Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Kontrabanduan emigrantët shqiptarë, burgosen 3 persona nga Anglia me 16 vite burg
21 March 2022, 16:12Nga DOSJA
ANGLI- Pamjet video tregojnë momentin kur një i vetëquajtur ‘Lord’ ka kontrabandua emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe me një jaht 21 metrash të gjatë. Dailymailshkruan se pasi u kap ai dhe dy kontrabandistë të tjerë njerëzish janë dënuar me 16 vjet burg në total.
I njohur si Lord Redhead of Shanklin që kur bleu titullin, Stephen Redhead, 47 vjeç, ishte kapiteni i anijes së përdorur në operacionin e kontrabandës. Jahti mund të shihet në CCTV duke lundruar në Isle of ëight dhe pasi të ankorohet mund të shihen njerëz që dalin prej tij. Jean-Pierre Labelle, organizoi udhëtimin me urdhër të një bande kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë.
Christopher Barber ishte gjithashtu pjesë e bandës që kontrabandonte emigrantë. Të tre burrat lundruan me jahtin nga Britania dhe u kthyen nga Cherbourg, Francë, me 10 persona shtesë nga Shqipëria. Një gjykatës e denoncoi atë si ‘krim ndërkombëtar në shkallë të gjerë’ në një përpjekje për të fituar ‘para të konsiderueshme’ në kurriz të atyre që po kontrabandonin.
Labelle u deklarua fajtor për komplot për të lehtësuar hyrjen e paligjshme në MB dhe u burgos për tetë vjet, ndërsa Redhead dhe Barber u shpallën fajtorë nga juria për të njëjtën akuzë dhe u burgosën përkatësisht për pesë dhe tre vjet.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Pranvera ka ardhur, dhe po ashtu edhe zjarret. Prej ditësh raportohet për zjarre në vende të ndryshme, kryesisht në Vlorë, Kukës apo edhe Klo...
TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se vezët janë ndaluar në vend për të siguruar konsumatorët. Ministria e Bujqësisë ka thirrur në takim mini...
SHKODËR– Brenda një nate në Muriqan të Shkodrës janë vjedhur katër shtëpi. Disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur bagëtitë dhe një transfor...
TIRANË– 15 automjete, prodhime të viteve të fundit, njëri prej tyre i blinduar janë sekuestruar gjatë operacioneve policore të zhvilluara së fundmi. ...
TIRANË– Një sherr masiv ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë. Konkretisht tre vajza dhe një djalë janë rrahur me njëri tjetrin në një nga pallatet pranë...
TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka fshehur gripin e shpendëve, kjo nuk ka më dyshim! Prej më shumë se një jave, Dosja.al ka ngritur zërin duke denoncua...
TIRANË- Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika duket se nuk është në një mendje me Ministrinë e Bujqësisë lidhur me numrin e pulave ...