Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Kryeministri kanadez ndjesë publike për pozën raciste të 18 viteve më parë: Jam thellësisht i penduar
19 September 2019, 09:21Nga DOSJA
KANADA– Do të duheshin plot 18 vjet që në rrjet të qarkullonte fotoja ‘raciste’ e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, i cili po përpiqet fuqishëm për të fituar zgjedhjet e 21 tetorit.
Një pozë e vjetër, në të cilën shfaqet kryeministri kanadez në mesin e miqve të tij, në një mbrëmje gala e publikuar nga Time Magazinë ka hapur mjaft debate në Kanada.
Në foto pikas Justin Trudeau në një festë private në vitin 2001, ku ka zgjedhur të maskohet si një njeri me ngjyrë. Në festën me temë “Netët arabe”, kryeministri kanades Justin Trudeau, në atë kohë djali i ish-kryeministrit të ndjerë Pierre Trudeau, shfaqet me një shall tipik arab në kokë, dhe e ka ngjyrosur fytyrën komplet me të zezë.
Fotografia nuk është raportuar kurrë më parë. Në fillim të këtij muaji, TIME Magazine mori një kopje të librit të vitit, “The Vieë”, me fotografinë e Trudeau në ngjyrë të zezë, që tregonte prirje raciste.
Duke folur para gazetarëve, pas publikimit të fotografisë nga Time Magazine, Trudeau kërkoi falje: “Unë nuk duhet ta kisha bërë atë. Unë duhet ta kisha ditur më mirë por nuk më shkoi mendja. Më vjen keq.”
Kur u pyet nëse mendoi se fotografia ishte raciste, ai tha:” Po ishte. Unë nuk e konsideroja raciste në atë kohë, por tani e di më mirë. “
Trudeau tha që ai kishte veshur “grim” të zi në shkollë të mesme për të kënduar “Day-O”, një këngë popullore Xhamajikane e interpretuar e njohur nga këngëtari afrikano-amerikan dhe aktivisti për të drejtat civile Harry Belafonte. “Unë jam thellësisht i penduar që e bëra atë,”- tha ai.
Trudeau më parë ka fituar vëmendjen e rregullt të mediave në shtypin kanadez dhe global për zgjedhjen e tij të veshjes. Në vitin 2018, ai u tall me për rrobat e hollësishme indiane që ai, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre kishin veshur gjatë një vizite në Indi.
SHBA– Marina amerikane më në fund ka pranuar se pamjet e supozuara , në të cilat tregohen UFO-t që bëjnë zhurmë në qiell të hapur janë të vërteta. Por, nd...
SHBA– Si “Holbrookun e shekullit 21” e sheh revista beogradase “Vreme” (Koha) diplomatin amerikan Matthew Palmer. Gazeta kujton kështu ish-ndërmjetësuesin ameri...
MEKSIKË- Claudia Ochoa Félix, gruaja e njohur si “Empress Anthrax”,është gjetur e vdekur në shtratin e të dashurit të saj, thuhet sipas raporteve të publik...
BRUKSEL- Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare është zgjedhur si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.Ajo e ka bërë ...
BRITANI E MADHE- Situata në Britaninë e Madhe është teje delikate teksa asgjë nuk është e ditur saktë nëse do të ketë një Brexit me apo pa marrëveshje.Ndërkohë ...
Australi – 3 Ditë pas bërjes së kësaj fotoje, Katerina e vrau të dashurin e saj John Price , e rropi të gjallë dhe më pas u mundua të ushqente fëmijët e s...
SHBA- Një javë më parë, Robert Mueller kishte dëshmuar se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020. McConnell, udhëheqësi i mazhorancës së Senatit, ...
SHBA- BBC i ka kushtuar një shkrim marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku pavarësisht se lufta mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar 2 dekada më parë, konflikti ende ...