësia e buxhetit është e këtyre, mënyrën se si drejtohet Parlamenti, përgjegjësinë e keni ju./Dosja.al
Jozefina Topalli
Politike
18 November 2026, 12:47
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për denoncimin e Pandeli Majkos, për të cilin tha se nuk ësht&...
Politike
18 November 2026, 12:45
I.A
Berisha dhe Mila
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur në distancë me deputeten socialist...
Politike
18 November 2026, 12:39
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar "brrylin" e përdorur ndaj tifozëve s...
Politike
18 November 2026, 12:25
E.d
Pamje
KOSOVA- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është kthyer ditën e sotme në Kosovë, pasi Gjykata ...
Politike
18 November 2026, 11:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministrit Rama duket se nuk i ka dal e keqja me influencerat, me të cilët ka shkëmbyer kritika dhe replika gjatë prot...
Politike
18 November 2026, 11:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve opozitarë që...
Politike
18 November 2026, 11:34
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të rriten bursat për studentët që vijnë nga familje n&eu...
Politike
18 November 2026, 11:28
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli për problemet me ndërtimin në Tiranë, ndërsa shtoi se kryeqyteti ka mbetur pa një dr...
Politike
18 November 2026, 11:25
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot do të miratohet ulja e TVSH-së për 54 produkte të shportës. Gjatë...
Politike
18 November 2026, 11:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër paketë masash ekonomike, duke njoftuar ndryshime në taksimin e karburantev...