LIVE UPDATES
Ekonomi

Konflikti mes ish-ARMO dhe Bankers, pse s’po punon rafineria/ 15.5 milionë euro kredi nga Gunvor

10 October 2019, 05:24 Nga DOSJA
Konflikti mes ish-ARMO dhe Bankers, pse s’po punon rafineria/ 15.5

Shqipëri- Që prej muajit shtator rafineria e naftës KPTHN Ballsh, që tashmë po shfrytëzohet nga Tosk Energji ka ndalur aktivitetin, pas një konflikti për furnizimin me naftë bruto nga Bankers Petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën e Patos Marinzës.

“Rafineria ka ndaluar në Shtator sepse prodhuesi dominues i naftës bruto në Shqipëri ka preferuar të eksportojë prodhimin e tij në vend që të ofrojë sasinë e mjaftueshme, me vlerë të drejtë, tek rafineritë vendase. Situata ka vazhduar e pandryshuar për më shumë se një vit dhe ka treguar se do të vazhdojë të përsëritet në vitin 2020”, ka pohuar për Monitor, Marigona Metaj, drejtore ekzekutive e Tosk Energji. Ajo sqaron se ARMO nuk është më kompania, e cila operon në rafinerine KPTHN Ballsh. “Operatori aktual nuk ka të bëjë aspak me ARMO”. Këto kompani janë dy persona juridike të ndarë dhe të veçantë nga njeri tjetri, pa asnjë lidhje mes tyre.

Tosk po e shfrytëzon rafinerinë që nga maji 2018. Sipas burimeve nga kompania, Tosk është furnizuar nga Bankers Petroleum, me 15-30 mijë metrik ton (MT) naftë në muaj. Por, që rafineria të dalë rentabël, duhet të përpunojë të paktën dyfishin e kësaj sasie. “Duhet të përpunojmë nga 50,000 MT ose 1’600-1’700 mt ne dite, duke prezumuar që çmimi i blerjes të reflektojë vlerë të drejtë të tregut ndërkombëtar të naftës bruto”, thotë Metaj.

Ajo shton se marrëveshja me Bankers është subjekt i klauzolës së konfidencialitetit. “Bankers është paguar sipas kontratës, dhe nuk ka aktualisht asnjë shumë të papaguar. Garancitë financiare janë ofruar në tejkalim të sasive të dorëzuara”.

Metaj pohon se TOSK Energji ka paguar detyrimet ndaj administrates publike apo Shtetit Shqiptar, ndërsa shton se nuk i përket Tosk të bëjë komente mbi detyrimet e papaguara që ka ARMO.

Metaj thotë që kompania është likuide. “Siç ju tashme e dini, Tosk mbështetet nga një ndër kompanitë më të mëdha të karburanteve në rang global, kompani e cila ka investuar në Shqipëri”.

Metaj shton se mosfunksionimi i kompanisë do të kishte pasoja të trishta ekonomike dhe sociale. “Shqipëria meriton të zhvillojë industrinë e saj dhe rrjedhimisht ekonominë”.
Tosk nuk mund të blejë naftë jashtë vendit për çështje të dizenjimit teknik të rafinerisë dhe arsye ekonomike.

Bankers: Tosk nuk ka lëshuar letër krediti

Bankers Petroleum ka pohuar në një deklarim zyrtar se Tosk nuk ka qenë korrekte me pagesat. “‘Bankers’ dhe ‘Tosk Energji’ kanë rënë dakord për Programin e Dorëzimit të naftës bruto në bazë ditore për shtator 2019 dhe vëllimet e dorëzimit për tetor-dhjetor 2019, që në 27 gusht. Në këtë ditë, ‘Tosk Energji” ekzekutoi Amendimin 4 të kontratës për ngarkesat e naftës bruto gjatë Shtator-Dhjetor 2019.

Gjatë ditëve të fundit të gushtit, “Bankers” kërkoi nga ‘Tosk Energji’ që të siguronte letër kreditin, por ‘Tosk Energji’ konfirmoi zyrtarisht që për volumet gjatë muajit shtatorit, derisa ata të hapin një letër krediti (siç kanë bërë në të kaluarën), ‘Tosk’ do të tërheqë të gjitha ngarkesat e planifikuara duke bërë parapagime dhe pa shkaktuar ndonjë ndikim në operacionet dhe financat e ‘Bankers’.

Në fund të muajit gushtit dhe fillimit të shtatorit, ‘Bankers’ i është drejtuar kompanisë ‘Tosk’ me disa email-e zyrtare duke kërkuar prej tyre hapjen e letër kreditit ose kryerjen e parapagimit për volumet e planifikuara për muajin Shtator.

Por gjatë gjithë muajit shtator, ‘Tosk’ bëri vetëm një parapagim në vlerë prej 500 mijë USD dhe ‘Bankers’ dorëzoi në ‘Tosk’ (pikërisht në 1 Shtator) rreth 1.420 Mt bruto që mbulohej nga ky parapagim.

Për periudhën 1-10 shtator, ‘Bankers’ iu drejtua sërish disa herë ‘Tosk Energji’, por ajo nuk pagoi, pavarësisht se ‘Bankers’ ishte në dispozicion dhe i ofroi të shesë sasitë e rënë dakord.

‘Tosk Energji’ jo vetëm që nuk pagoi / nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj ‘Bankers’, por shkoi edhe më tej, duke ndërprerë komunikimin me ne.

‘Tosk Energji’ ka shkelur disa herë kontratat e shitjeve të naftës bruto, duke e vendosur ‘Bankers’ në situata të vështira për lëvizjen / shpërndarjen e naftës së prodhuar dhe shumë herë duke shkaktuar kosto shtesë të konsiderueshme.

‘Tosk Energji’ ka treguar se nuk ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar dhe për më tepër kurrë nuk ka informuar ‘Bankers’ për ndonjë mbyllje të rafinerisë Ballsh për çështje teknike të papritura ose për ndonjë arsye tjetër. Duke qenë në kushte të tilla, ‘Bankers’ nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër, veçse të shiste këto volume në eksport”, thuhet në reagimin e “Bankers”.

Tosk rezulton me humbje; 15.5 milionë euro kredi nga Gunvor

Tosk Energji raportoi në bilancin e vitit 2018 të ardhura prej 10.1 miliardë lekësh (82 milionë euro), mëse dyfishim në raport me vitin e kaluar. Pavarësisht rritjes së fortë të të ardhurave, kompania raportoi humbje prej 1 miliardë lekësh (rreth 8.3 milionë euro). Në raportin e auditorëve thuhet se shoqëria ka pësuar humbje për shkak të mos-realizimit të volumit të planifikuar të të ardhurave prej mungesës së furnizimit me lëndë të parë. “Mungesa e furnizimit me lëndë të parë përbën një pasiguri materiale për shoqërinë për të vazhduar në vijimësi”, thuhet në raportin e auditorëve.

“Një rafineri është ekstremisht sensitive ndaj sasisë së furnizuar dhe blerjes së naftës bruto. Aktiviteti në vitin 2019 është përkeqësuar”, tha Metaj. Ajo shton se kompania duhet të prodhojë më shumë se 50 mijë ton në muaj që të dalë rentabël.

Kompania nuk rezulton ndërkohë në bilanc që të ketë detyrime të papaguara ndaj shtetit.

Aktiviteti i Tosk është mbështetur nga Gunvor, një prej grupeve më të mëdhenj të naftës në botë, me aksionerë rus. Tosk ka një kredi afatgjatë prej 1.9 miliardë lekësh (15.5 milionë euro) ndaj Gunvor. Sipas të dhënave në bilanc, huaja u rrit nga 1 miliardë lekë në 2017-n, në 1.9 miliardë lekë në 2018-n.

Marrë nga Monitor.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bllokimi i rafinerisë konflikti mes ish-armo dhe bankers bllokimi i rafinerisë konflikti mes ish-armo dhe bankers

Sondazh

Ekonomi 9 October 2019, 18:25

TIRANË- “Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dor...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin