18 October 2026, 21:06
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime serioze për trajtimin e protestuesve të ndaluar në Tiranë, duke vënë në fokus pretendimet për dhunë policore, veçanërisht ndaj të miturve. Në deklaratën e publikuar më 18 tetor, organizata kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv për rastet e raportuara. Kjo duke theksuar se verifikimi duhet të përfshijë jo vetëm efektivët e dyshuar për ushtrim dhune, por edhe përgjegjësitë e mundshme të drejtuesve policorë.
Shqetësimet e KShH-së janë mbështetur edhe në monitorimin e kryer më 16 tetor në ambientet e sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas organizatës, janë konstatuar mbipopullim dhe kushte të papërshtatshme, me tre deri në katër persona të vendosur në dhoma të projektuara për një person, kryesisht të mitur.
Mungesa e shtretërve dhe pajisjeve bazë për fjetje, së bashku me pretendimet për dhunë fizike, mungesë të kujdesit shëndetësor dhe pengesa në komunikimin me familjarët e avokatët, përbëjnë shqetësime që kërkojnë verifikim të plotë. KShH bën me dije se monitoruesi ka konstatuar dëmtime të dukshme fizike në disa raste dhe se një i mitur është dërguar për herë të dytë në Spitalin e Traumës gjatë monitorimit.
Organizata thekson se e drejta për protestë paqësore duhet të garantohet dhe se çdo ndërhyrje policore duhet të jetë e ligjshme, e domosdoshme dhe proporcionale. Ajo kërkon nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të hetojnë me përparësi pretendimet për dhunë e keqtrajtim, si dhe të sigurojnë ruajtjen e pamjeve filmike dhe provave mjekoligjore.
Njëkohësisht, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme u kërkohet të marrin masa për përmirësimin e kushteve të ndalimit dhe garantimin e të drejtave procedurale, me vëmendje të veçantë ndaj mbrojtjes së të miturve./Dosja.al
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet
18 October 2026, 20:54
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet janë rikthyer pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur ng...
Aktualitet
18 October 2026, 20:39
E.d
Pamje
TIRANA- Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:31
E.d
Pamje
TIRANA- Një bankë është bërë shënjestër e protestuesve gjatë tubimit në Tiranë, ku disa prej tyre...
Aktualitet
18 October 2026, 20:25
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta është zhvendosur në Rrugën Bardhyl ku ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Këta t&...
Aktualitet
18 October 2026, 20:18
E.d
Pamje
TIRANA- Pesë efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen në spital pas incidentit të regjistruar pranë Komisariatit ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:10
E.d
Pamje
TIRANA- Disa të rinj kanë tentuar të dëmtojnë një bankomat. Incidenti është regjistruar në një moment ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:07
E.d
Pamje
TIRANA- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në rrugën "Mine Peza" në Tiranë, ku sipas denoncimit të bër&e...
Aktualitet
18 October 2026, 19:57
E.d
Pamje
TIRANA- Momente të tensionuara janë regjistruar në rrugën "Mine Peza", pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku një...
Aktualitet
18 October 2026, 19:49
E.d
Pamje
TIRANA- Situata gjatë protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit u kanë vënë ...
Aktualitet
18 October 2026, 19:44
E.d
Pamje
TIRANA- Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa gjatë protestës disa protestues u kanë vën&eum...