https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Kur nuk dëgjon protestues paqësor, do presësh të rinj të revoltuar"/ Sandër Kovaçi: Rama të japë dorëheqje, t’i hapë rrugë zgjidhjes politike(VIDEO)
Sipas tij, kjo qeveri nuk i dëgjon studentët dhe kur nuk dëgjon protestat paqësore do përballesh me të rinj të revoltuar.
20 October 2026, 10:45Nga E. D
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen dhe t’i japë zgjidhje politike situatës së krijuar. Gjatë fjalës së tij para të gjithë pedagogëve, ai tha se padogëgët janë në mbështetje të të rinjve, ndërkohë dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj të rinjve që protestojnë. Sipas tij, kjo qeveri nuk i dëgjon studentët dhe kur nuk dëgjon protestat paqësore do përballesh me të rinj të revoltuar.
“Kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Meqë nuk dëgjoi studentët është logjike që do eskalonte kjo lëvizje. Kur nuk i përgjigjesh protestave paqësore, do presësh protestues të revoltuar. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri në vend që ti përgjigjej protestuesve paqësore sot ajo iu përgjigj me dhunë. Ajo që është më e keqja është se në kemi parë edhe persona civilë që rrezikojnë jetën e qytetarëve, ne si profesorat jemi të shqetësuar. Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është e papranueshme. I bëjmë thirrje përfaqësive ndërkombëtare, ambasadave që të hedhin sytë nga Shqipëria dhe nga ky brutalitet”, tha Kovaçi./Dosja.al