LIVE UPDATES
Aktualitet

Kreu i ILD, Artur Metani bën BILANCIN për 2020: Është koha e rezultateve, jo e justifikimeve për reformën

4 January 2021, 13:28 Nga DOSJA
Kreu i ILD, Artur Metani bën BILANCIN për 2020: Është koha e

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetaren Klodiana Lala në News 24 mbi punën e institucionit në 11 muaj funksionim dhe mbi efektet e pritshmëritë e reformës në drejtësi.

I pyetur mbi gjendjen aktuale të drejtësisë dhe institucioneve të dala prej saj, z. Metani nënvizoi se reforma e thellë kushtetuese, ligjore dhe institucionale, të cilës iu nënshtrua sistemi i drejtësisë, me një arkitekturë të re, padyshim që kërkon kohën e vet, pasi sistemi është në vështirësi por mekanizmi ka filluar të lëvizë dhe tani është koha për rezultate.


“Tani fillon sfida tejet e rëndësishme, zbatimi i kompetencave që këto institucione kanë dhe realizimi i qëllimit, për të cilin këto institucione u krijuan, si kthimi i besimit të publikut, dhënia e një drejtësie të paanshme jashtë interesave të cdo fushe, e kështu me radhë. Natyrisht kjo ka sjellë edhe vështirësitë në sistem. Vështirësitë kanë ardhur pa dyshim, edhe nga lëvizjet për shkak të shkarkimeve të magjistratëve nga organet e vlerësimit kalimtar, ato që quhen organet e vettingut; padyshim kanë ardhur, vijnë dhe do vijnë edhe nga ndërhyrjet e jashtme të sistemit, sic janë inspektimi apo monitorimi i punës së gjyqtarëve e prokurorëve nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Por duhet thënë se reforma nuk është vetëm kjo. Reforma ishte ngritja e institucioneve por edhe ndryshimet në kodet e procedurave civile e penale, në gjykimet penale e civile, që do thotë se ka procedura të reja nga gjykatat e prokuroritë dhe sigurisht këto nuk janë ndryshime që e japin efektin për një ditë, një vit a dy vjet. Efekti i tyre do kohën e vet. Eshtë e natyrshme që të ketë kohën e vet. Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme është që institucionet po tregojnë se mekanizmi ka filluar të funksionojë dhe jam plotësisht dakord me opinionin e përgjithshëm, që qytetarët kanë nevojë të shohin rezultate. Tashmë është koha e rezultateve dhe jo më e justifikimeve, sigurisht duke e balancuar kërkesën për rezultate me sfidat që përmenda më sipër. Duke patur parasysh këtë filozofi mendimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që prej funksionimit të tij më 1 shkurt 2020 ka bërë detyrën e vet, me ngritjen e institucionit krejt nga fillimi por edhe me masat e para ndaj dy gjyqtarëve e të tjerë magjistratë janë në proces disiplinor a hetimor,”– u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Lidhur me filozofinë e punës së institucionit që drejton, z.Metani tha se duke balancuar interesin publik e pavarësinë e magjistratëve, padyshim që gjyqtarë e prokurorë që shkelin ligjin, duhet të kenë frikë e do përballen me pasojat që parashikon ligji.

“Për mua është e rëndësishme që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të jetë një institucion i balancuar në qëndrimet e veta, sa i takon ndërhyrjeve të tij në sistemin e drejtësisë, si për gjyqtarët e prokurorët, sepse nga njëra anë duhet të respektojë interesin e publikut për administrimin e drejtësisë, – publiku ka interes të shohë edhe si funksionon sistemi-, por nga ana tjetër ky interes duhet balancuar edhe me pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, edhe me ndarjen e pushteteve, edhe me parimet e procesit të rregullt ligjor e kështu me rradhë, që do të thotë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk është dhe nuk mund të jetë apo të qëndrojë si cekan në kokat e gjyqtarëve. Por padyshim, ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë shkelur ligjin, apo që kanë shkelur interesat e shenjta të dhënies së drejtësisë, duhet të kenë frikë. Sa i takon ILD-së ka ikur koha, që gjyqtarët e prokurorët që luajnë me interesa publike, apo me interesat e qytetarëve të mos kenë pasoja,”- tha z.Metani.

Marrë nga BalkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur metani inspektori i larte i drejtesise artur metani inspektori i larte i drejtesise

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...