Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë marshimit të pedagogëve dhe studentëve në protestat për dorëheqjen e Kryeministrit u shfaqen edhe disa pankarta me shkrimet “Koha për Atdheun, jo për partinë”.

TIRANË- Gjatë marshimit të pedagogëve dhe studentëve në protestat për dorëheqjen e Kryeministrit u shfaqen edhe disa pankarta me shkrimet “Koha për Atdheun, jo për partinë”. Të gjithë pedagogët e kanë detyrim të mbështesinstudentët citoi ai.
“Ky tubimi i sotëm është një mesazh shumë domethënës. Ka përpjekje për të organizuar dhe për të dhënë maksimumin e kësaj lëvizje dhe shpresojmë që përfaqësuesit e forumeve që kanë marrë përsipër të këmbëngulin në këtë detyrë që kanë marrë. Fatkeqësisht erdhëm në këtë pikë, ku zemërimi shndërrohet në dhunë. E them fatkeqësisht se askush nuk pranon pamjet e këtyre ditëve të fundit. Kryeministri ka dalë sot dhe ka vendosur karrige duke ftuar njerëzit për dialog, por mua më duket një pamje e dëshpëruar. Por mendoj që janë kaluar disa caqe që e bëjnë të pamundur kthimin mbrapsht. Mbështesim studentët në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit. Akti i dorëheqjes është gjëja më e pakët që kryeministri duhet të bëjë”, tha pedagogu.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.
Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë refuzuar thirrjen e Kryeministrit Edi Rama për dialog. Studentë, pedagogë, akademikë dhe qytetar&e...
TIRANË- Pedagogët dhe të rinjtë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka nisur marshimi paqësor i pedagogëve në mbështetje të studentëve, të cilët p...
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheq...
TIRANË- Pas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë për paralajmërimin e pedagogë...
TIRANË- Gjatë protestës së ditës së djeshme në spital janë paraqitur 7 persona për ndihmë mjekësore...
TIRANË- Protestuesit pritet të mblidhen ditën e sotme sërish në rrugët e kryeqytetit në ditën e tetë të rezis...
TIRANË- Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që t&eum...
TIRANË- Rreth 28 persona të arrestuar nga aktet e dhunshme të protestës studentore në Tiranë priten të dalin sot para G...
LEZHË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në mesnatë në Ishull-Lezhë. Sipas informacionit parapra...