LIVE UPDATES
Bota

DW: Paparashikueshmëria, arma më e fortë e Rusisë!

27 December 2021, 14:47 Nga DOSJA
DW: Paparashikueshmëria, arma më e fortë e Rusisë!

RUSI – Rusia e re ka lindur pak para Vitit të Ri – ajo u bë 30 vjeçe më 26 dhjetor. Kjo përkon me kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Por në realitet, ishin ish-republikat sovjetike, ato të cilat u shkëputën nga Moska dhe bërthama ruse e perandorisë së madhe. Ato ikën në drejtime të ndryshme, ndërsa Rusia mbeti si pasardhëse e BRSS.

Ndërkohë, sot një e pesta e të rinjve në Rusi nuk e di se çfarë ishte BRSS, ose të paktën nuk janë të sigurt për kuptimin e këtyre shkronjave. Kur mendoni se BRSS ishte një superfuqi totalitare me ambicie të çmendura perandorake, utopi globale komuniste, një popullsi e varfër që, si të thuash, bëri mëkate kundër Zotit, e ku nuk kishte as liri dhe as salçiqe, atëherë mund të mos kishte qenë edhe aq keq që u shpërbë dhe nëse e harrojmë njëherë e përgjithmonë këtë sistem njëpartiak dhe gulag. As në Francën e viteve 50-të, rinia nuk e dinte mirë: “Hitleri? Connais pas”. (“Hitleri? Nuk kam dëgjuar kurrë për të.”)

Problemet e Rusisë me të kaluarën

Por ka dy dallime të mëdha me kohën e Bashkimit Sovjetik. Franca iu kthye demokracisë dhe nxitoi të fshinte nga kujtesa e përditshme mjerimin e pushtimit. Ndërsa në Rusi, humbja e kujtesës historike, kërcënon të kthehet në një histori të lavdishme, e cila nuk ka ekzistuar kurrë. Gjithçka që duhet të bëni është të ngjyrosni bukur të kaluarën – dhe të kthehemi e të jetojmë përsëri në një superfuqi të fortë imagjinare, ku nuk kemi frikë nga askush.

Në fillim të viteve 1990, Rusia fillimisht donte të shkëputej nga e kaluara e saj sovjetike, por ajo u ngatërrua dhe u rrëzua për tokë. U trondit! Nga njëra anë, mjekët e demokracisë u përpoqën ta kuronin duke i rekomanduar lloj-lloj kurash evropiane, si ekonomia e tregut dhe sistemi shumëpartiak. Nga ana tjetër, shumë shpejt u shfaqën mjekë nacionalkomunistë me nostalgji të BRSS. Vetë presidenti Jelcin nuk dinte çfarë të bënte me lirinë që kishte rënë nga qielli dhe lëkundej midis këtyre dy grupeve. Kjo kushtoi, vendi u fut në luftën e dytë në Çeçeni, në bombardimin e parlamentit pro-sovjetik në 1993 e shumë më tepër.

Vitet fantastike të lirisë kulturore

Si dëshmitar i asaj kohe, mund të them se, mbi të gjitha, ishin edhe vite fantastike të çlirimit të kulturës sonë, në të cilat më në fund mund të lexohej gjithçka. Nga veprat e Nabokovit deri te Solzhenicini. Mund të shiheshin mijëra filma të ndaluar më parë. Vendi u hap – ëndrra e bashkatdhetarëve tanë për të udhëtuar nëpër botë u realizua. Të paktën për ata që kishin para. Dyqanet bosh u mbushën me mallra të ndryshme.Oh, ishte kjo një kohë shprese! Por ishte një kohë e mirë edhe për banditët. Shteti i dobësuar nuk e përballoi dot botën e tyre paralele kriminale në vend. Spërkatësja e piperit u bë simbol i vetëmbrojtjes së një popullate të pambrojtur nga bandat e ndryshme të huliganëve.

Lindja e presidentit Putin

E në këtë moment qeveria iu drejtua një organizate që në fakt nuk ishte zhdukur kurrë: pavarësisht nga të gjitha transformimet shtetërore, KGB-ja kishte ruajtur pozicionin e saj pas maskës së re të FSB-së, e ajo tani iu ofrua pushtetarëve demokratë.

Rezultati ishte lindja e Presidentit Putin. Jelcini i sëmurë, i pafuqishëm dhe i frikësuar e zgjodhi atë si një pasardhës të besueshëm që do ta shpëtonte atë dhe të gjithë familjen e tij nga burgu. Duhet pranuar sePutini me mjeshtëri dhe me dorë të fortë, e ktheu vendin dhe e futi në një rrugë të re. Më saktësisht, Rusia duhej të ngrihej nga gjunjëzimi. Unë nuk jam aspak i mendimit se gjithë kohën e trazirave të viteve 1990, Rusia ishte në gjunjë apo edhe duke u zvarritur me të katër këmbët përballë Perëndimit. Vendi mund dhe duhej të kishte hapur dritaren drejt Evropës në mënyrë që të bëhej një shtet i plotë demokratik. Por nuk mjaftoi as forca, as mirëkuptimi dhe as vullneti i popullit.

Flash-Galerie Russland Putin Selbstdarstellung Parteitag
Ky pohimi i Rusisë se po ngrihej nga gjunjëzimi, nuk ishte gjë tjetër veçse një slogan propagandistik. Fillimisht thuhej se donte të arrinte dhe të kalonte standardin e jetesës së Portugalisë. Por kjo nuk funksionoi. Në vend të kësaj, vendi filloi me sloganet ushtarake, me thirrje për të mbrojtur atdheun e mashtruar nga Perëndimi, nga i cili ishin vjedhur republikat sovjetike, e disa prej të cilave NATO i kishte futur në xhepa.

Modeli autokrat

Mungesa e çdo orientimi politik të masave, puna shembullore e televizioneve mbarëkombëtare për mbrojtjen e atdheut, e përshtatur pikërisht me mentalitetin e popullatës, bëri pjesën tjetër. Rusia po lëvizte në drejtimin e modelit të saj autokratik – po krijonte një fortesë. Brenda një fortese të tillë mund të fshehësh gjithçka që është e panevojshme, ndërsa në mure shfaqet vetëm ajo që është e nevojshme të shihet nga armiku.

Perëndimi, natyrisht, nuk e kuptoi menjëherë se ku po shkonte Rusia. Putini e kishte mashtruar. Në përgjithësi, ky president është një djalë me fat. Gjithçka funksionoi sipas dëshirës së tij. Madje edhe çmimet e naftës dhe gazit në tregun botëror i shkuan në favor. Po çfarë arritjesh ka për të treguar Rusia që kur e nisi rrugën e saj të re në këtë fortesë? Oh, jo pak! Ajo është bërë e paparashikueshme! Partnerët e saj perëndimorë e kanë humbur toruan.

Çfarë mund të presim tjetër nga ky vend? Çfarë tjetër! Ngjarja më e rëndësishme e epokës së Putinit ndodhi në vitin 2014. Rusia mori Krimenë. Pa luftë. Për kënaqësinë e shumë banorëve të Krimesë. Marrëveshjet ndërkombëtare u shpërfillën. Fitore! Njerëzit ishin tërësisht të ngazëllyer. Njerëzit vallëzonin mbi makina nga gëzimi. Perëndimi u zgjua tepër vonë. Në fakt, nuk u zgjua tërësisht. Hapi tjetër: Kthimi i Kievit në armik dhe lëkundja e Marrëveshjes së paqes të Minskut. Kjo është një fitore tjetër.

Armët e Putinit

Tjetër? Po të vështrosh vërdallë, mund të shohim atdheun tonë të bukur, se si nuk dëshiron të ngrihet tërësisht nga gjunjët. Nëse shkon në brendësi, varfëri kudo, çdo gjë është zhveshur disi, muret, shtëpitë, gardhet e shtrembëruara, ndryshku – jo, kështu nuk ngrihesh nga gjunjët. Sigurisht që për gjithçka mund ta fajësoni Coronën. Një mendim i mirë i qeverisë, sepse Corona nuk do të përfundojë shpejt. Sigurisht që shteti ynë e ka turpëruar veten keq; për disa arsye, shumë njerëz nuk duan të vaksinohen, e qeveria nuk e ka çelësin e zemrave të elektoratit të saj. Për të qenë i sinqertë: Shteti nuk e vret mendjen për këtë punë.

Por të kthehemi te paparashikueshmëria. Kjo është një armë serioze. Perëndimit po i dridhen gjunjët. Ai ka harruar se si të luftojë në një luftë. Ne rusët jo. Dhe kjo është letra më e fuqishme e Rusisë në 30 vitet e fundit – paparashikueshmëria. Vendi nuk dëshiron të shkojë në luftë, por nëse duhet, edhe do të shkojë. Po si? Nga të gjitha tubacionet.

Marrë ng DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota editorial kremlini rusia vladimir putin kremlini rusia vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin