LIVE UPDATES
Aktualitet

Kompensimi për arsimin nga DIVA, Tatimet drejt përfundimit për 2 mijë aplikimet e fundit

Procesi i nisur në muajin qershor është fokusuar në verifikimin e dokumentacionit të aplikuesve, përfshirë faturat e fiskalizuara, numrin e fëmijëve dhe të dhënat e llogarive bankare, përpara disbursimit të kompensimit për përfituesit.

23 October 2026, 07:30 Nga E. D

Kompensimi për arsimin nga DIVA, Tatimet drejt përfundimit për 2

TIRANË- Administrata Tatimore pritet të përfundojë së shpejti verifikimin e rreth 2 mijë aplikimeve për kompensimin e shpenzimeve arsimore të fëmijëve përmes DIVA 2025 (Deklarata Vjetore të të Ardhurave Personale). Për Monitor, Tatimet konfirmuan se ky është grupi i fundit i aplikimeve për përfitimin e kompensimit për arsimin  e fëmijëve pas njohjes së shpenzimeve në DIVA 2025. Pas përfundimit të procesit të verifikimit, që pritet të përfundojë së shpejti do të nisë edhe disbursimi i shumave të kompensimit.

Procesi i nisur në muajin qershor është fokusuar në verifikimin e dokumentacionit të aplikuesve, përfshirë faturat e fiskalizuara, numrin e fëmijëve dhe të dhënat e llogarive bankare, përpara disbursimit të kompensimit për përfituesit.

Po ashtu aplikuesve gjatë kësaj periudhe iu janë dërguar njoftime për përmirësim dokumentacioni, që më pas edhe ky është verifikuar nga administrata tatimore. Bëhet fjalë për individët që përveç njohjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë përfitonin edhe zbritjen e shpenzimeve me vlerë 100 mijë lekë.

Burime nga administrata tatimore sqarojnë se procesi i shqyrtimit të kërkesave për këtë kategori po kërkon më shumë kohë sesa aplikimet e tjera, pasi nevojitet verifikimi i faturave të fiskalizuara që justifikojnë shpenzimet e deklaruara për arsimimin e fëmijëve, të saktësisë së numrit të fëmijëve. Tatimet pohojnë se veçanërisht po hasen vështirësi në verifikimin e numrit IBAN të llogarive bankare dhe numrit të fëmijëve.

Për dorëzimin e numrit IBAN, sipas Tatimeve shumë individë nuk kanë ndjekur procedurat e kërkuara në sistem, çka i duhet kohë administratës tatimore për t’i verifikuar me institucionet bankare.

Kjo do të sjellë që për vitin e ardhshëm aplikimet për zbritjen e shpenzimeve më DIVA të dixhitalizohen. Administrata tatimore konfirmon se ka nisur punën për përmirësimin e procesit.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës DIVA ishte deri më 31 mars 2026. Që nga fundi i muajit maj, Administrata Tatimore ka nisur dhënien e kompensimeve për individët përfitues që kanë deklaruar një ose dy fëmijë në ngarkim. 

Në total deri më sot kompensimit pas zbritje së shpenzimeve nga DIVA kanë përfituar rreth 42 mijë tatimpagues për vitin 2025. Shuma e kompensimet të disbursuar deri tani arrin në vlerën e rreth 7 mln eurove.

Kompensim për arsimin e fëmijëve nga njohja e shpenzimeve me vlerë maksimale prej 100 mijë lekë në vit, sipas të dhënave të mëparshme të tatimeve pritet që numri i tyre të jetë në total 2,161 individë aplikues.

Për këtë kategori, përfitues të njohjes së shpenzimeve arsimore janë vetëm individët me të ardhura bruto vjetore deri në 1.2 milionë lekë. Administrata Tatimore ka nisur procesin e verifikimit të dokumentacionit që justifikon këto shpenzime.

Pas përfundimit të verifikimit të dokumentacionit dhe konfirmimit të saktësisë së tyre, shuma e kompensimit  për aplikuesit do të disbursohet në llogaritë bankare të deklaruara gjatë aplikimit në sistemin e-Filing.

Kjo kategori individësh, gjatë plotësimit të DIVA-s, përveç zbritjes së shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim, përfitoi edhe zbritjen e shpenzimeve arsimore deri në vlerën 100 mijë lekë.

Këto të fundit duhet të justifikohen me fatura të fiskalizuara. Ndërkohë, zbritja prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim u përfitua nga të gjithë individët që plotësuan dhe dorëzuan DIVA-n, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Sipas shembujve që Monitor ka publikuar herë pas herë shumat e përfituara variojnë nga 62 deri në 250 euro.

Por e drejta për aplikim me qëllim përfitimin e kompensimit për asnjë kategori nuk humbet për 5 vite. Afati i shqyrtimit të kërkesës për kompensim nga administrate tatimore është deri në 2 muaj./Monitor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin