Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri i Bayern Munich del për herë të parë para mediave pas disa javësh mungesë dhe jep një mesazh qetësues për gjendjen e tij. Belgu pritet të rikthehet në stol kundër Kölnit, duke lënë pas periudhën e vështirë shëndetësore.
GJERMANI - Vincent Kompany është gati të nisë një kapitull të ri pas problemit shëndetësor që e mbajti larg skuadrës për disa javë. Trajneri i Bayern Munich ka dalë për herë të parë në konferencë për shtyp pas rikuperimit, duke konfirmuar se gjendja e tij është shumë e mirë dhe se mezi pret të rikthehet në stol për sfidën ndaj Kölnit.
Tekniku belg nuk e fshehu mirënjohjen për mbështetjen që mori gjatë kësaj periudhe, si nga drejtuesit e klubit, ashtu edhe nga stafi mjekësor.
"Ishte një përvojë shumë intensive dhe diçka krejtësisht e re për mua. Por, duke parë prapa, gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Mora mbështetje të menjëhershme nga shumë njerëz në klub dhe nga mjekët. Jam shumë mirënjohës për këtë", deklaroi Kompany.
Trajneri tregoi se kontrollet mjekësore pas episodit të rëndë rezultuan pozitive dhe se nuk u konstatuan komplikacione të tjera.
"Në fakt, duhet të them se jam shumë mirë me shëndet, sepse kam kryer shumë analiza. Po kërkonim nëse kishte diçka tjetër, por fatmirësisht nuk rezultoi kështu. Tani ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që jam sërish me skuadrën", u shpreh ai.
Kompany pranoi se kjo periudhë i dha mundësinë ta shihte skuadrën nga një këndvështrim tjetër, duke vlerësuar punën e stafit dhe mënyrën se si bashkëpunëtorët e tij përballuan situatën në mungesë të tij.
Ai foli edhe për momentin që çoi në këtë problem shëndetësor, duke pranuar se kishte vazhduar të punonte pa marrë pushimin e nevojshëm.
"Sigurisht që ishte një tronditje, por vazhdova përpara kur ndoshta duhej të kisha marrë pak kohë për të pushuar. Atëherë ishte tepër vonë. Që nga ajo kohë kam kaluar një proces të gjatë rikuperimi. Tani ndihem mirë dhe është koha për të kaluar në fazën tjetër", përfundoi trajneri i Bayern Munich.
Pas disa javësh larg pankinës, Kompany është gati të marrë sërish drejtimin e bavarezëve, në një rikthim që për të ka rëndësi jo vetëm sportive, por edhe personale.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Memphis Depay ishte protagonisti i një mbrëmjeje të rëndësishme për Corinthians. Skuadra braziliane triumfoi me rezultati...
ANGLI - Gianni Infantino mund të përballet me një mandat të katërt në krye të FIFA-s, por mënyra se si është i...
KOREJA E JUGUT - Lee Kang-in vazhdon të koleksionojë vlerësime. Mesfushori 25-vjeçar është shpallur për të dytin vit r...
TIRANE - Në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u diskutua mbi organizimin dhe detajet e këtij spektakli, që...
ANGLI - Mauricio Pochettino e nis aventurën te Manchester United me një nga sfidat më të vështira të mundshme. Debutimi i trajneri...
SPANJE - Hansi Flick po punon për të krijuar një frymë edhe më të fortë bashkëpunimi te Barcelona, jo vetëm në...
ZVICER - Futbolli europian pret shortin e Nations League, që do të zhvillohet të premten, më 20 nëntor, në orën 12:00 në...
ITALI - Antonio Conte ka bërë një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij, duke hapur qartë mundësinë e n...
SPANJE - Pep Guardiola është ende në qendër të vëmendjes, pavarësisht faktit se nuk po nxitohet të vendosë për...
ARGJENTINE - Nico Paz ka filluar të spikasë me paraqitjet e tij si në Como ashtu edhe në ekipin kombëtar të Argjentinës, me ...