Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin shtatë persona dhe infektohen 92 të tjerë me Covid-19 në 24 orët e fundit
6 September 2020, 13:14Nga DOSJA
KOSOVË–Ditën e sotme në territorin e Kosovës janë shënuar 8 viktima për shkak të koronavirusit dhe janë konfirmuar 92 raste të reja.
Ditë pas dite duket se në Kosovë po shënohet një bilanc i lartë si i personave të infektuar edhe të viktimave.
Lajmi është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku me rritjen e sotme numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14.119, ndërsa numërohen 563 viktima, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
POSTIMI I PLOTË:
115 TË SHËRUAR DHE 92 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 92 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– E si mirënjohje për punë e tyre, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte marrë vendim për dhënien e 300 eurove shtesë për profesionistët shënde...
Gjermani- Në një përgjigje që Ministria Federale e Familjes i ka dhënë një kërkese të partisë liberale gjermane, FDP, të publikuar nga agjencia epd të shtunën, ...
BRITANI E MADHE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit Birmingham, Angli ku dhjetëra njerëz janë plagosur nga goditjet me thikë. Sikurse shkruajnë...
TURQI– Ditën e sotme Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë përmes një deklarate ka reaguar ndaj deklaratës së Kosovës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet ...
JAPONI– Mbi 200 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga zonat e Japonisë të cilat kërcënohen nga një stuhi e fuqishme që po afrohet. Pritet që tajfuni “Ha...
KOSOVË– Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ditën e sotme përmes një postimi në Facebook ka thënë se tashmë qeveria e Kosovës e di mirë...