LIVE UPDATES
Politike

‘Kryetari i Bashkisë është i papërshtatshëm’/ Basha takohet me minatorët në Kalimash: Masa e parë që do marrim, çl

2 April 2021, 12:24 Nga DOSJA
‘Kryetari i Bashkisë është i

KUKËS– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Kukësit ku ka biseduar minatorë të pa punë të Kalimashit nga mbyllja e minierës. Ata u shprehën se për shkak të një gjobe të vënë në mënyrë abuzive, kanë një vit e gjysmë 400 familje që janë të pa punë.


“Unë do të kërkoja nga qeveria e ardhshme, nga qeveria juaj, që të shikohet renta minerare e cila sot vetëm 5% i kthehet banorëve, i kthehet pushtetit lokal. Sot e më shumë se një vit. Jo sot, po flas ka një vit e gjysmë, për shkak të një gjobe abuzive për mendimin tim, për më gjatë punonjësit që kanë punuar aty, që janë 400 familje të cilët sot nuk kanë të ardhura, nuk kanë mundësi të rrisin fëmijët, por sot gjithë secili ka mendimin e vet. Të bëhet fëmija 18 vjeç dhe të ikë në Angli, të ikë nëpër Europë ndërkohë që ne duam që të ardhmen tonë ta ndërtojmë këtu në vendin tonë, një vend i pasur. Dhe kjo vjen për shkak të keqmenaxhimit dhe jo për shkak se nuk kemi burime natyrore apo njerëz, apo specialista. Kështu që ne shpresojmë që me ardhjen tuaj në qeveri të kemi një vëmendje të shtuar jo vetëm për Kukësin por për të gjithë Shqipërinë ama të përqendrohet tek komuniteti ku banojnë dhe jetojnë njerëzit.” – u shpreh Avni Gërmizi.

Minatorët patën ankesa edhe për kryetarin e bashkisë Kukës, ku sipas tyre di të vendos vetëm gjoba dhe asnjë punë nuk ka bërë për kuksianët.

“Kryetari i bashkisë turp të ketë! Ai është njeri, me ja thënë disa llafe ngjan keq. Njeri i papërshtatshëm për Kukësin fare, se ai veç ka qejf paret i ka qejf, punën hiç! Edhe ajo firmë ka ndërtuar një fabrikë që, e kam thënë edhe atëherë që nuk i ka ardhur Shqipërisë ajo lloj fabrike. Fabrikë e re e pastër, 9.5 milionë euro ka bërë me e ndërtuar me pajisje, ndërsa aty ai ka vendosur një gjobë 52 milionë euro. Është turp me e dëgjuar kush, një kryetar bashkie, 52 milionë euro gjobë me ndërtuar edhe 5 fabrika të tjera sa kjo, është e tmerrshme, është e tmerrshme, është një fabrikë asnjë pikë uji nuk derdh në lumë. Na ka lodhur, na ka mërzitur aq fort sa s’ta merr mendja, deri sa çfarë me të thënë fjalën e fundit, ça është fjala e fundit kur bëhet me të dalë shpirti, deri aty jemi mërzitur me këta njerëz, sepse mendojnë vetëm për xhepat.” – u shpreh një nga minatorët.

Basha tha se keqqeverisja e 8 viteve është ndier më shumë në qytetin e Kukësit dhe këtë e tregon ikja masive e njerëzve. Ai u zotua para minatorëve se masat e para që do marrë do të jenë çlirimi i vargonjve që mbajnë ekonominë peng, si dhe ngritjen e një strukture të posatshme e cila do të merret me transparencën e burimeve natyrore të Shqipërisë. Ai gjithashtu tha se me taksën 9%, sipërmarrja shqiptare do të ketë mundësi të hap fabrika të reja të cilat përkthehen në vende pune.

DEKLARATA:

“Unë ju falënderoj nga zemra për këtë takim. Herën e fundit kemi qenë shumë afër në fabrikë dhe madje edhe rojet u shqetësuan përse u afruam aq shumë e donin me na larguar. Donin me na larguar me qëllimin e vetëm të fshehin të vërtetën por e vërteta nuk fshihet dot më. E vërteta është njësoj si ajo fabrikë që ka ngec dhe që është e fikur ashtu është fikur edhe Shqipëria 8 vite për shkak të Edi Ramës. 8 vite pa arritur asgjë për njerëzit, 8 vite premtime boshe, 8 vite ku një vend i pasur dhe një trevë e pasur siç është treva e Kukësit, këtë pasuri me duart e Edi Ramës ia ka dhënë vetëm një grushti njerëzish. Kam parë me sytë e mi si është zbrazur Kukësi këto vite dhe sa më shumë zbrazet Kukësi aq më shumë rëndohesh retorika dhe gjuha boshe e kryeministri në ikje dhe e qeverisë në ikje. Ndaj, sot duhet të jem i kursyer në fjalë. Masat e para që do marrim do të jenë çlirimi i vargonjve që mbajnë ekonominë peng, që mbajnë pasuritë e Kukësit peng. Vargonj të tillë si trau i rrugës së kombit që do të hiqen, vargonj të tillë si korrupsioni. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse ju jeni sot pa punë, korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse vuajnë naftëtarët dhe minatorët. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse pasuritë e mëdha që do ishin bekim në çdo situatë tjetër, për çdo popull tjetër janë kthyer në mallkim për ju dhe për familjet tuaja. Dhe unë ua jap fjalën se masat e para që do marrim është që këto pasuri t’i kthejmë në funksion të mirëqenies tuaj. Të gjithë sipërmarrësit e ndershëm, investitorët vendas dhe të huaj do të kenë tek qeveria ime një mbështetje të fuqishme për t’i rindezur fabrikat, për të hapur fabrika të reja, për të hapur fronte të reja pune. Dhe këto janë qëllimet kryesore të planit tonë ekonomik, taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, ulja e çmimit të energjisë për ata që prodhojnë dhe për ata që eksportojnë prodhimet shqiptare, ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore kanë një qëllim madhor, të vejë në lëvizje ingranazhet e ekonomisë, të rihapi frontet e punës, të ripunësoj dhe të punësojë rininë e Kukësit, ata që kanë punuar dhe kanë humbur vendet e punës për shkak të padrejtësive dhe korrupsionit qeveritar dhe të rrisë rrogat, të rrisë pagat që mos të punojë për lëmoshë, mos punojnë për të mbajt frymën gjallë, por të punojnë me dinjitet siç punojnë minatorët, e përpunuesit, e naftëtarët në gjithë vendet e tjera atje ku qeveria kryen detyrën e vet. Dhe unë ju garantoj se mbas 25 prillit qeveria që do të zgjidhni me votën tuaj, qeveria ime, ndryshimin e parë që do të sjellë do të jetë një qeveri që do të punojë për ju. Këtë zotim jua kam bërë kur kemi qenë shumë afër asaj fabrikë të mbyllur dhe sot jua përsëris, ajo fabrikë do të hapet shumë shpejt, e shumë të tjera do të hapen. Frontet e punës do të rihapen sepse problemi është i shkaktuar nga politika dhe do të zgjidhet nga politika. Nga një ekip, njerëz që ju i njihni personalisht, njihni historitë e tyre personale dhe familjare që gjithë jetën e tyre e kanë ndërtuar në bazë të ndershmërisë, të punës, të dinjitetit, të integritetit e jo të hajdutllëkut, e të analfabetizmit. J’ua thashë dhe naftëtarëve, po jua them dhe ju, do të kemi një strukturë të posaçme e cila do të merret me transparencën e burimeve natyrore të Shqipërisë. Dhe ata zyrtarë që do të merren me këto çështje do të jenë në një vëzhgim kaq të rreptë, pata mundësinë ta them dhe mbrëmë në një emision televiziv, saqë do të duket Vetting-u si shëtitje në park.” – u shpreh Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne kukes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne kukes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin