LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Ukrainë/ Putin urdhëron ushtrinë të avancojë, Perëndimi i vendos sanksione

22 February 2022, 12:30 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë/ Putin urdhëron ushtrinë të

MOSKË– Bota është në ankth, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është më pranë se kurrë! Mbrëmë vonë në darkë, presidenti rus Vladimir Putin njohu pavarësinë e zonave separatiste të Luhasnkut dhe Donbasit. Veprim ky që ka ndezur zjarret dhe rreziqet për luftë mes dy vendeve. E pasojat ishin të ashpra. Kancelari gjerman Olaf Scholz mori sot vendimin më drastik ndaj Rusisë. Ai konfirmoi se Berlini ka vendosur të mos çertifikojë nisjen nga puna të gazsjellësit “Nord Stream 2” me Rusinë. Duke shënuar kështu edhe nisjen e vendosjes së sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.

SHBA, Britani e Madhe dhe BE vendosën sot miratimin e sanksioneve ekonomike ndaj zyrtarëve rusë, por duket se për kryediplomantin Sergej Lavrov, vendimet që do të merreshin ishin të përsëritura dhe pa efekt ndaj Kremlinit zyrtat. Kështu SHBA-ja, Gjermania, Anglia si dhe BE-ja zyrtare kanë vendosur sanksione të shumta kundër Rusisë. Sanksionet kanë natyrë ekonomike më shumë, pasi janë bllokuar disa banka ruse në këto vende, por gjithashtu kanë prekur biznese dhe njerëz të afërt të Kremlinit në këto vende.  

Nga ana tjetër dhe vetë Ukraina nuk ka mbetur pa kundërpërgjigje. Sipas mediave të huaja, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka marrë në shqyrtim kërkesën e ministrit të tij të jashtëm Dmitri Koleba për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë pas ngjarjeve të fundit që po zhvillohen mes dy shteteve. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksii Reznikov tha se Kremlini po përpiqet që të ringjallë Bashkimin Sovjetik nëpërmjet ndërhyrjeve në Ukrainë. Sa i përket vazhdës së reagimeve, kryeministri britanik Boris Johnson premtoi sanksione, ndërsa shtoi se Londra është e gatshme të bëjë akoma më shumë në rast ndodh pushtimi rus i Ukrainës.

Gjendja alarmante me të cilën “u zgjua” botë, duke marrë parasysh dhe faktin se ushtria e Ukrainës njoftoi se dy ushtarë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në lindje të vendit, ka bërë që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të lajmërojë mbledhje urgjente. Megjithatë mbetet për t’u parë se cilat do të jenë masat që do të marrin të gjithë aleatët, përfshirë edhe Turqinë, për të zbrapsur Moskën dhe presidentin Vladimir Putin. Ky i fundit deri më tani nuk ka dalë në asnjë deklaratë për mediat për të shpjeguar arsyet e vendimeve të tij, por duket se është i vendosur në qëllimin e tij.

Çfarë ka ndodhur?
Prej mëse 1 jave marrëdhëniet Ukrainë-Rusi dhe Perëndim-Rusi kanë arritur pikën më kritike më 30 vitet e fundit. SHBA ka paralajmëruar se Moska kishte planifikuar të sulmonte dhe pushtonte fqinjin ukrainas në datën 16 ose 20 shkurt. Edhe pse Rusia i ka hedhur poshtë akuzat e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE se po angazhon mbi 150 mijë trupa në kufi me Ukrainën, ajo ka pretenduar se ka larguar njësi ushtarake dhe armatime nga gjatësia kufitare.

Ditët e fundit, Londra, Uashingtoni dhe Brukseli kanë shtuar alarmin se Putin ka urdhëruar nisjen e operacionit të sulmit dhe pushtimit të Ukrainës. Që prej së premtes, forcat e armatosura ruse dhe separatistët pro-rusë në Donbas dhe Luhansk kanë shkëmbyer zjarr me njëra-tjetrën. Deri tani janë vrarë 10 ushtarë ukrainas, ndërsa janë regjistruar dhjetëra raste të bombardimeve nga artileria ruse ndaj objekteve dhe njësive ushtarake ukrainase. Nga ana tjetër, mëse 40 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar janë larguar nga dy rajonet e sipërpërmendura në Ukrainën Lindore pas paralajmërimit të nisjes së luftimeve.

Vendimi i djeshëm i presidentit Putin për njohjen e pavarësisë së republikave të vetëshpallura të Donbasit dhe Luhanskut dhe dërgimi i trupave ruse me mision paqeruajtës në këto zona ka acaruar pa masë liderët e Perëndimit. Zanafilla e këtij konflikti është dëshira e Ukrainës për tu integruar në NATO. Rusia e kundërshton kategorikisht pasi i frikësohet rritjes së influencës së Perëndimit në Europë dhe për faktin se për herë të parë në histori, NATO do të ketë kufij territorialë me Rusinë nëse pranon të zgjerohet me Ukrainën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zelenskiy thërret rezervistët, por nuk shpall mobilizim të përgjithshëm të ushtrisë

Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste, Blinken anulon takimin Lavrov

Konflikti në Ukrainë, Trump: Kjo që po ndodh nuk do kishte ndodhur në administratën time

VOA: Tanket ruse hynë në Ukrainën Lindore; A do të ndalen aty?

Lista e Plotë/ Biden shpall sanksionet kundër Rusisë, paralajmëron të tjera në vazhdim

Situata në Ukrainë, Biden: Sanksione mbi bankat ruse dhe Nord Stream 2

LËVIZJA E FUNDIT/ Rusia: Do të evakuojmë diplomatët nga Ukraina

Konflikti në Ukrainë, BE-ja vendos sanksione ndaj Rusisë

Vuçiç: Do ta dënoj Rusinë kur Ukraina të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Dodik: Bosnja duhet të qëndrojë krejtësisht neutrale ndaj zhvillimeve në Ukrainë

Ndalja e Nord Stream 2, Medvedev: Evropianët tani do të paguajnë 2 mijë € për 1 m kub gaz

Banorët: Veprimet e Rusisë na kanë vënë në rrezik, është shkelje e sovranitetit

Konflikti në Ukrainë, Putin i kërkon parlamentit të drejtën për të përdorur ushtrinë

VD/ Rusia futet në lindje të Ukrainës, qytetarët stërviten dhe përgatiten për luftë në Kiev

Putini acaron Perëndimin, DW: Samiti që premtoi me Macron nuk ka gjasa të zhvillohet

Britania e Madhe bllokon 5 banka ruse, sanksione edhe ndaj 3 biznesmenëve

Trupat ruse në Ukrainë, Kosova: Bota e lirë duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri

 

VD/ “PINCË” para Putin, shefi i shërbimit sekret as gëk, as mëk, presidenti: Flisni qartë!

Erdogan sulmon Rusinë: Pavarësia e Luhanskut dhe Donbasit, veprim i papranueshëm

Shtohen tensionet Perëndim-Rusi, kancelari gjerman: Mbyllim gazjsjellësin ‘Nord Stream 2’

Rusia njohu Luhanskun dhe Donbasin si të pavarura, Blinken: E dënoj, veprim i turpshëm

Dy vendet drejt luftës, Ukraina merr në konsideratë prishjen e marrëdhënieve me Rusinë

Perëndimi përgatit sanksionet ndaj Rusisë, ministri Lavrov: Jemi mësuar me këto gjëra

Rusia dërgon trupa në Ukrainën Lindore, Kievi: Putin do të ringjallë Bashkimin Sovjetik

“Sanksionet do ta godasin fort Rusinë”, Johnson: Jemi gati për të bërë më shumë

VD/ Rusia dërgon ushtarë dhe tanke në lindje të Ukrainës, Kievi nxjerr raketat britanike

Agresioni rus në Ukrainë, Bashkimi Europian do të vendosë sanksione ndaj Moskës

Trupat ruse në lindje të Ukrainës, presidenti Zelenski: S’ka arsye për veprime kaotike

Rriten tensionet në lindje të vendit,Ukraina: Janë vrarë 2 ushtarë, 12 të tjerë të plagosur

Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB, SHBA: Putin po krijon arsye për luftë

LUFTA FILLOI! Britania: Ka nisur pushtimi rus i Ukrainës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin